Gazmend Cufaj: Përse vota e Diasporës anoi majtas
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 23 minutes ago
- 2 min read

Nga Gazmend Cufaj
Sikurse dihet Demokracia është një sistem i brishtë. Një zgjidhje është forcimi i shoqërisë civile dhe investimi në edukimin politik dhe promovimin e demokracisë. Ajo që ndodhi me zgjedhjet e fundit në Shqipëri flet qartë dhe për këto pika. Pika që sjellin dhe pyetjen pse vota e Diasporës anoi majtas?
Kjo ndoshta do të shërbejë si një rrëfim paralajmërues për vendet e tjera që po ndikohen nga grupet e së kaluarës majtiste. Ajo që po i ndodh Shqipërisë është jashtëzakonisht e trishtueshme dhe shqetësuese, por mund të përmbajë edhe disa mësime për vendet e tjera, thonë shumë demokratë që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Mbretëri të Bashkuar, pra ata që janë diaspora dhe që mjaft prej tyre votuan për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Pra, një mësim i mundshëm është se demokracia është një sistem i brishtë. Një zgjidhje është forcimi i shoqërisë civile dhe investimi në edukimin politik dhe promovimin e demokracisë. Kjo është diçka që e gjithë shoqëria shqiptare mund ta bëjë shumë më mirë sesa po bën tani.
Ndërsa mbështetja për grupet majtiste, sikurse dihet ka shumë kënde vështrimi, midis votuesve të rinj rritet, spse ata që kanë mbetur në Atdhe rrijnë me shpresë punësimi, dhe ata, pra patronazhistët u premtojnë atyre, dhe me këtë rast disa kanë lidhje dhe në Diasporë, dhe kjo është e domosdoshme që njerëzit të kuptojnë se kur demokracia është në rrezik, të gjithë vuajmë.
Nuk ka të bëjë me t'u thënë njerëzve se çfarë duhet të mendojnë, thonë demokratët, por ka të bëjë me sigurimin që çdo brez i ri të kuptojë se liria, drejtësia dhe barazia para ligjit janë të rëndësishme, dhe se diskriminimi i qytetarëve të caktuar dhe grupeve të caktuara është një gjë e keqe dhe do të rezultojë vetëm në më pak prosperitet ekonomik në planin afatgjatë.
Nëse cilësia e demokracisë bie, kjo përfundimisht do të pasohet nga rënia e rritjes ekonomike. Rritja ekonomike është praktikisht e pamundur pa një shoqëri të lirë dhe të drejtë.
Kësisoj Diaspora e fragmentuar nga ndikimet dhe premtimet absurde e bënë dhe këtë 11 maj të jetë një problem rela për Demokracinë, sepse shumica dërmuese në një Parlament është thjesht kontroll mbi çdo gjë, shkurt diktaturë. Ajo që është shqetësuese është fakti se kur paraqiten propozime represive, (gjithshka e lidhur me ata atje të punësuarit e paktë) apo premtimet tek njerëzit (premtime dhe afrime me forma ndryshe) kanë tendencë të fillojnë të sillen sikur propozimet dhe premtimet të ishin në fuqi.
Disa nga frikë nga shumë lidhje me drejtësinë dhe kështu instinktet e lëvizjeve populiste e bëjnë gjyqësorin një objektiv të natyrshëm për sulmet e tyre, sepse gjyqtarët përfaqësojnë absolutisht atë që do të perceptohej si elitiste.
Comments