top of page

Gazmend Cufaj bisedë me aktorin e humorit shqiptar Andrea Vreto



 

Aktori i humorit Andrea Vreto ka qenë këto ditë në shoqërinë dhe respektin e përkushtuar të biznesmenit shqiptar dhe drejtuesit të kompanisë „BigBoss Services Uk Ltd“, Gazmend Cufaj. Të dy si frekuentues të rregullt të ditëve të gushtit janë takuar tek „3XH-Beach Bar & Fast Food“ në Sektorin „Rinia“ Durrës, që është në pronësi të biznesmenit tjetër Shkëlqim Cufaj. Ka qenë një kohë e gjatë që Andrea nuk ka qenë në ekranin e televizioneve shqiptare, pasi projektet tek të cilat ai ushtronte janë mbyllur dhe tashmë ai synon që së shpejti të jetë me projekt në teatër.

Kështu këtë lajm e kanë mësuar me këtë rast dhe vëllezërit Cufaj, të cilët natyrshëm si klientin e tyre gëzojnë respekt dhe këtë e kanë treguar gjatë frekuentimit të tij, pasi kanë dalë dhe kanë pozuar bashkë. Andrea Vreto me këtë rast ka folur për karrierën e tij. Fillimet e tij që kanë filluar nga seriali “Fresk Fare” e deri te Klanifornia, sikurse ka rrëfyer do të jenë tashmë më solide dhe së shpejti me projekt në teatër.

Aktori i humorit Andrea Vreto, u ka folur miqve të tij dhe për fillimet e tij në karrierën e tij në aktrim, 10 vite më parë. Vreto ka rrëfyer me çiltërsi, respekt reciprok dhe me një gotë në dorë, se nismën e kishte si student i Akademisë së Aktrimit, në serialin “Fiks Fare”, pastaj në Apartamentin 2 xl deri te Klanifornia. Fillimet e tij ishin si student në Akademinë e Arteve, dega Aktrim, erdhën në serialin “Fiks Fare”, dhe shtysën e ka pasur nga Turjan Hyska, si producent.

Më pas ai ka treguar me sinqeritet se këtë ndihmë e ka pasur prej Hyskas, edhe te spektakli “Apartamenti 2 XL”, deri te Klanifornia, ku shtoi se ka ecur shumë mirë me kolegët, dhe ishte mjaft i kënaqur me punën, talentin, përkushtimin dhe me kolegët e tij. Marrdhënia me Turin, është shprehur ai, më ka ndryshuar jetën, më ka ndihmuar në fillimet e mia, në rolet e mia, sepse ne luanin me njeri tjetrin me skenar të papërcaktuar.

Ai sikurse njihet normalisht për qetësinë etij, edhe në këtë bisedë të lirë me Gazmend Cufajn, ka treguar se gjatë gjithë këtyre viteve ka arritur të ketë lirshmërinë me stafin, sepse rruga e aktrimit normalisht që është shumë e vështirë.

Pra, pas përfundimit të spektaklit “Klanifornia”, Vreto tha se së shpejti pritet të rikthehet në një projekt në Teatër, me disa shokë për një shfaqje dhe se shfaqja do të jetë shumë e bukur dhe mezi po e pres rikthimin. Si student kam luajtur në shfaqje, dhe besoj se ky projekt i ri do të jetë shumë i mirë. 

Me këtë rast shoqëria e mirë edhe në këtë bisedë ka bazshkuar dy karakterë fisnikë me njëri tjetrin dhe me një siqeritet të hapur kanë rrëfyer për projekte, përkushtime dhe për angazhimet e tyre reciproke në të ardhmen, njëri në skenën dhe teatrin e atdheut dhe tjetri në vendin e dytë ku jetoj, punon dhe angazhohet prej disa vitesh bashkë me familjen etij të mrekullueshme.

63 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page