GEORGE FRED WILLIAMS DHE VEPRA E TIJ “THE SHKYPETARS”




Nga Sinan GASHI


Tashmë është i ditur interesimi jo i pakët i të huajve për trojet shqiptare dhe shqiptarëve, mase që nga vitin 1332, kur një Gulielm Adae (1270-1341) i kishte bërë përshtypje gjuha dhe veçantitë e kësaj etnie nga të tjerat përreth, të cilin ndryshim edhe e kishte përmendur në veprën e tij. Po e zëmë ky prift frëng, kishte shkruar se ky popull (shqiptarët) e flasin një gjuhë tjetër nga latinët, por e shkruajnë me shkronja latine. E kjo vistër pastaj vazhdon edhe më, gjithnjë në rritje, seri në ditët e sotme e tehu.

Ndër numrin e personalitetet të huaj që janë interesuar dhe kanë bërë diçka të mirë në llogari të shqiptarëve është edhe diplomati amerikan George Fred Williams. Ai duke qëndruar zyrtarisht në këto vise, bëhet kureshtarë për një popullatë tjetër nga fqinjët, sakrifikues e të përjetimit të padrejtësive që i bëheshin nga forcat e mëdha vendimmarrëse për kohën. Jo nga shtytja politike, por nga motivi thjeshtë njerëzor, ai parti një synim që ta kthej interesimin e shtetit të vet, Amerikës, për ta ndihmuar këtë popull, përkatësisht për ta kthyer drejtësinë njerëzore në vend.


Kush ishte George Fred Williams?


Diplomati amerikan, George Fred Williams (1852-1937) ishte një ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, në një hark kohor prej vitit 1913-1914. ai, po ashtu, kishte një besim edhe më të madh, duke qenë vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar të kontrollit në Durrës si dhe lokalitetet e tjera të Shqipërisë. Po ashtu ishte edhe kryetar i korparmatës Shqiptaro-Amerikane. Ai Shqipërinë e kishte vizituar edhe pas vitit 1914, pra më 1915.

Duke qenë i pranishëm fizikisht dhe duke pas obligimin të politikës zyrtare të shtetit të tij, ai e njihte nga afër këtë vend, këtë popull dhe fatin e tij realisht, sa edhe e dinte si askush manifestimet e politikës evropiane në kurriz të saj.

Ngase e shihte veçantinë pozitive të kësaj etnie, rropatjet shekullore të tyre për pak liri, hiq më shumë se të tjerët dhe që atë nuk e gjente në mos edhe nuk ia lejonin të tjerët, ai pos tjerash, me shkrimet e tij mendon që ta sensibilizojë këtë çështje si problem parësor për zgjidhje, kryesisht në shtetin e tij demokratik. Ai së pari i vargëzon historikisht se cilët ishin shqiptarët, për të ardhur të ata që ia kushtëzoni n apo ndihmonin fatkeqësinë kolektive të tij.

Mu për këtë ai e botoi veprën e rëndësisë së veçantë, “The Shkypetar” në vetëm 43 faqe, në vitin 1918. duke parë rëndësinë e kësaj vepre, e shqipëroi Shaban Balla dhe e botoi më 1934 në shtypshkronjën “Dielli” të Tiranës. Shaban Balla ishte i lindur në Krujë më 1904. ai ishte korrespondent i gazetës amerikane “Time”. Pas çlirimit au do të arrestohej dhe me akuzën “spiunash, tentativë për rrëzimin e pushtetit popullor”, dënohet me pushkatim dhe e ekzekutoinë më 3 korrik 1946.

Edhe ky e shihte aktualitetin e trajtuar në atë vepër, edhe për kthjellimin e mendjes së atyre shqiptarëve që e kishin përgjegjësinë e përfaqësimit të shtetit të tyre në përmasa ndërkombëtare.


Çfarë përmban vepra “The Shkypetars”?


De fakto kjo vepër është e ndarë, pas parathënies, në këto kapituj: Toka dhe Banorët, Ngatërresat e Fuqive të Mëdha, Ramja e qeveris së Wiedit, Përpjekjet për Liri dhe Çfarë mund të bâjnë shtetet e Bashkueme t’Amerikës. Në secilin kapitull ka pastaj shkrifërime të temës, duke i saktësuar me densitet pikat nevralgjike, jo vetëm për rrëfimet historike, por për aktualizimet e aktualitetit konkret.

Po e zëmë, në kapitullin e parë flitet për shtrirjen territoriale të shqiptarëve,origjinën e tyre, për autenticitetin, fisnikërinë e tyre, zakonet, gjakmarrjen, për gratë shqiptare për ta përmbyllur me fuqinë brezore të tyre. Me njëherë pas këtij prezentimi dinjitoz dhe të mbështetur, ai aktualiteti politik i kohës, si të përjashtuarit e Rusisë nga deti Mesdhe, traktati i Berlinit, Kërkesat e Serbisë në Adriatik, rivaliteti i Austrisë dhe Italisë,perandoria sllave pastaj në këtë kuadër edhe për Shqipërinë dhe luftën botërore ku ndërthuret pastaj faji i diplomacisë evropiane. Kapitulli i tretë, që kap kohën e Qeverisë së Wiedit, paraqet problemet e brendshme shqiptare, të stisura apo reale, si vënia e fesë në lëvizjen luftarake, ngatërresat që u bënë në Durrës, masat për të shpëtuar dhe së fundi zbulimi i padrejtësive. Pastaj vijohet me rrjedhat kohore te të ngjarave, si mbledhja e ushtarëve, copëtimi i vendit, duke e theksuar begatinë e jashtëzakonshme të këtij vendi, pastaj sërish përzierja e shteteve të huaja evropiane e si rezultat i këtij kaosi, mundimet e shumta për liri. Kapitulli i fundit sensibilizon angazhimin e Amerikës e cila nuk kishte njohuri të plota për këto padrejtësi që po ndodhnin në Shqipëri. Ai e ka bindjen se shqiptarëve u takon liria edhe se ata janë të zotët që vetë të qeverisin, e jo të përjetojnë robërinë edhe fizike edhe ekonomike e njerëzore. Ai e ka bindjen duke qenë i njohur thellësisht dhe gjatë kohë se Amerika mund t’u ndihmojë me demokracinë e saj rrezatuese, në mënyrë që të shpëtohet një komb i tërë nga kjo katrahurë shumëdimensionale.


Fragmente nga vepra, si dëshmi autentike


Për t’i thënë, jo si përfolje, po japim disa nga fragmente nga vepra e Willimas-it për Shqipërinë dhe shqiptarët:

“Prej kësaj race (pellazge, s.g.) të fortë pre historike mbetën vetëm Shqiptarët.”

“Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Math që zaptoi Botën, dhe e Piros t’Epirit, një nga gjeneralët më të madhej që përmend historija.”

“Si në Jugë ashtu edhe në Veri të Shqipnís ka limane të bukur dhe liqej të madhej e për mrekulli.”

“Në gratë Shqiptare dashtnija dhe bukurija nuk luejnë një rol me randësi; çka ia shton randësín grues pranë burrit âsht të pjellurit.”

”Në sallat e arrëta të diplomacís Europjane për shekuj me radhë ka qenë mbyllë e mundue fati i Shqipnís.”

“Vuetjtet dhe fatkeqësinat e Shqipnís mvaren mbi dyert e tyne.(Evropës, v.ime)”

“Amerika mund të ndihmojë tue i prí këtij kundrejt të drejtave të veta.”

“Sigurimi i independencës Shqiptare mund të jetë edhe një shërbim për bashkimin Ballkanik dhe për paqën Europiane. Ndihma e Sheteve të Bashkueme mundet, ose patjetër shkakton lulzimin e kësajë shkretije të bâme nga duer njerëzish, dhe të japi fruta shum të mira.”

“Kishem me thânë se nuk ka rast mâ të mirë me bâ mirsí n’asnji vend të botës sa në Shqipní.”

“Me ndihmue një njeri âsht një bâmirsi; me lirue një popull nga zgjedha âsht nji bâmirsi e pa vdekëshme.”

47 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif