
Gjergj Kastrioti- Skënderbeu nuk ishte serb por Arber&Epirot
Pa u përzjerë me klithmat për ti hequr nënshtetësinë historianit Milo, dhe pa përdorur fjalë ofenduese ndaj këtij Historiani të respektuar, mund të paraqes në këtë shkrim se përse Gjergj Kastrioti –Skënderbeu ishte Arbër-Epirot, të cilën e kanë konfirmuar Historianë të mëdhenj përfshi të Madhin Fan Noli i cili për mendimin tim mbetet më i sakti në librin e tij Historia e Skënderbeut- me të cilën mbrojti doktoraturën e tij në Boston Massachussets në vitin 1950, por edheJohan Philip Fallmayer,1860, Marin Barleti, 1505, Antivarino Venecie, 1430, etj,etj.
Përse historian Paskal Milo, ka shkruar sipas gazetës Tema në përvjetorin e 613 të vdekjes së tij më 17 janar 2020, dhe i është përgjigjur Parid Turdiu me egersi në shkrimin e gazetës Tema të dt. 28 Maj 2020, se.. `Skenderbeu ishte sllav dhe luftoi për kristianizmin por jo për Shqipërinë`?
Në të dy argumentat nëse Historiani Paskal Milo ka pohuar këto dy element se ishte sllav dhe se luftoi vetëm për Kristianzmin dhe jo për Atdheun atëhere, Historiani Milo gabohet me thes.
Përse?
Ka të dhëna historike të sigurta të cilët i kanë pranuar edhe sllavet serbët të cilët kanë veçuar varret e babit të Gjergj Kastriotit Skënderbeu vdekur me 15 maj 1437,, djemve të tij Reposh Kastrioti vdekur me 25 korrik 1431, dhe Kostandin Kastrioti vdekur me 144-?, të varrosur në kullën e Shën Gjergjit që është quajtur nga vetë serbët `Pirgu Arbanas ose `Arbanskij Pirg`, vënd i cili edhe sot e kësaj ditë është lënë në harresë nga KOASH-i ynë pavarësisht kërkesave të komunitetit orthodoks shqiptar nëprmjet Promemories së famshme të tyre në 2018, por dhe nga qeveritë shqiptare, të cilat nuk kanë ndërhyrë për ta mirëmbajtur.
Dihet se Adelfati i nënëshkruar në vitin 1426 nga të katër bijtë e Gjon Kastrioti që ndryshe quhej nga populli Gjon Dibrani: Stanisha, Reposh, Gjergj dhe Kostandin, dhe nga i jati Gjon Kastrioti me kundërfirmën e Murgut të Hilandarit Afanas, në të cilën Manastiri i lejon një vënd në Kullun e ShënGjergjit Manastiri Hilandar për pleqëri për për varrosje, në këmbim të dy fshtarave të Pollogurt afër Gostivarit, Radostusha dhe Trebishta, përfshi dhe Kishën e Shën Marisë të këtyre fshtrave dhe 60 florinj shtesë.
Gjithashtu adelfati është rinënëshkruar në vitin 1430 por pa firmën e Stanishës të jatit të Hamza Kastriotit sepse Stanisha ishte bërë mysliman dhe Manastiri nuk e pranoi firmën e tij. Ky është argumenti i parë shterrues që flet kundër lajthitjes së Paskal Milos.
Argumenti i dytë se përse bijtë e Gjonit kishin emra sllavë mund ti përgjigjëm përsëri me një pyetje shterruese> pëëse fëmijët shqiptarë sot në kohën e dominimit anglo-amerikan kanë emra amerikanë dhe englezë? përse fëmijët shqiptarë kishin emra myslimanë në kohën e Perandorisë osmane? Përse fëmijet e Arbërisë dhe Epirit kishin emra sipas përkatësisë fetare? Pra në kohën e Gjon Kastrioti Arbëria dhe Epiri sapo kishin dalë nga zgjedhe e Mbretërisë Serbë dhe së dyti familjet princërore trë arbërisë dhe Epirit bënin krushqi me familje princërore të sllavëve dhe bizantit dhe të italisë, nuk do martoheshin ato më të varfër. Po kështu pyetja është përse Ahmet Zogu mori grua nga një familje ehuaj me gjak blu? Pra po ti analizosh këto argumenta e gjen përgjigjen se përse fëmijët e Gjon Kastrioti kishin emra sllavë.
Argumenti i tretë, përse Gjergj Kastrioti luftoi për Kristianizmin por edhe për atdheun dhe Familjen e tij? Fjalët e historianit Milo se Gjergj Kastrioti luftoj dhe mbrojti vetëm kristianizmin nuk janë të sakta. Nuk janë të sakta sepse vetë historia e luftës dhe e jetës së Heroit Kombëtar tregon se ai luftoi dhëmb për dhëmb për të mbrojtur pronat jo vetëm të proncipatës së tij por për të gjithë Arbërisë dhe Epirit, dhe kjo faktohet nga numri i madh i luftëtarëve si nga juugu ashtu dhe nga Veriu.
Argumenti i Historianit Milo bazohet në dekoratën që i dha Papa Klementi i Romës `Atlet i Krishtit`, një Dekoratë që u jepet kristianëve jo-katolikë dhe këtë e dha sepse Gjergj Kastrioti jo vetëm përballoi furtunën osmanë për 25 vjet por ishte i gatshëm të bëhej kryekomandant i forcave perëndimore për të luftuar osmanet, gjë që dështoi sepse Papa i mëparshëm vdiq papritur. Sidoqoftë argumenti më i fortë janë Dy Beslidhjet e Lezhës të cilat ishin beslidhje për të mbrojtur tokat drejtpërsëdrejti dhe indirekt edhe Religionin e Arbërisë dhe të Epirit, pra në plan të parë doli mbrojtja e tokave ku banonin Epirotë dhe Arbër.
Argumenti i Katërt përse Gjergj Kastrioti nuk ishte sllav apo serb, por ishte Arbër&Epirot?
Këtij argumenti djallëzor do ti përgjigjem me shkrimin që kam realizuar dy vjet më parë ``Përse Vojsava Tribalda – Nëna e Skënderbeut ishte me origjinë Arbër``,,. Kjo spjegohet me dy argumente thelbësore ashtu siç e përmënda dhe më lart. Së pari , rangu u familjeve princërore të Arbërit por edhe i familjeve të tjera të Ballkanit dhe Europës , gjithmonë bënte krushqi me të njëjtin rang. Për pasojë familjet princërore të Arbërit kanë bërë krushqi me serbët, me bullgarët, me bizantinët, me familjet princërore italiane, dhe jo me familje të varfëra, sepse kështu realizoheshin aleanca dhe interesa të përbashkëta.
Kjo u vërtetua dhe në Betejën e Kosovës në 1389 ku princërit arbër&epirotë luftuan përkrah princërve sllavë të krishterë. Po kështu familja e Kastriotëve bëri krushqi me familjen Tribalda që zotëronte Pollogun. Duhetpatur para sysh se i jati i Vajsava Tribalta (Tri Balla), që quhej sipas serbve Grgur (në shqip Grigor) Triballa, nga fisi i Gropajve ishte martuar me Maria Muzaka, Kushërirën e Gjon Muzakës, pra një krushqi midis arbër&epirotëv . Vojsava detyrimisht ishte bijë e Arbër Epirotësh nga Pollogu. Gjon Kastrioti që u martua me Vojsavën quhej nga popullata e vet edhe si Gjon Dibrani.
Makjavelizmat e historianit Schmid për të thënë se Gjoni quhej Ivan, kjo mund të spjegohet se në shkrimet serbe dhe në përgjithesi slave emir Gjon flitej si Ivan ose Jovan ose Johan dhe vjen nga emri i Gjon Pagëzorit. Si e shkruajnë sllavët Gjon Pagëzorin? Ivan, Bizantinët Johan, ose Joachim latinët, Arbërit e përshkruanin si Gjon, dhe ky emër nuk ishte emër katolik siç mundohen të shprehen disa katolikë të thekur sot, por emrat Gjon, Nikë, Pal, Gjergj ( George, Xhorxh) etj, ishin të përhapur në gjithë Arbërine dhe Epirin, dhe këto emra mbetën dhe tek Arbërreshët dhe Arvanitasit deri vonë kur dihet se arbëreshë janë dhe nga Toskëria dhe nga Gegëria. Gjon Kastrioti në vitin 1437 qëndroi në Manastirin e Hilandarit me emrin Joachim ku dhe vdiq e u varros me 15 Maj 1437 në ``Pirgun Arbanas`` ashtiu siç e pranojnë edhe vetë serbët që kjo familje nuk ishte as serbe dhe as sllave, por Arbanas.
Kj pranohet nga të gjithë: nga Barleti, Noli etj. Se si i ka shpëtuar historianit tonë ky element ne nuk mund ta dimë por Heroi ynë Kombatar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, mbetetet me gjak Epiroti dhe Arbërie, dhe Familja e tij mbante një steme që e trashëgon flamuri yne kombëtar që është steme e ngjashme me shqiponjën dykrenore bizantine dhe me një yll gjashte cepash që simbolizon Aleksandrin e Maqedonise, prej nga dhe e ka origjinën Familja Kastrioti ashtu sikurse mbante dhe kokën e dhisë Amaltea që ishte simboli i Pirros së Epirti.Prandaj quheshin epirotë. Shpresoj të kemi spjeguar pasaktësitë e historianit tonë.
priftipirro2017@gmail.com
Ju përshëndes dhe ju falenderoj për sqarimet që jepni lidhur me të pavërtetat që janë shkruar e shkruhen për tjetërsimet që bëjnë armiqtë dhe mercenarët kudo ndodhen kundër heronjëve të SHQIPES. Zotërinj të nderuar! Përpjekjet për të shuar gjithçka që i përket identifikimit të etnisë shqiptare, ju e dini fort mirë që nuk janë të sotme, por të vazhdueshme. Të tjetërsohet dita duke u deklaruar se është natë, në mendimin tim, nuk ja vlen të harxhohet shumë mundim dhe përpjekje, sepse të gjithë e dinë që sado të thuhet që dita është natë, dita mbetet ditë dhe nata mbetet natë. Kjo e vërtetë natyrore është e pa mundur të ndryshohet nga askush, vetëm se çdo kush që përpiqet ta ndrysho…
Prof Dr Eshref Ymeri: I nderuar zoti Pirro,
Sapo lexova analizën tuaj shteruese me titull “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu nuk ishte serb”, në të cilën ju hidhni poshtë me fakte të pakundërshtueshme pasaktësitë e historianit Paskal Milo, i cili, për vetë natyrën e profesionit, të vërtetën dhe vetëm të vërtetën duhej ta kishte Yll Karvani në bagazhin e dijeve të veta.
Urime për analizën tuaj.
Eshref Ymeri
Kolumbus, Ohajo
30 maj 2020