top of page

FUNDI I NJERËZIMIT APO I TIRANISË?


Mihal GJERGJI




Perandoria ekonomike botërore është themeluar qyshkur, vetëmse vit pas vite është rritur dhe ka forcuar pozitat e saj. Ndërkohë, ajo zotëron të gjitha pushtetet; prerjen e kartmonedhave, tonelatat e arit, politikat kontinentale, ushtrinë e skllevërve dhe armët e shfarrosjes masive. Emëri i Perandorit ende s’është shpallur. Kohë pas kohe dalin lajmëtarët e tij, për të na kujtuar se jetët tona janë në duart e tyre. Dielli perandorak është në zenith, ndërsa njerëzimin e kanë mbuluar retë e zeza. Pa zhurmë e bujë i përgatitet ceremonia mortore. Njerëzit s’konsiderohen më si qënie të gjalla, ata janë lodra në duart e tyre. Franc Kafka na rrëfen për një mesazh perandorak në kohën e tij. Syri i stërvitur i shikon të rrëzuara të gjitha muret pengues rreth pallatit, sikur ta parandjente atë cfarë do ndodhte vitet vijuese. Jashtë vullnetit tonë, në këtë përleshje befasuese jemi përfshirë të gjithë, jo si pjesmarrës, thjesht si viktima. S’bëhet më fjalë për rend apo siguri. Jeta s’matet me vite, por me ditë dhe orë. Duhet ta themi: Tirania ekonomike ka ngritur dorën kundër krijuesit. Cili do jetë fituesi? Historia mijëvjecare e njerëzimit s’afron asnjë rast të vetëm të shembjes së Zotit nga krijesat e tij, përkundrazi. P.sh, Kaligula personifikon kuptimin modern mbi tiraninë dhe perversitetin në qeverisjen e një vendi. Ishte megaloman e sadist i lindur, me perversione seksuale dhe një marrdhënie të çuditëshme me kafshët. Kalin e vet e futi në Senat dhe e bëri senator, duke dashur t’u tregojë senatorëve romakë se, për të, ata vlenin më pak se një kalë. Po cili ishte fundi i këtij tirani, i cili sundonte me parimin: “Le të më urrejnë, mjafton të ma kenë frikën!”? U vra nga të afërmit e tij në vitin 41 e.r. Albert Kamy, në vitin 1944 shkroi një dramë me titull “Kaligula”, si një kujtesë për tiraninë e re që po krijohej. Vdekja e nobelistit Kamy erdhi në mënyrë të çuditshme(!). Edhe Neronin e kanë bërë përgjegjës për vrasjen e nënës së tij, për djegien e Romës dhe persekutimin e predikuesve të Krishtërimit. Mbretërimi tiranik përfundoi në një kaos revoltash dhe komplotesh, të cilat e zhytën Romën përsëri në luftë civile. Shikoni pra, fundet e trishta të monarkëve. Të gjithë mbyten në pellgjet e gjakut që kanë derdhur. Le të kujtojmë ndëshkimin e intelektualëve që guxuan të ngrihen kundër carëve. Në fundin e janarit të vitit 1837, vdiq poeti i madh rus Aleksandër Pushkin. U vra në duel në rrethana të paqarta. Ishte kundërshtar i hapur i rregjimit. Edhe Lermontovi pësoi të njëjtin fat në moshën 27 vjecare, ndoshta sepse guxoi të nginte një monument në vargje për Pushkinin, i cili mbeti rob i nderit. Edhe Esenini pati të njëjtin fat tragjik sapo u vendos diktatura komuniste në Rusi. Ndërkaq, le t’u referohemi edhe vrasësve. Cari vdiq i masakruar familjarisht. Stalini vdiq i helmuar nga njerëzit e afërt. Edhe fëmijët e tij e urrenin. Të gjithë përfunduan të llangosur në mocalin ujëqelbur që krijuan gjatë sundimit të tyre. Dekada kanë kaluar, por shembëlltyra e krimit është e njëjtë. Robert Maltus mendoi se bëri shpikjen e madhe, duke na kujtuar se numri i popullsisë duhet të jete i barabart me buxhetin boteror, dhe duhet të bëhet ndalimi i lindjeve, sepse nëse këto te dyja nuk janë në ekuiliber, do të shpërthenin luftrat, epidemitë dhe varferia ekstreme. Tirania e re ekonomike s’ka nevojë për Maltusin, sepse i vjen në ndihmë teknologjia shfarrosëse dhe armët biologjike. Disa vende të Evropës bëjnë sikur orjentohen nga drejtuesit e tyre, ndërsa Ballkani ka sundimtarë që pëlqejnë drejtimin me dorë të hekurt, jo prijësa. Nuk di, a vlejnë këta të fundit sa një senator i dikurshëm i Perandorisë Romake? Kleopatra që joshte Mark Antonin s’ishte e vetmja dhe e fundit. S’e dimë ku do ndalojnë së pari mishngrënësit. Dhe s’dihet kush do jetë celebruesi i orgjive të tyre; Krishti apo Dexhalli? Dua të besoj se, Presidentin Tramp, ende në detyrë, s’do munden ta lartësojnë në të njëjtën mënyrë siç bënë me Xhon Kenedin. E rëndësishme është të kuptojmë se Spartaku gjendet mes skllevërve, mbase dhe i përgjumur, por një ditë do zgjohet. Ajo dorë që ngrihet kundër Zotit është e paracaktuar të pritet. Rojtare e froneve mbretërorë le të jetë liria e popujve.

41 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page