TRE EPIGRAME
FRIKAMANI
S’guxon të përballet me jetën,
botën e percepton bardh e zi,
i strukur qëndron në strofën e vet,
s’guxon të thotë një fjali.
SERVILI
Si qen i pabesë,
leh dhe kafshon,
bajgë e ngjitur në lesë,
botën turbullon.
ZULLUMQARI
Zbriti nga fshati në qytet,
pronën e tjetrit e bëri të vet,
pallat ndërtoi me shumë kate,
përzuri pronarët brenda një nate.
PENDIMI
Pendimi është virtyt,
gjakun mos e turbullosh,
dhuratë e perëndisë,
në gabim t’mos shkosh.
Nëse ndodh që gabojmë,
gjumi natën nuk na zë,
haram i bëjmë të tëra,
rehat trupi nuk gjenë më.
Kur pendohesh ndjesë kërkon,
në gjum të thell shpejtë kalon,
nuk sheh ëndërra, je i qetë,
ditën bukur e përjeton
Comments