top of page

Fran Gjoka: Sa i thjeshtë në dukje, aq  edhe i lartë e njerëzor ishte.


HOMAZH

 



Jeta është e ndërtuar e tillë, që ka nëe fillim edhe një mbarim. E gjithkush në këtë jetë, me mundësitë që i krijohen dëshiron që të bëjë gjera të tilla që të mbetën në jetë, që t'i sherbejne asaj dhe njerezve, t'i sherbejnë ecjes perpara per te miren e femijeve, niperve dhe mbesave,brezave qe vijne. Aq me teper qe kjo merr me shume vlere ne sistemin e arsimit, ne punen e bukur te mesuesise, nga ku ke nxjerre prej duarve te tua breza te tere nxenesish, qe do te vazhdojne rrugen e jetes me ritem,me dashuri per te miren dhe drejtesine dhe me deshirën qe sherbesa e tyre te jete fisnike dhe e dashur per gjithkënd. Vjen nje cast qe jeta nderpritet krejt, duke lene pas te te dashurit dhe te njohurit dhembje dhe lot,por dhe kujtime te mira dhe te paharruara. Kujtime qe mbeten nga brezi ne brez dhe kujtohen vazhdimisht, madje brezat i referohen si shembuj dhe modele sesi duhet te ecet ne jete. Keshtu, mesuesi i nderuar dhe i respektuar Gjon Gilaj, nderroi jete keto dite ne fshatin e tij te lindjes Markatomaj te Lezhes ne moshen 75-vjecare. Nje lajm qe na hidheroi pa mase, teksa e sillja ndermend emin dhe verën e tij, perkushtimin ne vite per t'i sherbyer jetes dhe brezit te ri, femijëve.

Në foto: I ndjeri Gjon Gilaj
Në foto: I ndjeri Gjon Gilaj

Gjon Gilaj – njeriut që për afro 40- vite ia kushtoi jetën dijes dhe edukimit. Gjoni nuk pati një fëmijëri e adoleshencë të lehtë, por pikërisht ato vështirësi ndërtuan karakterin e tij të fortë dhe përkushtimin ndaj shkollës dhe edukimit. Shkollimi ishte pasioni i jetës së tij – dera nga ku hapi rrugën drejt një jete me kuptim, drejt një misioni që e përqafoi me zemër e me ndërgjegje.

Që në rininë e hershme, ai dallohej si një djalë i qetë, fjalëpak, por me energji të pashtershme. Një mësues i përkushtuar, që shërbente me përulësi, dashuri e dinjitet. Zëri i tij nuk dëgjohej kurrë për keq – ishte një njeri gojëmbël, i drejtë dhe kurajoz në qëndrimet e tij. Nuk kërkoi kurrë duartrokitje apo bujë; puna e tij foli vetë dhe la gjurmë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.

Gjon Gilaj u kthye shumë shpejt në një figurë të respektuar jo vetëm në fshatin e tij të lindjes, Markatomaj, por në mbarë Lezhën e më gjerë. Ai punoi për më shumë se 40 vite në arsim, pa u lodhur, pa paragjykime, gjithmonë i afërt me nxënësit, kolegët dhe komunitetin. Nuk bëri kurrë kompromise me karakterin e tij, edhe kur përballë kishte privilegje, famë apo përfitime materiale. Deri në frymën e fundit mbeti i sinqertë me të vërtetën dhe i ashpër me padrejtësinë.

E patem prind, shok, dhe edukator-thote i vrare shpirterisht thote Elidori biri i tij. "Nuk do ta shohim me nen qiellin e kesaj bote, por kemi te skalitur porosite e tij per te qene te ndershem, punetor dhe per te kapercyer me vullnet veshtiresite familjare qe dalin". Ndersa dy vajzat e tij Ilda dhe Danjela me lot malli ne sy thone: " Jemi gjithmone krenare per babain tone, per ne vajzave ai ka qene dhe mbetet burim drite, qe na ka ndricuar qe ne femijerijne tone te hershme, udhen tone te jetes e te punes, ndaj mbetet per burim frymezimi per ne dhe nipat e mbesat qe vijne pas nesh".

Gjatë gjithë jetës së tij, ai mishëroi figurën e mësuesit të vërtetë – të përkushtuar, të ditur, të ndjeshëm dhe të përulur. Një mjeshtër i fjalës, mbrojtës i së drejtës dhe i shprehjes së lirë. Për Gjonin, misioni i mësuesisë ishte i shenjtë, dhe ai nuk dinte ç’është lodhja kur bëhej fjalë për edukimin e brezave.

Toleranca dhe bashkejetesa fetare ishin per Gjonin tipar dallues, qe bente te rrezatonte miresi me miq e shoke te shumte te tij, ne te cilin punonte e ndante me ta te miren dhe fatkeqesine njerezore. Ai mbante nje shtrirje te gjere miqesie nga te gjitha trevat Shqipetare, duke skalitur me ate portretin e nje malesori te vertete, qe rrezatonte vetem dashuri dhe fryme atdhedashurie.

Bashkë me bashkëshorten e tij Filja, , ndërtuan një familje model – për më shumë se 40 vite bashkëjetesë dinjitoze, me dashuri e harmoni, ata edukuan me vlera dhe virtyte të larta. Lumturia e tij buronte nga ngrohtësia e familjes, nga dashuria e pafund e vajzave dhe e djalit të tij, që ishin drita e syve dhe forca e tij në ditët e vështira.

Edhe pse shpresuam me gjithë zemër në shërimin e tij, sëmundja e pamëshirshme e ndau Gjonin nga jeta në mënyrë të papritur, duke lënë pas një boshllëk të madh, një dhimbje të rëndë në zemrat tona – të familjes, të fëmijëve, të motrave, nipërve e mbesave, të ish-nxënësve e kolegëve, të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin.

Sot, bashkohemi në këtë dhimbje të madhe, por njëkohësisht edhe në këtë nderim të denjë për një njeri që dha gjithçka për arsimin dhe komunitetin. Emri dhe vepra e Gjon Gila do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë si një nga figurat më të ndritura të arsimit lezhjan.

I përjetshëm qoftë kujtimi yt, mësues i paharruar! Nder e lavdi jetës dhe veprës tënde!


Shkruar nga: Fran Gjoka

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page