top of page

Fragment nga tregim-romani ,,Profesori vajti pa lamtumirë"


Fragment nga tregim-romani ,,Profesori vajti pa lamtumirë" në proces shtypjeje:

“A…po…po…” dhe, meqë kishte në kujtesë vargje të panumërta satirike, lirike e epike, nisi, tashmë i ushtruar për këte, recitimin të një vargu komik që ishte gjetur në ate formë nga endja goje´n´ gojë:

“ Ardhi mraz nga i egër veri ngriu prrocka e liqeni                                                               

 Plaku ka këmbët dëborë po do ia ngroh Gjyle e gjorë”

“ Mos janë këto vargje të mëhallës suaj kur gjysh dridharak Juaji morri Nazuqën e re e të bukur për nuse” pyeti Malo, sakaqë Salo ia tha se i kishte dëgjuar në fshatin Pllanajë në një dasme buçitëse. “ Nuk dij nëse dëgjohej më shumë kënga a krisme armësh po, ja se i dëgjova”

“ E po aty keni rrënjet. Aty dhe një gjysh Juaji u pasurua. Nga një orgji seksi që bënin kokoshët me pulat” ia tha Salo sa për ngacmim.

“Do e them një varg të dëgjuar për te kur ishte në jetë: Një pulë e trishtë ecën në oborr e hidhëruar, kokën e mba poshtë Zotëri Nasufi është një kokosh horr Hanken pallon mbi kashtë”

Hë, si ju duket kjo?”

“E përkryer! Po ka në te një tepri. Kam dëgjuar se z. Nasufi ishte një shpezëtarë i zoti e jo një personazh i imagjinuar. Ai kishte bërë një ekonomi të bëshme falë llojit të shpezëve-sidomos pulave shqerake- që kishte importuar nga Panonia. Rraca të shkëlqyera. Më shumë bënin ato ve, se viti që kishte ditë. Kam dëgjuar dhe për Hankën që ishte zdirgjur nga qyteza Pishanak. Një çupëlinë që jipej për vajzë, e gufueshme nga krahrori me një qeshje të bukur shumë ngacmuese. Me tamam sikur qyteza nga kishte ardhë. E pranojë në pronën e vetë z. Nasufi dhe e trajtojë më shumë skofi. Ajo, e braktisur nga prindërit e varfër, akoma pa kaluar pragun e miturisë, kishte marrë një rrugëtim pacak, sikur symbylltazi, dhe hap pas hapi është gjetur tek derë e z.Nasufit. Tek iu duk, ai, sa e shikojë, zuri merak në te, se ai ishte jo vetëm i kamur, po me ata mustakët që kishte, syt e zi dhe një fytyr që rrezonte nderin e kujdesin po dhe i bukur ishte, e saktë më i moshur se Hanka, por ajo e zuri në merak. Thohet se, tek bënte punët e ditës duke kaluar mu para këmbëve të z.Nasufit që duke pirë duhan me çibuk, rrinte në hajat ulur mbi stol dhe e soditte, vishej ashtu që me rrumbullakinë e vitheve, të krahërorit që përmes një jelekut që rinte bukur mbi një këmishë të bardhë, theksonte thimthat dhe me shikimin që kishte, të guduliste ashkun e tij. Po dhe ai, njeri me nam e krenar, hipte mbi çardakun, dhe nga një qoshk i tij, shikonte plotë marraz çupulinën. Në një çast ra në grackën që ia bëri instikti i një miturakeje. Bëri dashuri ca kohë dhe u martua me te…”

22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page