top of page

Fran Gjoka: Njëzetë e tre vjetori i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”

  • 4 hours ago
  • 11 min read

 

Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, me moton: “Mos pyet se çfarë bëri Dukagjini për ty, por çfarë unë bëra për Dukagjinin”, u themelua me 6 prill 2003 dhe u miratua në gjykatën e shkallës së pare -Tiranë, me vendim Nr. 666, date 13 maj 2003.

MISIONI

Duke u mbështetur në historikun e së kaluarës dhe të sotmes, duke respektuar ndjenjat dhe sakrificat e të parëve për liri e pavarësi, Dukagjini të zërë më mire vendin që meriton në Botën e qytetëruar e moderne.

Ketë mision të Shoqatës, me 11 tetor 2020, në Konferencën e VI të saj e kemi ndryshuar, si më poshtë: “Puna dhe përpjekjet që duhen bërë, krahas vijimit të njohjes së mëtejshme e promovimit të vlerave të zonës së Dukagjinit, për emancipimin shoqëror të dukagjinasve kudo janë, me objektivin që si qytetar të mirë e në bashkëpunim me njeri - tjetrin, të ecim përpara drejte standardeve evropiane”.

Gjate këtyre viteve, veprimtaritë kryesore janë:

1Janë përgatite dhe zhvilluar tetë simpoziume dhe një seminar shkencore “Dukagjini në rrjedhat e historisë”:

1.1- I pari, kushtuar 85 vjetorit të Besës së Prekalit, me teme “Kuvendet Malësore dhe koha”, mbajtur me 19 Nëntor 2004;

1.2- I dyti, kushtuar 95 vjetorit të Luftës së Qafës së Agrit, 90 vjetorit të Luftës së Planit dhe 90 vjetorit të rënies së heroit të Dukagjinit, Mehmet Shpendit, me teme “Traditat patriotike dhe liridashëse të dukagjinasve ne vitet 1890 - 1920”, mbajtur me 25 Shtator 2005;

1.3- I treti, kushtuar 100 vjetorit të lindjes, një figure të madhe të Dukagjinit dhe të Shqipërisë, At’ Jak Marleka (prof. dr. Luigj Marleka), me teme “Një misionar në Shërbim të Kombit”, mbajtur me 24 Nëntor 2006;

1.4- I katërti, kushtuar vlerave materiale dhe shpirtërore të dukagjinasve, me teme: “Kultura materiale e shpirtërore”, mbajtur me 24 Nëntor 2007.

1.5- I pesti, Seminari është zhvilluar me teme: “Drejtimet e mundshme të zhvillimit të Dukagjinit”, me 3 maj 2008.

1.6- I gjashti, kushtuar femrës dukagjinase, me teme: “Femra dukagjinase në kohe”, e mbajtur me 7 Dhjetor 2008.

1.7- I shtati, kushtuar gjakmarrjes, me temë: “Gjakmarrja retorike apo realitet”, në bashkëpunim me Komisionin Drejtësi e Paqe, me 11 dhjetor 2010

1.8- I teti, Konference përkujtimore, në kuadrin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, në bashkëpunim me shoqatën “Martin Dreshaj”, me qendër në Peje, me 21 prill 2012, në “Fshatin e Paqes”, në Shkodër

1. 9 – I nënti. Konferenca shkencore, me temë “100 vjet arsim e kulturë në Dukagjin”, me 14 tetor 2017.

2- Përgatitë dhe nxjerre çdo muaj, duke filluar nga muaji Dhjetor 2003, gazetën e shoqatës, me emrin “Dukagjini”, gjithsej 271 numra, dhe në fund të këtij muaj del numri 272.

3- Janë promovuar 91 libra të autoreve dukagjinas, që kane shkruar kryesisht dukagjinasit për Dukagjinin

4- Me grupin artistik të Dukagjinit, janë organizuar dhe mbështet nga Kryesia e Shoqatës realizimi i 12 mbrëmje arkëtuese, në kuadrin e festave të fund vitit, të Krishtlindjes dhe të vitit të Ri, dhe të Pashkëve

5- Me këngëtaret dhe krijuesit më të mire të Dukagjinit, u përgatite dhe u dha koncerti folklorik “Folk – 2007”, me rastin e Pashkëve në Teatrin “Migjeni”, me pjesëmarrjen e Artistes së Popullit – Tinka Kurti, artistit të Merituar Lazer Filipi, regjisorit dhe aktorit Bruno Shllaku, aktores Drane

Xhaje, muzikologut Bardhyl Hysa dhe koreografit Aldo Nika. Ajo u zhvillua me 7 Prill 2007.

Një koncert i tillë, i titulluar “Folk - 2008”, me 27 dhjetor 2008, “Folk-2009”, me 23 dhjetor 2009, dhe “Folk-2010” të mbështetur nga Kryesia e Shoqatës, janë dhënë në Teatrin “Migjeni”.

6- Janë hapur: Ekspozita fotografie e titulluar “Kontrast ”e fotografeve amator Luigj Shyti dhe Luigj Mila, që u hap me 10-14 maj 2007.

U përgatitë dhe u ekspozua puna e 18 piktoreve dukagjinas, e pagëzuar “Peneli Dukagjinas”, me në krye Artistin Zef Shoshi dhe Mjeshtrin Ndoc Gurashi, që u hap me 13-17 maj 2008.

7- Janë përgatitur dhe zhvilluar 25 ceremoni përkujtimore, kushtuar figurave dhe personaliteteve dukagjinas.

8- Janë botuar 2 libra të Shoqatës, me titull “Dukagjini ne rrjedhat e historisë”, 1 dhe 2. I pari përmban materialet e simpoziumit shkencor “Kuvendet malësore dhe koha” dhe “Traditat patriotike dhe liridashësve të dukagjinasve në vitet 1890–1920”, ndërsa e dyti përmban materialet e simpoziumit shkencor “Një misionar në shërbim të kombit”. 

9- Në bashkëpunim me Qendrën e Gruas “Hapat e Lehte”, në muajin Nëntor 2007 dhe 2008, kemi zhvilluar dy veprimtari, me teme “E bukur por e ndryshme”, që në thelb ishte puna që behet për integrimin e banoreve të ri, që kane ardhur nga malësitë në mjedisin qytetar në Shkodër, në lagjen “Mark Lula”.

10- Bashkëpunim me Shoqatën e Miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me qendër në Peje, me datën 3-4 tetor 2009, në Shkodër, zhvilluam një veprimtari kulturore e artistike, me teme: “Të gëzojmë së bashku”, duke përdorur sloganin: “Jemi vëllezër, qeshim dhe qajmë së bashku”.

Gjithashtu, jemi pjesëmarrës në Manifestimin “Zëri i Vëllazërimit-2010”, në kuadrin e 10 vjetorit të Shoqatës së miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me datën 24-25 prill 2010; në Peje-Istog dhe Deçan; në manifestimin “Zëri i Vëllazërimit-2011”, në kuadrin e 100 vjetorit të fillimit të kryengritjes anti-osmane dhe ngritjes së Flamurit në Deçiç, me 6 prill 1911, me datën 16-17 prill 2011 në Prizren, Deçan dhe në Istog; në kuadrin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë me 21-24 prill 2012, në Shkodër, në Peje, në Kline, në Istog dhe në Deçan; me datën 24-25 prill 2013, me datën 25-26 prill 2014, me datën 12-13 prill 2015, me datën 28–30 prill 2016, me 28 prill 2017, në Shkodër, Tuz, Istog, në Luginën e Rugovës e në Peje; në kuadër të 550 vjetorit te vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, të cilësuar nga strukturat qeverisëse si “Viti Mbarëkombëtar i heroit”, me datë 6-10 Prill 2018 u zhvillua manifestimi tradicional “Zëri i vëllazërisë - 2018” ; me datën 11 nëntor 2018,  u organizua veprimtarisë kulturore, në kuadrin e vitit të Gjergj Kastriotit, me teme: “100 vjetori i Komitetit për mbrojtje e Kosovës dhe festave të Nëntorit, në shenjë respekti dhe kujtimi për të gjithë mësimdhënësit e brezave, me qellim që ne të shkruajmë dhe të flasim shqip (një nderim i veçante për mësimdhënësit e viteve 90-të, që me sakrifica të mëdha i dolën balle për balle okupatorit serb dhe nuk lejuan mbylljen e vatrave mësimore),  dhe me 12 prill 2019 në Pejë; në Manifestimin – 2020, në Pejë, me 11 prill 2021; në Manifestimin – 2022, në Peje, me 15 prill 2022; në Manifestimin – 2023, në Peje, me 25 prill 2023 dhe në Manifestimin – 2024, në Istog, me 23 prill 2024 dhe me 19 prill 2026, në Deçan.

11. Pjesëmarrës në veprimtarinë e “DITËS së PLISIT” në Kline, me 28 tetor 2015, në Vushtrri - Galice, me 28 tetor 2017, me datën 30 qershor 2018, në fshatin Uçë, të komunës së Istogut dhe me 27 tetor 2018 në përvjetorin e peste të Ditës së Plisit në Kosove; me 26 tetor 2019, në Prekaz të komunës Skenderaj, në veprimtarinë e VI të Ditës së Plisit; në vitin 2021, në Boletin; në vtin 2022, në Deçan, në vitin 2024, në komunën Drenas, Gjergjice, në kullën e Shaban Shalës.

Gjithashtu, me 31 gusht 2025, morëm pjesë në veprimtarinë “Dita e Plisit të Bardhë”, të organizuar nga Shoqata “Bytyçi”, në Kështjellën e Krujës, nga u nis propozimi për në UNESCO, për Pisin e Bardhë, simbol Kombëtar, i identitetit të Kombit tonë si dhe për ketë Plis kemi propozuar një ditë Kombëtare

12- Morëm pjese në 10 vjetorin e Lumnimit të Nënë Terezës, në Tuz, me 10 tetor 2013 dhe kemi marre pjese në çdo 1 maj, në datën e hapjes së Muzeut “Ivezaj”.

13- Në bashkëpunim me Fototekën “Marubi”, me datën 15 shkurt 2014, hapen ekspozitën “Shan Pici-1938”, i cili ka qenë fotograf i pasionuar pas natyrës dhe nga 110 fotografi që u ekspozuan, 83 foto ishin nga natyra e Dukagjinit.

14- Me datën 17 maj 2014, promovuam dokumentarin “Misteri i një Kreshti”, të autorit Mhill Vata.

15- Me datën 15 korrik 2015, përkujtimi i 100 vjetorit i të rënëve në përballjen e Madhe të Dukagjinit, me ushtrinë Malazeze, në fshatin Plan, të krahinës së Pultit.

16- Me datën 16 korrik 2015, u bë përurimi i monumentit të atdhetarit Mehmet Shpendi dhe dorëzimi i urdhrit “Nderi i Kombit”

17- Me datën 15 tetor 2015, u bë përurimi i monumentit të albanologut Martin Camaj – Nderi i Kombit dhe në bashkëpunim me Senatin Demokristian, u zhvillua një simpozium shkencor, në kuadrin e 90 vjetorit të lindjes së tij, në të cilin ligjëruan nga gjithë hapësirat shqiptare.

18- Morëm pjese në Manifestimin Letrar “Ora e maleve”, në Rozhaja, me 26 nëntor 2016.

19- Morëm pjesë në Konkursin letrar mbarëkombëtar të poezisë e organizuar nga Klubi Letrar “Podguri”, në Istog, me 3 – 4 dhjetor 2016.

20- Me datën 23 mars 2917, në mjediset e Presidencës, u zhvillua ceremonia nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, në të cilën na u dorëzuar dekorata e larte, Urdhri “Nderi i Kombit”, për zonën e Dukagjinit.

Gjithashtu në ketë ceremoni u dorëzua urdhri “Nderi i Kombit”, për profesor Kole Prelen-deputetin e parë të Dukagjinit, dale nga zgjedhjet e vitit 1945, pushkatuar në vitin 1948; si dhe u dorëzua titulli “Mjeshtri i Madh”, për poetin Frederik Rreshpen.

21- Me nismën e Kryesisë së Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, me datën 27 Qershor 2018 në ambientet e Presidencës, dekorohet Monsinjor Angelo Masafra, me urdhrin “Nenë Tereza” nga Presidenti i Republikës z. Ilir Meta,

22- Me datën 15 shkurt 2020, zhvilluam veprimtarinë, me temë “Tre të shoshjanët”, kushtuar promovimit të librit me të njëjtin titull, të autorit Atë Danile Gjeçit.

23- Me datën 29 shkurt 2020, zhvilluam veprimtarinë, me temë “Lufta kundër kriminalitetit, në veçanti në atë të drogës, kërkon mobilizim nga të gjithë e jo vetëm nga policia”, në bashkëpunim me Policinë dhe strukturat e pushtetit vendore.

24- Me datën 8 mars 2020, zhvilluam veprimtarinë, me temë “7 e 8 Marsi”, në Tiranë

25- Me datën 11 prill 2021, në mjediset e Bar-Restorant “TRADITA”, Kryesia e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini” organizoi veprimtarinë përkujtimore, me temë: “80-vjetori i Luftës së Gurit të Kuq, me ushtrinë Serbe”, që është zhvilluar në muajin prill 1941, kryesisht në krahinën e Shoshit, si dhe 85 vjetori i kësaj Lufte të Gurit të Kuq, me 11 prill 2026.

Për ketë lufte nga studiuesi Prele Milani, është botuar libri me titull “Një lufte e Çuditshme”.

26-  Me datën 12 qershor 2021 morëm pjesë në konferencën përkujtimore të 110 vjetorit të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Deçiç dhe të 22 vjetorit të Çlirimit të Kosovës, të organizuar nga Shoqata e Miqësisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, në Rugovë, “Rugova-Kamp”.

27- Me datën 26 qershor 2021 morëm pjesë në veprimtarinë e VIII të Ditës së Plisit, të organizuar nga katërshja e zakonshme, shkrimtari Prende Buzhala, piktori Idriz Berisha-Xhixhi e Gjon Gjergjaj-Poet e skulptor, me në krye aktorin Ismet Krasniqi-Lala, në fshatin Stankaj të Rugovës. Në ketë veprimtari, me propozim të Ismetit dhe me vendim nr. 261, datë 23 qershor 2021, u nderuan me titullin “Mirënjohja e Shoqatës Atdhetare Dukagjini”, Prof. Dr. Zymer U. Neziri dhe doktor Frrok Kristaj; u nderua me titullin “Mirënjohja Mehmet Shpendi” dëshmori avokat Bajram Kelmendit, pas vdekjes, dhe me titullin “Mirënjohja Martin Camaj” u nderua profesor Tahir Bezhani, doktor Sejdi Berisha dhe poeti Gjon Gjergjaj.

28- Me datën 4 shtator 2021, në bibliotekën “Luigj Gurakuqi”, u organizua dhe u paraqit libri, me titull “Kujtimet e një ushtaraku” (45 vite jetë ushtarake), me autor Kolonelin në pension, Ndue Sanaj.

29- Me datën 27 shtator 2021, morëm pjesë, me kryetarin e këshillit të shoqatës, avokatin Agim Martini (Gila) në inaugurimin e monumentit të Shenjëtares Nënë Tereza, në afërsi të qafës së Thanës, fshati Sumë, të krahinës së Pultit.

30- Me 24 tetor 2021, me Prele Milanin, Aleks Dushin, Luigj Milen e Lulash Brigjen, morëm pjesë në veprimtarinë e Festës së Gështenjës të krahinës së Shllakut, që u zhvillua në fshatin Ukbibaj.

31- Me 30 tetor 2021  morëm pjesë në Zym të Hasit, në kuadrin e 50 vjetorit të “Takimeve të Gjeçovit”, dhe këtij grupi, “Takimet e Gjeçovit” ju dha  titulli i nderit “Mirënjohja Martin Camaj”, me nr. 262, datë 27 tetor 2021.

32- Me datën 7 nëntor 2021, u organizua paraqitja e librit novele, me titullin “Marash Tuci, ndorja shqiptare”, të autorit tashmë të mirënjohur Prele Milani.

33- Me datën 17 nëntor 2021, me Shoqatën kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”, në bashkëpunim me Konsullatën e Austrisë të Nderit në Shkodër, në mjediset e bibliotekës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua ceremonia “Përkujtimore kushtuar atdhetarit e luftëtarit malësor nga Gruda e Malësisë së Madhe, trimit fisnik Zef Prele Marashi”, sipas librit me titull “Malësore të rritur në kullat e gurit”, të autorit profesor Gjon Frani Ivezaj,  dhe me titullin e nderit “Mirënjohja Mehmet Shpendi” u nderua atdhetarit e luftëtarit Zef Prele Marashi, pas vdekjes, me nr. 263, date 13 / 11 / 2021.

34- Me datën 18 dhjetor 2021, morëm pjesë në veprimtarinë përkujtimore të atdhetarit e luftëtarit Demë Ali Pozharit e tribunëve të tjerë të kombit: Sali Rama, Mehmet Gradica dhe Bilall Dreshaj, në komunën e Deçanit. Me ketë rast, për Demë Ali Pozharin, djalit të tij, Ibrahimit, ju dorëzuar titulli i “Mirënjohjes Mehmet Shpendi”, me vendim nr. 264, datë 13 dhjetor 2021.

35- Me datën 13 mars 2022, organizuam dhe zhvilluam veprimtarinë me temë: “Shkollimi e edukimi janë çelësi i emancipimit të shoqërisë sonë”, kushtuar nxënësve të klasës IX dukagjinas, ose me origjinë dukagjinas, që janë ekselent, të cilët u nderuan me titullin “Mirënjohja mësuese Kushë Micja”

Me rastin e 21 vjetorit të themelimit të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, u zhvillua veprimtaria kushtuar nxënësve dukagjinas ekselent, maturante, me 23 maj 2024. Me 14 shtator 2024, në kuadrin e fillimit të vitit shkollor 2024-2025, me mësuesit u zhvillua veprimtaria, me teme “Misioni i mësuesit” dhe në ketë rast, disa nga mësuesit u nderuan me titullin “Mirënjohje mësuese Kushë Micja”,

36- Me datën 21 maj 2022, ishim pjesëmarrës në veprimtarinë “Ora e zërit”, në Pejë, në të cilën u ligjëruan poezi nga krijuesit e tyre, nga Maqedonia  Veriut, Kosova Lindore, Mali i Zi, Tirana, Shkodra e të tjerë. Në ketë veprimtari letrare u promovua libri, me titull “Dukagjini-2012” të autorit Luigj Shyti dhe Zef Lulash Sokoli.

37-  Në muajin nëntor 2024 promovuam librin-roman, me titull “Bukuria e Kristinës”, me autor Engjëll Gazhdaj dhe librin monografi, me titull “Shqiponjat e Ballkaniadës – 1946”, i pari libër për ketë ngjaje madhore kombëtare, me autor Prele Milani, shkrimtari i vitit 2021, për qarkun e Shkodrës.

38-Me datën 19 tetor 2025, në mjediset e bibliotekës “Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim me Rektorin e Universitetit Prof. Dr. Tonin Gjuraj, u zhvillua promovimi 7 lirave, me autor Luigj Shytin, ish Sekretarin e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini” dhe Redaktori i gazetës “Dukagjini”, në kuadrin e Një vjetorit të ndarës së tij nga jeta, i cili nga Këshilli i Qarkut Shkodër, u nderuar me titullin “Certifikatë Mirënjohje”, pas vdekjes.

39- Me datën 7 dhjetor 2025, në bashkëpunim me bibliotekën “Marin Barleti” u promovua libri – novele”, me titull “Njomza”, autorit Prrele Milani.

40- Me datën 13 dhjetor 2025, në bashkëpunim me bibliotekën “Marin Barleti” u promovua libri, me titull “Misionari në Shqipëri, në fushën e betejës”, te P. Libardi Cav. Camillo O. M., përkthyer nga dr. Mark Palnikaj,

***

Jemi themelues të Klubit Shqiptar të Medias, me qendër në Tiranë; të Grupit Lokal të Veprimit “Bjeshkët e Namuna” dhe të Grupimit “Aleanca për Jetën”, me qendër në Shkodër.

***

Në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, jemi duke punuar, për përkujtimin e 167 vjetorin e hapjes së “Shkollës Kushë Micja” e hapur në muajin gusht 1859 dhe me ketë rast do të inaugurohet vendosja e pllakës përkujtimore, në rrugicën ku ka pas shtëpinë Kushë Micja, e cila ishte dhe godina e kësaj shkolle për 45 vite me radhe.

Në bashkëpunim dhe me miratim nga Këshilli i Qarkut Shkodër, po vijon puna për të dhanë  statusin e Dëshmorit 163 luftëtareve Dukagjinas, që kane dhanë jetën në luftën për Pavarësinë e Shqipërisë e për mbrojtjen e Lirisë.

Gjate kësaj periudhe kemi arrite të dekorohen:

1) Me urdhrin “Nderi i Kombit”:

*Zona e Dukagjinit;

*Albanologu Martin Camaj,

*Piktori Lin Delija,

*Atdhetari Mehmet Shpendi,

*Profesor Kole Prelen-deputetin e parë të Dukagjinit,

2)Me urdhrin “Nenë Tereza”:

*Monsinjor Angelo Massafro”;

3)Me titullin “Mjeshtër i Madh”:

*Poeti Frederik Rreshpja,

*Rapsodi Mhill Çun Gjonaj,

*Këngëtarja e aktorja Rita Ndoci

*Mundësi Agostin Mhilli,

*Biznesmeni Gjon Dukgilaj.

*Dom Preke Ndrevashaj, me titullin “Kalorësi Gjergj Kastrioti - Skënderbeu”.

Kemi disa figura të nderuar me tituj nderi “Krenaria e Qarkut Shkodër”; z. Gjergj Leqejza, z. Luigj Mila e biznesmen në Miçigan të SHBA Ndue Ftoni dhe “Certifikate Mirënjohja e Qarkut Shkodër, Luigj Shyti, pas vdekjes; “Qytetar Nderi i qytetit Shkodër”, albanologu Martin Camaj – Nderi i Kombit  e Artisitn e Popullit, Pjeter Gjoka dhe “Mirënjohja e qytetit Shkodër”, futbollisti Dode Tahiri, z. Ndue Sanaj e z. Lin Guri

 Nga 38 Martirët, që u lumturuan dhe u dekoruan nga Presidenti i Republikës, zoti Bujar Nishani, me dekoratën e larte “Flamuri Kombëtar”, nëntë prej tyre janë dukagjinas, çka na bën të ndjehemi ende më krenar, për zonën tonë, zonën e Dukagjinit.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page