top of page

FUATI VIZITOI FLOQIN


ree

Nga Fiqri Shahinllari

FUATI VIZITOI FLOQIN Fuat Memelli poeti dhe kineasti i filmave dokumemtarë për bujqesinë dhe jetën në fshat, miku im i vjetër që jeton në Boston vizitoi Floqin, vendlindjen time. Në një mesazh të gjatë në facebook , shoqëruar me disa foto që në titull të shënimeve shkruan: Një mbrëmje e paharruar te shtëpia e Agron Elezit në Floq. Dhe vazhdon. Dëshira e mësuesit dhe poetit Agron Elezi ishte që të kalonim një mbrëmje në shtëpinë e tij në fshatin Floq të rrethit të Korçës. -Dakord , i thashë. Muhabeti në shtëpi shijon më shumë se në lokal. Dhe ashtu bëra. Veç meje Agroni kishte ftuar edhe mikun e tij( dhe timin gjithashtu), biznesmenin Leonard Dinellari me bashkëshorten. Një shëtitje në fshat, së pari te vëndi i quajtur Lis në shkëmb, emër të cilin shkrimtari Fiqri Shahinllari, me origjinë nga Floqi por që jeton në Amerikë ka titulluar një nga librat e tij. Fiqriu ishte nxitësi për të shkuar në fshatin e tij.Ai nuk vjen dot sivjet në Shqipëri dhe duke shkuar unë, duke i çuar pamje nga vëndlindja dhe të falat nga bashkëfshatarët e tij i dukej sikur do të ishte edhe ai tok me mua dhe do të çmallej sado pak me fshatin ku lindi dhe u rrit.Ndoshta do mallosej edhe më shumë.Mallin e mërgimtarëve e kupton vetëm ai që e ka provuar emigracionin… I rilexova këto rrjeshta të Fuatit dhe e falenderova. Fuati tok me Agronin dhe një mikun e tyre pozojnë para lisit të ri që është mbjellë aty ku ka qënë lisi shekullor qe u dogj para disa viteve nga rrufeja.Dhe sinicari poet dhe kineast i kushton disa rrjesha Lisit. Dhe jo pa shkak. Ai ishte lexuesi i parë i librit tim “Lis në shkëmb” E ka lexuar me vëmendje sepse bëri edhe parathënien e librit.Atë lisin e vjetër shekullor ai për herë të parë e fiksoi në memorje kur pa filmin “ I teti në bronx” Atëhere unë i thashë Fuatit që disa episode të filmit janë xhiruar në fshatin tim, Floq. Mbi murin rrethues të lisit hipi aktori Piro Mani që luante rolin e Sali Protopapës duke u folur fshatatëve që kishte përballë. Fshatarët dëgjonin me qesëndi aty pranë kavaletave me kashtë gruri derisa njëri prej tyre rolin e të cilit e luante aktori Kadri Roshi i tregoi prapanicën Sali Protopapës dhe gjermanëve nazistë aty pranë.


ree

Sapo m’u kujtua se Fuatit i kishte bëre përshtypje fjala e babait të heroit, bustin e të cilit e vendosën në qendër të fshatit. Pas ceremonisë së rastit, nëna e heroit i tha të shoqit dëshirën e saj për ta marë bustin në shtëpi ndërsa ky i tha:Jo,jo. Djali do qëndrojë në mes të fshatit sepse ai është hero dhe i përket të gjithëve. Fuati i pa të trija lagjet e Floqit. Iu kujtua,ndoshta libri Lis në shkëmb dhe i shkoi mendja se ky fshat u bë i njohur për shqiptarët në fillim përmes letërsisë e më vonë me shkencën bujqësore.Iu kujtua mysafirit Nica e Naqos nga Floqi, heroina kryesore e romanit “Për mbrojtjen e Atdheut” të shkrimtarit Foqion Postoli .Shumë episode të veprimtarisë së Nicës Fuati i ka lexuar në librin Lis në shkëmb. Më vonë Floqi u bë i njohur për shqiptarët përmes bimës “Misri i Floqit.” Të tregosh historinë e këtij fshati duhen netë të tëra dimri por Fuatit nuk mund t’l dilte nga mendja Kristo Floqi që gjeti rrastin dhe e përmend nga fundi i shënimeve të tij.Unë si floqar që jam po them ca fjalë që më duket se i do momenti i këtij shkrimi. Kristo Floqi dhe vëllai i tij Thanas Floqi, 12 vjet më i vogël se Kristoja, janë figura madhore me origjinë nga fshati Floq. Kristoja ishte një nga themeluesit e shoqërisë VATRA në Boston në vitin 1912. Vëllai i tij, Thanasi, ishte një nga firmëtarët e aktit historik të shpalljes se pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor të vitit 1912.Bashkëshortja e Kristos ishte motra e Marigo Pozios që u bë e famëshme sepse qëndisi me duart e veta Flamurin qe ngriti në ballkon Ismail Qemali, babai i kombit shqiptar. Kam lexuar para tre muajve Autobiografinë e Kristoi Flpqit.Ai thotë se vinte për pushime me familjen edhe në Floq. Kishte të drejtë sepse veç genit të origjinës që e thërriste, në atë fshat të tërheq edhe ajri i pastër që filtroher nga bredhat e borigat e Skërkës poshtë Malit të Bardhe e nga Groshtat.Ajri i pastër dhe uji i ftohtë të shtojnë jetën ashtu si në Sinicën e Fuatit… Po vazhdoj edhe pak me ato ç’ka shkruan Fuati….Takuam fshatarë në Floq, shkëmbyem ca fjalë me ta, shkrepëm ca fotografi, pimë ujë të ftohtë te Çezma e Madhe etj.Mbrëmja na gjeti në sofrën e shtruar me gjith të mirat në shtëpinë e Agronit, përgatitur nga bashkëshortja e tij, nëna dhe motra.Rakia dhe vera e bërë nga i zoti i shtëpisë dhe dollitë e njëra pas tjetrës na i ndezën shpirtin. Kënga dhe vallja ishin pjesë e gëzimit tonë. Kaluan disa orë pa u ndjerë.Fotografitë e bëra shprehin vetëm një pjesë të vogël të asaj mbrëmje të paharruar në fshatin e Kristo Floqit. të poetit të ndjerë Ziko Kapurani,të…. Fuati nuk mund të shkruante më tej për persona të tjerë që i bëjnë nder fshatit sepse ruajti masën e kapacitetit të një mesazhi. Por ja, po e mar unë fjalën si mbyllje të këtyre shënimeve të mia që u nakatosën me fjalët e Fuatit i cili përmend disa krijues letrarë floqare. unë do përmend edhe Haxhi Dikollin por edhe Skëndi Shahinlli që i thur vargje malli Floqit. Mirpo fshatin e lezetojnë të gjithë intelektualët e vet në të gjitha fushat e jetës. Në këtë pikë unë ndruhem shumë të përmend emra sepse janë të shumtë intelektualët e Floqit dhe shumë do më zemërohen nëse i lexojnë këto shënime. Do mundohem të shënoj disa prej tyre Në fushën e arësimit Zotin Ahmet Lika, në inxhineri arkitektin e talentuar Agron Ali Hasankolli,në Veterinari doktorin e shkencave Nevrus Lika, në biznes Myrteza Dikolli,Agron Bajram Hasankolli, Drini Dikollin nuk mund të rri pa e përmendur sepse unë jam pagëzuesi duke i vene emrin ESHKA lokalit të tij në Tiranë. Në diasporë të ndjerin daiun tim Teki Ramadani që ka qënë Kryetar i shoqërisë patriotike SKËNDERBEU për shqiptarët e Argjentinës. Nuk mar përsipër të përmend emra të shumtë të suksesëshëm si oficere në polici apo në ushtri veçse do të vecoj Rushan Beun mik shtëpie dikur me Qemal Ataturkun e famshëm Qershinë mbi tortë e kam për të gjithë floqarët kudo që ndodhen sepse ata e bëjnë jetën të farfurijë me djersën b image image e ballit. Dhe në fund falenderoj Fuat Memellin që u bë sebep i këtij shkrimi nga ana ime

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page