top of page

FLLAD PRANVEROR


FLLAD PRANVEROR (cikël me poezi) Nga Përparim Hysi 1. Kthimi nga mikja Po kthehem tani nga mikja,më duket se jam dragua Më fali çdo gjë shpirtja,hajde më dil para mua. Kam aq gaz sa mend po këndoj,se aq jam i lumtur Pranverë është dhe dashuroj,a ka ndjenjë më të bukur? Dua të flas dhe me drurët e rrugës,se dhe ato i kam xhan Një bohem që gjeta mes udhës, i thashë:-Më je balsam! SE jam bërë zog e fluturoj,s'mbahem ffare nga gazi Nuk kam turp që dashuroj, më "tërboi", o miq,marsi. 2.Një syzezë më shkoi tek këmba Një syzezë më shkoi tek këmba, Bëri sikur nuk më pa!!! Po mua pse m'u drodh zëmra? Si t'më gjej "hata". SE më kish një trup fidan Bërë me"porosi" Trrak më bërë imixhan, Eh, se ç'bukuri! Ndaj me sy atë e ndjek Se aq më pëlqeu Dua patjetër që ta "pjekë" Syzezë,të lutem ktheu! Por s'ma "vërshëlleu" fare Sikur s'qeshë aty Mendja mbeti në alarme Se jam pleqëri. 3.Si PERËNDESHË e zemëruar Si PERNDESHË e zemëruar,po më rri me kokëmënjanë Por ç'të gjeti,o syskruar, me kë e ke"mazaranë"? Pse s'më hahen "kumbullat" mua?Mos më merr për frikacak! Të më marrë dreqi mua,jam si mi i zënë në çarg. Zë e bëj "indiferentin",sikur s'kam sy në ballë A të ma lexoje"qejfin",jam"kail" të"ha" të gjallë. Tjetër gjë është dëshira dhe krejt tjetër është mundësia Hiqem me "dyfytyra" se më pengon"magjia". Pse s'i do"qorri"sytë (aq shumë,moj ,unë të dua) Por një tjetër ka"tapitë",këto"tapi" më pengojnë mua. Dhe nuk luaj me"dyporta",se kam erz dhe kam nder. Moj e mira sa bota,për ty shkoj dhe në esfel! 4.Trëndafili Ah,ai trëndafil i freskët që më erdhi nga ti si "qerasje" Më bën sa të prekshëm,aq më vë dhe në ngasje. Peshqeshet i do dhe mbreti,si mos i pëqej unë? U mbulova,o mike,nga shendi dhe më zuri me shkumë. M'u kthye koha e kaherëshme dhe zemra zu të më hidhet Moj mike që je aq e gjendshme,nuk di pse goja më"lidhet" Më"lidhet",sikur kam bërë faj,sa mbyllur më rri goja Trendafil,nuk e kam fare kollaj,sikur më mbuloi boja. Kapem pas trendafilit që ti më bëre dhuratë Marr "huqet" e bandillit dhe vetes i them:-Mjaft! Çdo gjë ka një kufi, "dhurata" ka gojë e flet Më prit,o mike ti,se ç'bëjmë,e dimë vet. 5.TI Ti nuk e di sesa e shtrenjtë je për mua Ti nuk e di(eh,si mund ta dish?) Eh,se sa kohë kam që të dua Dhe zemra që më dridhet,çuditërisht! Kam kaq kohë që gjumë nuk fle i qetë Bjerë në një krah e ktheu në krahun tjetër Me ty më bëhet sikur zë retë, Sado që jam burrë i vjetër. Por ti a e shikon vallë? Se nga sytë sikur lëshon shkëndija Me sy,mes nesh,shkëmbejmë mall Është bekim dashuria. 6.Pak nga e shkuara Ika mora prrallën Takova gushëbardhën Me të nxora mallën Që e kisha ruajtur Fshehur e kam mbajtur Det me mall kam zbrazur 7. Sa... SA një"iskër" po ndizej, Papritur unë ika SE çfarë po"ngjzej" KJo dukej si drita. Tek rri e mendohem, Këtu në mërgim Sado që ligështohem, Meritoj "dënim" SE dukej ashiqare, Se ç'zjarr po ndiznim Ti s'ke faj fare Mbi vete marr "dënimin". 8. Unë di mirë... Unë di mirë të "nanuris" Kam përvojë prej"veterani" Ato punë di t'i ujdis Jam ashik dhe jam jarani. Do të bindesh vet pastaj Kur të shkëmbejmë"kredencialet" Do të thuash:-Ja "ustaj" Që aq mirë i "qan" hallet... 9. Çast Ti u ndere,e tëra "gollomesh" Më tepër ç'do bëje se kaq? Unë ka kohë që marr vesh Ndaj të"gdhënda" paq Shkel e shko nuk "punoj" Ta kam thënë që kaherë Dhe aspak nuk"shpejtoj" Më solle "pranverë" Në këtë pranverë. 10. Përpara një të BUKURE! Hiç nuk më vjen turp që përkulem para teje Turpi si meskinitet i paskrupull Të shoh dhe më ndizet gjaku ndër deje Të falem,përkulem para teje,se je e bukur! Tiranë,8 prill 2023


14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page