Prof. Dr. Eshref Ymeri: Kolosi me këmbë argjile
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 4 hours ago
- 3 min read

Humbjet e pakthyeshme të ushtrisë fashiste ruse gjatë tre vjetëve të luftës, kanë arritur përafërsisht gjysmën e numrit të përgjithshëm të personelit ushtarak të krejt forcave të armatosura të Federatës Ruse në fillimin e sulmit të 24 shkurtit të vitit 2022 kundër Ukrainës. Një vlerësim të tillë e ka pasë bërë eksperti ushtarak rus Juri Fjodorov (1946) në një intervistë që i pati dhënë organit “Novaja gazeta, Europa”, të botuar në faqen e internetit“The Moscow Times” të datës 21 shkurt 2025, me titullin “Ata tashmë nuk do të jenë më kurrë në gjendje për të luftuar. Gjatë tre vjetëve të luftës Rusia ka humbur gjysmën e ushtrisë”.
Juri Fjodorovi u referohet të dhënave të Institutit ndërkombëtar të studimeve strategjike (IISS), në bazë të të cilave, në fillim të vitit 2025, forcat e armatosura të Federatës Ruse patën pësuar një humbje prej 175 mijë të vrarë dhe 611 mijë të plagosur. Nga radhët e të plagosurve, 235 mijë qenë kthyer në frontin e luftës, kurse jo më pak se 376 mijë patën marrë plagë të rënda. Respektivisht, humbjet e pakthyeshme të ushtrisë së Federatës Ruse arritën shifrën prej 550 mijë ushtarë dhe oficerë, të cilët tashmë nuk do të jenë më kurrë në gjendje për të luftuar, - thekson Juri Andropovi, duke nënvizuar se një shifër e tillë përbën gjysmën e numrit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Federatës Ruse, përfshirë marinarët dhe pilotët.
Sipas të dhënave të Institutit të lartpërmendur, në frontin e Ukrainës tani ndodhen 617 mijë ushtarë dhe oficerë rusë dhe numri i tyre sapo vjen e po pakësohet ca nga ca, pavarësisht nga kërkesat përmasore për të mobilizuar rekrutë me kontratë nëpër rajone të ndryshme dhe nga shpërblimet shtesë, për t’i degdisur për në front. Të dhënat për shpenzimet e buxhetit federal, dëshmojnë se në vitin e kaluar qe bërë e mundur të rekrutoheshin rreth një mijë veta në ditë, - pati vënë në dukje më herët Janis Kluge, bashkëpunëtor shkencor gjerman i Institutit për problemet sigurisë ndërkombëtare. Megjithatë, si zor që ky rekrutim t’i kompensojë humbjet, të cilat qenë shtuar gjatë vitit 2024 dhe në muajt e fundit patën arritur deri në 1500 të vrarë në ditë.
Drejt fundit po shkojnë edhe rezervat e tankeve dhe të transportuesve të blinduar, - vazhdon më tej eksperti. Më shumë se 80% e kësaj teknike, - thotë ai, - është sjellë nga dislokimi në bazat e ruajtjes afatgjatë në lindje të maleve Ural dhe është vënë në gjendje gatishmërie në Kompleksin ushtarak industrial deri në një nivel të pranueshëm. Deri tani nuk dihet ende se sa armatime kanë mbetur nëpër depot ushtarake. Gjithsesi, fotografimet satelitore krijojnë mundësinë për të supozuar se rezervat do të mjaftojnë deri nga fundi i këtij viti.
Sipas vlerësimeve të Institutit që u citua më sipër, vitin e kaluar ushtria ruse pati pësuar një humbje prej 1400 tanke dhe më shumë se 3700 transportues të blinduar, kurse që nga fillimi luftës - më shumë se 14000 të tillë. Sipas të dhënave që jep Juri Fjodorovi, industria ushtarake ruse mund të prodhojë 25 tanke të rinj në muaj, Gjithë armatimi tjetër merret nga depot e kohës sovjetike. Pra, armatimi më cilësor dhe më efektiv është dërguar në frontin e luftës, kurse nëpër depo kanë mbetur modelet e riparuara të prodhimit sovjetik të viteve ’60 dhe ’70.
Pra, nisur nga faktet që jep eksperti ushtarak rus, vetvetiu arrihet në përfundimin se Lui Filip de Segyr (Louis Philippe, comte de Ségur - 1753-1830), historian dhe diplomat francez, i cili ka pasë qenë ambsador i Francës në oborrin e perandoreshës ruse Ekaterina II në vitet 1784-1789, paska bërë një parashikim profetik, kur asokohe pati deklaruar: “Rusia është një kolos me këmbë argjile”.
Domosdo që e tillë ka qenë dhe e tillë ka mbetur kjo Rusia edhe në ditët tona, sepse, kur ushtria e saj fashiste sulmoi Ukrainën, një vend fqinj sllav dhe të pavarur, ajo qe ngrefosur se do t’i lante hespet me të brenda 3-4 ditve, sepse, sipas kryeservilëve të mbretit Putin në studion e televizionit shtetëror “Rusia 1”, si Dhimitër Kiselov, Vladimir Sollovjov, Olga Skabejeva, Margarita Simonian dhe monstra të tjera, ushtria ruse, demek, zotëruakej armatimin “më të mirë në botë”. Por, në sytë e opinionit ndërkombëtar, Forcat e Armatosura Heroike të Ukrainës dhe lufta heroike partizane e popullit të Ukrainës, e mbuluan me turp ushtrinë fashiste ruse dhe delepopullin shovinist rus, që është rreshtuar në krah të bandës së Kremlinit, me në krye Putinin.
Sipas faqes së internetit “minfin”, të datës 31 gusht 2025, pra, deri në këtë datë, në Ukrainë janë vrarë 1 082 950 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë fashiste ruse.
Ky shkrim-analizë e situatës konkrete në sfidën e shekullit, sjell filozofinë ekzistencialiste në dialog me ndërtimin e turpit, duke eksploruar se si konceptet e ndryshimit dhe përsëritjes të artikuluara nga Gilles Deleuze dhe Jacques Derrida ndriçojnë praktikat e mishëruara të stërvitjes së rezistencës dhe asaj që lidhet me egërsinë e sfidën antinjerëzore të agresorit. Duke filluar me formulimin historik të 'tre sete me nga dhjetë' si një strukturë e zakonshme stërvitjeje në stërvitjen e forcës së vetë rezistencës autori i mirënjohur, profesori Eshref Ymeri, jo vetëm si njohës i mirë i asaj që ka ndodhur, ndodh dhe po ananoncohet, por dhe si një autor i disa shkrimeve dhe veprës së tij madhore për këtë fakt na lançon dritën që duhet…