top of page

GAZETARI DHE PUBLICISTI I PANDALUR


Nga Gjon Marku, Shkrimtar



FRAN GJOKA, GAZETARI DHE PUBLICISTI I PANDALUR,

QË PASQYRON GJITHMONË REALITETIN



Për gazetarin dhe mësuesin e spikatur, Fran Gjoka është shkruar e do të shkruhet dhe në të ardhmen, për vetë faktin se ai prej vitesh nuk ka heshtur, por me shumë përkushtim dhe vetëdije ka mbajtur dhe na ka dhënë qëndrimin e tij rreth problemeve të ndryshme, qoftë ato sociale apo kulturore e sidomos atyre çështjeve që kanë të bëjnë me arsimin dhe problemet e tij në këtë kohë tranzicioni. Nëse do ta kishim vështruar integralisht punën dhe veprimtarinë e tij, ajo është e gjerë si dhe tërë aktiviteti i tij letrar, por duke i shtuar edhe veprimtarinë e tij si mësues, përbëjnë një aktivitet shumëdimensional dhe i ngjan një shtegtimi biblik dhe gjithkohësh, natë-ditë-ditë-natë, jo pa sakrifica e, për më tepër, pa llogaritur për vete kurrfarë shpërblimi individual, edhe pse nuk mund të mohohet vetëdija e tij e mprehtë për ndryshimin e kjo nuk është një ëndërr koti, por një luftë e vështirë për drejtësi njerëzore dhe shoqërore. Mjeshtër i përpunimit artistik të fjalës së shkruar, por dhe i frazës dhe frazeologjisë shqipe, me fijet e artit e të kulluara, ku ai ka endur në mbi gjysëmshekulli një gjerdan shkrimesh të shquara, nga ato që kanë zënë vend në panteonin e vlerave kombëtare. Ishte gjetur mënyra më e poshtër për t’iua mbyllur gojën, ajo e shpërfilljes, e lënies në harresë, derisa njerëzit të mendonin se kishte kohë që kishin heshtur. E kishin mënjanuar, e shpesh nuk ftohej po mungonte në të gjitha ceremonitë, sidomos ato që kishin të bënin me arsimin, të cilit i ishte përkushtuar përjetë. Vëmendja e tij, të cilit nuk i shpëtonte asgjë dhe ajo vellua gogoliane e sarkazmës së tij, nuk i ishte bindur kësaj e kishte vijuar e vijon me dinjitet rrugën e vet të shkrimit dhe publikimit me dinjitet.

Duke e vështruar tërë krijimtarinë tejet të pasur, me larmi stilesh e zhanresh letrare e publicistike të gazetarit Fran Gjoka, mund të fomulohen e bëhën shumë vlerësime dhe interpretime, çka e sugjerojnë vetë punimet me kualitet të lartë letrar dhe problemor, shkruar nga dora e tij e artë. Ai kërkon përsosmëri në punën e vet dhe e quan melankolinë një gjendje të trishtuar, që shoqërohet me ëndërrime, prandaj kishte ndërtuar një metodë pune që i ka dhënë gjithnjë mundësi të sjellë me tejdukshmëri gjendjen shpirtërore, lëvizjet dhe mendimet e personazheve të mishëruara në shkrime dhe artikuj të ndryshëm, mes të cilave mund të sillen shembuj të shumtë të punuar nga përvoja e aftësitë krijuese në gjuhën shqipe. Ndërsa në shoqërinë shqiptare nuk ekziston vetëm pluhuri i jetës së përditëshme, por thasë e nënshtresa pluhuri, kode dhe paragjykime të akumuluara, të ngurtësuara dhe të betonuara për shekuj me radhë, që ekzistojnë rëndom edhe në ditët e sotme. Nëse do të kishim vështruar integralisht veprën e autorit dhe gazetarit Fran Gjoka, krijimtaria e tij përfshin një pasuri të çmuar në artikuj problemorë, letrarë, portrete, analiza, shtrirë në tërë aktivitetin e tij të shumanshëm dhe mjaft aktiv si mësues, krijues, qytetar dhe intelektual, ku mund të thuhet se ky personalitet i gazetarisë shqiptare mbetet një institucion i vërtetë krijimtarie për nga prestigji i lartë që ky lloj institucioni rrezaton me tërë këtë univers letrar dhe gazetaresk të tejskajshëm. Është ky një shtegtim biblik dhe i gjithkohshëm i tij, udhëtim plot sakrifica dhe punë plot pasion i dokumentuar ndër vite, jo pa vështirësi në një luftë të vështirë për drejtësi njerëzore dhe shoqërore. Punimet dhe shkrimet e tij të japin të kuptosh se kemi të bëjmë me një njeri që gjithherë mendon për problemin, shkrimin publicistik e për letërsinë, por nuk diskuton shpesh për këtë me miqtë, sepse shpesh mungon qetësia që të japin ata, ndjesia se janë fryt i të paturit të një shije të përsosur të debateve dhe mendimeve të përbashkëta, sepse ai ka endur në mbi gjysëm shekulli një gjerdan shkrimesh dhe veprash të shquara, nga ato që kanë zënë vend nderi në panteonin e vlerave kombëtare. Gjëra të mëdha sigurisht janë bërë edhe nga punëtorët, vetmitarë, por ato zakonisht janë bërë me mendime të dyfishta, krahasuar me ato që do të nevojiteshin nëse do të krijoheshin në situata më të favorshme, prandaj gazetari misionar Fran Gjoka ka zgjedhur të jetë punëtor vetmitar dhe ka bërë gjëra të mëdha me përpjekje të dyfishta, po ta krahasojmë me mundësinë e hamendësuar të krijimit të situatave më të favorshme, por nganjëherë gjithashtu me nevojën e përpjekjeve të dyfishta prej lexuesit. Ai mban një qëndrim që të ngjall kureshtje ndaj publikut, që s’është gjë tjetër veçse mënjanësi fisnike, por në të vërtetë i ngjan më shumë jetës së përzier të një mosbesimi lojcak dhe pavetëdijes së kulluar për ekzistencën e publikut. Shkrimi publicistik i tij, është një shkrim fin, i cili karakterizohet nga shpërthimet e herëpasherëshme në një vlim ndjenjash dhembshurie, por dhe rebelimi e urrejtje njëherit, duke provokuar dhe njohur një evolucion dhe shpërthim nga lufta e mungesës së drejtësisë që ngihet në simbol, me të cilin identifikohet personazhi, ngjarja apo fenomeni që ai trajton. Në evolucionin e krijimtarisë dhe të shkrimtarisë së tij, gazetari i qëndron besnik vetëvetes, individualitetit të vet krijues, duke i pasuruar teknikat shprehëse, deri në përsosje, por pa humbur spontanitetin e tij të frymëzimit. Një ndër tiparet kryesore të krijimtarisë së gazetarit Fran Gjoka është komunikimi me njerëzit, ndriçimi i figurës dhe i botës së tyre, pasqyrimi me besnikëri i vetëdijes së tyre kombëtare. Ky ndriçim bëhet përmes një dashurie, pikëllimi dhe dhimbjeje, që e ndjek gazetarin në çdo çast, në çdo hap, në çdo shkrim. Fran Gjoka është një vëzhgues i hollë dhe konseguent i jetës, që shkruan me mjeshtri, një vëzhgues plot ndjenjë, shpesh i dhimbjes dhe trishtimit, që shfaqet shpesh në përjetimin e një kohe të caktuar. Shkrimet e tij shkundin, tronditin, magjepsin, trishtojnë dhe revoltojën, por dhe ngazëllejnë e dallëdisin çdo lexues. Ai gjithmonë i ka ngritur një shtatore dhembjes… por edhe drejtësisë së munguar.

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page