top of page

Fletorja është e bardhë për 7-8 mars


Duke thirrur Zotin…për 7 Mars

Nga Fatmir Terziu


Shkollari im është ende udhës

ka mbi tri dekada në autobus

duke hapur Abetaren mbeti rrugës

shkollat kanë vetëm një (re)kurs (!)


Nuk mund ta kapin atë sonte,

telefonat janë të zënë, linjat janë bllokuar

në këtë teletonelatë maratonë të kundërt

ku thirrësit janë mësuesit për nxënësit,

duke u lutur për autobuzë të tjerë nga Zoti.


Zoti është i zënë tani.

Për të lënë një mesazh pas tonit:


Shtypni 0 për edukim

shtypni 1 për shëndetin

shtypni 2 për strehim

(kujtesë: zëre radhën i pari për dimër)

shtypni 3 për këshillim

shtypni 4 për të gjitha sa më sipër…


… shtyp 5… shtyp 6 …

shtyp 7 … enkas për 7 Mars…

nëse jeni mësues, apo nxënës të shkoni në parajsë.


Fletorja është e bardhë për 7-8 mars

Nga Fatmir Terziu


Fletorja është e ngjeshur me shkrimin e parë (Nëna)

ledhatimi i saj i bardhë (brënda)

dhe shkrimi rrëshket mbi dërrasë

është ëndërra e parë

zgjohesh me urimin për 7-8 mars.


E bota të pëshpërit me zërin e botës,

ti i thua dora që shkruan është e imja

dhe fletorja,

dhe boja,

dhe mendja,

dhe goja…

janë të miat. Dhe hesht

pi deri sa ngrihesh një ditë dhe sheh

bulëzat e qumështit në buzët e tua

e tashmë se fsheh,

përtej çdo ëndrre,

këtu në këtë fletore jemi të gjithë krejt

vetëm një shenjë…Nëne!


Të tjera fëmijëri i rikthehen fletores,

të tjera ledhatime të bardha,

mes tyre lind, rritesh e bekohesh,

të ka mjaftuar vetëm Fjala,

deri sa të ikësh e të largohesh.


Fletorja është e bardhë duhet rishkruar (Nëna)

Loti të shëtit thellë në festën e madhe (ëndrra)

zgjimi është një dhuratë përtej çdo dhurate,

jo vetëm në këtë rast,

pse hutohesh, eja të urojmë:

askush nuk duhet të harrojë çdo 7-8 Mars!

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page