Nga Miho Gjini
Edhe pse i kisha thënë vetes që të mos e humbas kohën për të lexuar çdo libër që "më del përpara", u tundova prej një përralle koreane të përkthyer nga poetja jonë e talentuar Armela Hysi. Se, sikundër i thonë fjalës, " mjafton të provosh një gllënjkë verë, që pastaj ta pish gjithë fuçinë" me qetësinë e kënaqësinë tënde.
Është fjala për librin e shkrimtares përfëmijë Sun-Mi Hwang "Pula që ëndërroi të fluturonte" dhe që Armela, i ka dhënë një vlerë të dytë me përkthimin e saj të rrjedhshëm e me plot poezi për "botën e të vegjëlve", duka u nisur nga jeta e shpendëve, për të dalur mandej në "botën e të riturve".
Armela Hysi ka tri dekada që jeton e punon në Athinë, ka shkruar disa libra me poezi që kanë tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe të kritikës letrare, jo vetëm këtu , po edhe atje, në vënd-lindjen e saj, nuk ka përtuar të bëjë edhe një sëri shkrimesh e kritikash për shoqet e veta poete e autorët e komunitetit tonë këtu, por edhe merret me kësi krijimesh për fëmijë, ngaqë ka edhe ajo fëmijë përreth saj, po edhe ngaqë ia do shpirti , kur letërsia mbetet letërsi e jo "nxirrje letrash të bardha", sikundër ndodh jo pak herë e si lexon dot askush!
Që në librin e saj të parë "Qytetrimi i dehur", poetja nga Lezha Armela Hysi,-nga ai qytet që ka lindur edhe një varg poetesh të tjerë, ku do të tërhiqte edhe vëmëndjen e poetit të këtyre aneve, të ndriturit Ndoc Gjetja, të Pjetër Jakut e të Elinda Markut, po edhe të një poeti të njohur si Visar Zhyti, do të vazhdonte të shkruante poezi e të botonte libra edhe kur bujti në Greqi në ato kohë të vështira për ne të gjitha e do të tërhiqte ca më tepër vëmëndjen edhe këtu , sidomos të poetëve Stefan Martiko, Robert Goro e të të gjithëve sa jemi këtu. E ndërsa Visari shkruante për të se:"E panjohura anonime,,,përcjell imazhe tronditëse,,,me një poezi që mundohet të kompensojë mungesat...", poeti tjetër Stefan Martiko vë re se ajo ka një "poezi që turbullon mendimin e vë në provë intelektin e njeriut..."...Nga mos të të bëjë për vete Armela Hysi, kur thotë se edhe këtu ku erdhi këtyre anëve "jetojmë në një burg të qetë",,,,se "në tregun e zi po shiten ëndrra",,,,, duke konstatuar që edhe asaj i'a "kanë vjedhur ëndrrën" e se , edhe këtu "me thonj hapa varrin tim!", pikërisht këtu, ku "dje u martova me djallin/Pas zhvirgjërimit të natës së parë./Në mëngjes u ngrita e thinjur!".....Poezi tronditëse, që nuk mund t’i shkuante dot kushdo, veçse një poete si kjo, Armela Hysi.....
Që do të thoni edhe ju, merret edhe me përralla! Dhe akoma, për një pulë zgjebarake, që ishte degdisur të groposej , po që "ajo arratiset" prej këndej e do të ketë një jetë të dytë, do të rropatet e vetme të egzistojë, të ngrohte edhe një vezë rosaku të gjetur në një ferrë, që do të sillte në jetë edhe "kokëgjelbëroshin" , duke e mbrojtur atë dhe veten me sakrifica të panumërta nga grabitqarët e rezikshëm. Pra kemi një jetë shpendësh që s'është gjë tjetër veçse një shëmbëlltyrë për njerëzit, të vegjël e të mëdhenj, të dhënë me poezi e vërtetësi, thjesht e bukur, që ka forcën tërheqëse të një rrëfimi, të cilin nuk e braktis dot.
Armela Hysi zgjeron kështu gamën e interesave të saj krijuese, me kulturë gjuhësore e letrare, ku ruhet aq këndshëm e papritura, befasia , për kërshërinë e fëmijëve , duke tërhequr po kështu edhe kureshtjen e admirimin tonë
Comments