Nuk më intereson se çfarë ndodh me 25 Prillin. Harroje Fitoren. Më 21 Prill 2021, katër ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri, Elbasani u përgjak. Çnjerëzimi i marrjes së jetës ishte i qartë për të gjithë në atë foto ku pamjet vizive shpërndanë anembanë botës: marrës jete me pistoletë dhe njeriu mbi të cilin një batanije bënte me dije se aty ishte mbuluar një marrje jete. Një mori lajmesh, me mençurinë e tyre të „lirisë demokratike“, e kanë shpallur edhe „fajtorin për vrasjen“ edhe „fajtorin e vdekur“. Dhe kjo është ajo që doli edhe nga goja e Politikës shqiptare.
Por më intereson se çfarë u bë me pas-ikjen e jetës së Njeriut, në çfarë u shndërrua. Në shakullinë globale të komenteve dhe dënimeve që përfshinë dorën që qëlloi, si dorën e një ish-anëtari të një skuadroni të armatosur, diçka tjetër po merrte formë. Ky u bë një provë e vetë një situate të tensionuar në të cilën tensioni nuk është thjesht si i tillë. Tensioni është një gjyq. Një gjyq që mënjanon Drejtësinë, që shpërfill Ligjin, që ia hedh çelsat prokurorëve, hetuesve, gjykatësve, policëve. Një gjyq i historisë alla-25 Prill 2021. Dhe një provë e të ashtuquajturës në kërkim për Drejtësi. Dhe kjo është diçka që duhet të na shqetësojë të gjithëve.
Sepse kjo flet qartë dhe saktë se sa tinëzare është bërë politika e zullumit, korrupsionit dhe mësymjes drejt saj me të gjitha format. Dhe, akoma më keq, me gjasë që ndarja e bindjeve poltike ende do të vazhdojë intensifikohet në të vërtetë, në një formë të re, të zgjuar, prapa këtij raportimi, komentimi dhe asaj që ndodhi realisht teje e përtej gjakosjes në Elbasan.
Ajo që bie më shumë në sy për këtë ngjarrje është se si të dy protagonistët janë kthyer në një kënd komentesh dhe shenjash vendimdhënëse, pa anën e saktë të dhënies së verdiktit Ligjor. I vrari ka arritur statusin e tij në gojën e Publikut. Viktima perfekte, që ndoshta i duhej, imazhi i tij mes komenteve u riprodhua dhe … natyrisht vetëm kaq. U la aty nën batanije të bëhej syri i asaj që shkon përtej lajmit. Kushdo që vë në përdorim ikjen e tij, ikjen e një Njeriu, sido e kushdo qoftë ai, ose përdor dhimbjen në ikjen e tij për qëllime përfituese, ka të drejtë të cilësohet si blasfemues. Dhe dora që qëlloi është kthyer nga një dorë e ligjshme e një ish mbajtësi të armës së një strukture policie në një simbol të përkatësisë së vetë, ku thuhet se „ishte në mbrojtje të mos-shitjes së votës, në mbrojtje të votës së lirë“. Ai shihet se tipizon zemërimin dhe të drejtën që janë me sa duket mëkatet origjinale të gjithsecilit që ka ‘privilegjin’ të lindë në zbatim të ligjit.
Si rezultat, gjakosja e Elbasanit më 21 Prill 2021, ndoshta nuk shihet më si çështje tragjike, e dëshpëruar, mizore që ishte, por më tepër si distilim perfekt i viteve të kësaj demokracie alla-shqiptare. Si provë e e diskutueshme e votës së lirë. Si një dëshmi grafike e së vërtetës së narrativës së zgjuar dhe përshkrimit të saj të kolltukut, qasjes deputet dhe qeveritar, qasjes kryeministër apo… dhe thjesht politikan.
Do kërkohet, do investigohet, do gjykohet kush ishte dhe është fajtor. Kjo tashmë është themeluar si një e pasndodhur e pasgjakosjes së Elbasanit. Shumë shqiptarë me të drejtë do të mendojnë thellë e më thellë. Por zgjidhja e kësaj çështje nuk ka gjasa të paralajmërojë një epokë të re të unitetit ose drejtësisë shqiptare. Përkundrazi, do të përdoret për të institucionalizuar më tej ideologjitë dhe politikat ndarëse dhe midisëse të të ashtuquajturve të elitave të reja. Të gjithë progresistët e mirëfilltë duhet të shqetësohen shumë për këtë.
Comments