top of page

Foltorja dhe Komentariati




„Foltorja“ është keqkuptuar gjithmonë nga komentariati. Lëvizja e zgjimit demokratik, që nga dita e parë, është keqinterpretuar nga Ndjekësit dhe Kundërshtuesit, si produkt i dezinformimit, nostalgjisë së gabuar dhe dualizimit. Por disa anëtarë të hershëm e të rrinj të PD-së, si mbështetës kryesorë të Foltores, gjithnjë në të djathtë gjithashtu nuk arritën të kuptonin se në çfarë lloj politike do të çonte një lëvizje e tillë. Ata kishin shpresuar se Foltorja do të çonte në mendim më të lirë, efekte demokratike më të lira, angazhim, gjithëpërfshirje, votë demokratike dhe derregullim i çrregullimeve të mëdha uzurpuese në vite. Në vend të kësaj, përkrahësve të Lulzim Bashës u është dashur të adoptojnë një qasje heshtanake, anashkaluese, diku e dukshme dhe e padukshhme ndërhyrëse dhe të rrisin efektet politiko-publike në përpjekje për të kënaqur besuesit e tyre të rinj të "Çadrës enigmatike" që mbështesin ikjen e plotë të ish-liderit të PD-së, Sali Berisha. Foltorja, mbi të gjitha, ka detyruar një zgjim, dhe një riorganizim më të madh të partisë politike që solli Pluralizmin dhe që udhëheqi dhe ta udhëheq dhe Opozitarizmin e sotëm. Pra, çfarë duhet të bëjmë për këtë? Dhe çfarë vjen më pas?

Ka dy paradokse. E para është se Foltorja, ashtu si dikur në fakt me lëvizjen e saj, Zonja e Hekurt, Margarita Thatcher, revolucionarizoi politikën demokratike në një mënyrë që ajo nuk e priste. E dyta është se pritësit e heshtur dhe ata të zëshëm në debat ende mbështesin skepticizmin, sepse mendojnë se mbështetja e padukshme ishte ‘socialiste’. Të Tjerët, duan që Shqipëria të mbetet ende peng i një diskursi politik pa krye. Por në fakt, Foltorja ka bërë krejt të kundërtën, sepse ka ringjallur diskursin e komunitetit kombëtar, edhe pse komentariati ende rrëmon në sponsor e në diktat nga jashtë. Ajo e ka shkundur dhe e ka zhvendosur pushtetin politik në lëvizjen e (pa)pritur nga jugu në veri dhe e ka zhvendosur atë edhe në qytetet dominuese, ish-Socialiste.

Një nga gjërat e preferuara në lidhje me Foltoren, është se ka hedhur poshtë kaq shumë paragjykime, që mbahen ende si mister nga disa pjesë të klasës politike. Nuk është më sikurse thuhej, se ishte thjesht për tekat e Berishës, apo për të mbrojtur vetveten, ideja se ishte një goditje me thikë nga pas shpine për inatin personal, dhe as për të krijuar PD-mbi-PD, as për të heshtur për atë projekt çadrist, nuk është më një fantazi. Foltorja po bën zgjimin. Duhet mirëkuptuar! Është demokratike. Është e hapur dhe gjithëpërfshirëse. Ka kaq shumë pjesë të Murit të Kuq, që duhet shkundur, sa nuk është thjesht vetëm tek votimi. Foltorja është shumë e qartë si një përpjekje për të rivendosur elementet e shkatërruara të solidaritetit. Për të rivendosur idenë se Opozita ka njëfarë përgjegjësie ndaj të gjithëve, veçanërisht ndaj demokratëve të lënë pas. Dhe për të rivendosur idenë se duhet të ketë demokraci dhe në parti, duket të ketë opozitarizëm, investime, kontroll mbi atë investim dhe kontroll mbi fatin kombëtar të marë në dorë nga një grup thuajse monopartiak në vitet e fundit. Mënyra në të cilën Foltorja shkatërron iluzionet e brigadës uzurpatore dhe prapaskenike është në fakt shumë pozitive, apo jo?

51 views1 comment

1 Comment


fahri dahri
fahri dahri
Nov 18, 2021

Si ndjekës i pa anshëm i politikës shqiptare, ky artikull editorial është vërtet i goditur, shumë i qartë dhe tregon se vjen një kohë që zbulon antidemokracinë e antidemokratët, të cilët deri dje kishin uzurpuar keqas parimet demokratike. Një kolpo e ardhur nga "qielli", e/jo parashikuar, shkundi me rrënjë e dhëmballë të gjithë partiakët dhe jo vetëm ata, të cilët, kuptuan se sado të mashtrojnë apo të demagojnë, nuk e ndalin dot ecurinë natyrore të kombit shqiptar drejt vendosjes së demokracisë. Sepse demokracia është në dejet e tij, jo sot, por që në fillesë. Kush të dojë le të analizojë "shpirtin dhe zemrën" e këtij kombi. Asnjë ndodhi, asnjë veprim ndërshekullor nuk ka ndodhur kundër demokracisë.

Është vetë ndjenja popullore…


Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page