top of page

FUSTANI ME PALA


Vullnet Mato FUSTANI ME PALA Tjetër perri, si ajo, s’kam parë, as nuk besoj të shikoj më kurrë. Për atë vajzë, çmendej çdo djalë, mahnitej keqas edhe çdo burrë... Kur e dehja me tinguj fizarmonike, ajo këndonte më ëmbël, se kanarina. Gishtat e mi, i jepnin në sy, rreze drite, zëri saj, ma bënte zemrën me brima. Kur tundte fustanin e hollë, me pala, në gjoks i kërcenin, dy kokrra dardhë, kur trupin e hajthëm, dridhte si ngjala, zbulonte kërcinj topolak, të bardhë. E shoqërova në rrugë pylli, të ngushtë, kur ktheheshim, nga veprimtari kulture. Befas reja e zezë, errësoi pyllin me muzg, ajo u tremb, më hodhi krahët mbi supe. Aroma vajzërore atë çast, më tërbojë, m’u rrëqeth me dridhma, tërë trupi, lëngjet m’u thanë, brenda në gojë dhe s’kuptova, e putha apo më puthi. Ajo ndjeu dobësi dhe fillova ta shtri, ku bari jeshilonte, hijeve nën drurë. Të shijoja nektarin, te një e tillë perri, rast tjetër, s’do më vinte më kurrë. Fryma femërore, më ndezi pishtarin dhe më nxehu gjakun, në çdo qelizë. Sikur dhe në grykë, të kisha litarin, do ta ndizja zjarrin e saj, të ndjesisë. Sapo tulet e kofshëve, kisha zbuluar, oh, vezullimi i tyre, më verboi sytë! Fillova t’i puth, gati për t’i kafshuar, të shuaja urinë e madhe, të djalërisë. I ngjeshur, mbi palat e fustanit veror, po shkoja, ku kish shkuar, vetëm zoti. Por vura re, i frikej aktit zhvirgjëror, se i rrëshqitën faqeve, disa pika loti... Ndonëse së bashku, në mëkat dëshire, s’mund ta bëja timen, kur qante lotuar. Duhej të isha, me shpirt prej egërsire, epshin me rrëke lotësh, për të shijuar... M’u dhimbs se qe, siç e kish bërë nëna dhe u stepa me keqardhje dridhmëtare. Ndoshta, fizarmonika ime dhe kënga, bënë të jepej pa rezistuar, ajo këngëtare. Kuptova, drenusha aty kish rënë në lak dhe me dy-tri thika në zemër... E fala!... Të niseshim për udhë, u çova pas pak, duke ia ulur mbi gjunjë, fustanin me pala. Ecëm përkrah, dehur me verë mushti, daullet në gjoks, më bubullonin heshtur. Vura re, se edhe gjinjtë e saj, sa grushti, brofnin si dy zogj, mes gjoksit fshehur. Në ato çaste, gjendja shpirtërore e secilit, mund të kuptohet qartë, duke imagjinuar, tigrin me drenushën, pas rendjes mes pyllit, çfarë ndjejnë, kur kthetrave u ka shpëtuar. Pas martesës, me një burrë mblesërie, kur më sheh larg, nënqesh me nënkuptim. Nuk e kuptoj dot, atë shprehje largësie, ajo e ka mirënjohje?... tallje?.. apo pendim?...







22 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page