top of page

Fritz RADOVANI: TEK  KAFJA  E  MADHE N’SHKODER








A Ju kujtohet kjo kafe në qender të qytetit t’ Shkodres ? – Sigurisht, po!

Ju drejtova këte pyetje per me pa se a jeni Shkodranë apo jo?

Sa shumë kujtime ruejnë këto pllaka derisa mërrinë tek njena tavolinë!

E cilin me kujtue ma perpara?! Sejcila dritare të ndriçon një Portret...

E sa mandej, vazhdojnë rrugen e tyne nen blij në Fushen e Çelës?!

Por, jo pa i sjellë sytë ndoshta edhe krejtë pa u kujtue nga Kafja e Madhe!

E nder kujtimet e një oborri të rrethuem me dy rrypa betoni, ku lakojnë mbi to disa hekura të lidhun njenimetjetrin, mendja fluturon tek dera nen balkonin që fton: ”Eja, urdhnoni, bujrum per një kafe Tarrnake!”

E pa u kujtue njeriu merr drejtimin kah dera nen mustakët e Idromenos.

Atëherë, tingujt’ e bukur të muzikës së orkestres së Kafes, të joshin me rikujtue nder ata çaste portretet e muzikantave Palok Kurti, Frano Ndoja e deri tek breznitë e reja që, me veglat e tyne muzikore kanë lanë n’ ato kande e skuta t’ atyne mureve notat e perjetëshme të muzikës Shkodrane që, asnjëherë nuk harrohen as prej kalimtarve t’ asaj Pjace shekullore...

E asnjeni as nuk di me diftue se prej kah vazhdojnë me i ardhë ata tinguj!

E bukuria sapo ka fillue perballë rrumbullaksisë s’ atij banaku që asnjë Shkodranë nuk e harron asnjëherë gjithë jeten e vet: ”Kur u patme ulë aty me pi kafe apo, një gotë konjak Korçe, me një prej miqve të mij..?”

E vitet ecin sikur dikush po i merr mrapa pa u kujtue se edhe ata ikun !

Ikun e zhduken vetem tue gervishtë trunin e sejcilit që aty ka pi një kafe!

E atëditë, ndoshta, as unë e as Prenkë Jakova, nuk e kemi mendue këte?!

Jo, jo, aspak! U zhytëm nder biseda pa e kuptue aspak fundin... E mbas pak orësh u çuem e dulme sikur të nesermen do të shkojshim prap.

E pra, kjo asht jeta e të gjithve: ”Shpresojmë se neser shihemi prap!”...

Asht e vertetë se Kafja e Madhe aty asht prap! Po, as Prenka e, as unë nuk jemi askund aty afer… Por, dikund larg e aqsa nuk gjehet as me mend…

Shpesh e shikoj deren e asaj Kafe… Po, asnjëherë nuk e shof të hapun…

E ndoshta, asnjë prej Miqve të vjeter nuk shkon ma aty me pi një kafe?!

Çka mungon aty? Kafja jo! Muzika jo! Tavolinat e karrigat jo! Atëherë?!

Mungojnë vetem brrylat që dikur mështeteshin nder ato tavolina… E, dy sytë e perhershëm t’ asaj drite aq të paster që deperton thellë deri në zemer të sejcilit Shkodranë, që i uron Mikut vet: Gzim e t’mira n’Familje!

Çfarë kujtimesh dalton në trunin e çdo Shkodrani ajo daltë dashamirse!

Ah e bukra Shkoder, sa shumë të deshta gjithë jeten time!!

A çohemi tashti? – Si të duesh Mik i dashtun !! – Po çohemi Mik!

Mir’ u pafshim!..

            Melbourne, 25 Qerrshor 2024.


18 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page