top of page

FYERJE E TURPSHME!


Pranvera Drita Gjoni

FYERJE E TURPSHME!


Jashtë shtëpie vendi im! Thërritën altoporlantët që në të gdhirë, në vendin ku gatuhet mjaltë e jo më pak xeher…

Mbete gjithnjë fëmija i urtë, që pi gji nën sqetull tek vdekatarët e tu të përbetuar, që fryjnë e shfryjnë gjoksin frontit lakmitarë të ngritur mbi okupimet…

Pashaporta jote firmosur që prej lindjes tënde, syleshve, syshyerve, symanipulatorëve s’iu hyri në punë…

E frikshme ekzistenca jote fortunave të shekujve, që s’të përulën… vendi im i kryqëzuar erërash toksike, që herë të shprazin shpresë, herë-herë më shumë dhimbje…

Dremit i gjithëpushtetshmi lojës së luledelës, të pranoj, s’të pranoj… në shtëpinë tënde ku ti vetë rrënjët i ngule, dhe degët i shpërndave në rritjen e kësaj europe pa iu dhënë kushte…

Ata që të mundurën e bëjnë të pamundur… janë thjeshtë skile të maskuara që kanë dhunti për të demoralizuar shpirtra…!

Aksenti i të fortit, ka qenë historikisht kënga: - autoktonët të shtypen, e ardhacakëve t’u ngrihen legjenda!


Pranvera Drita Gjoni

81 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page