top of page

Frika

Sep 12, 2020
1 min read

Frika

Astrit Lulushi


A ka një botë përtej kësaj,

Dhe shkojmë atje kur vdesim?

Nëse Zoti ekziston

Pse gjëra të këqija ndodhin,

Padrejtësitë nuk ndëshkohen

Pronat e rrëmbyera s’kthehen?

Për t'i dhënë kuptim botës

Për të kuptuar se çfarë

Na pret e fshehur

Shpesh pyesim veten

Nëse duam ta dimë

Të gjithë të vërtetën,

A do të kishim frikë

Më pak ose më shumë?



Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page