top of page

FLATRAT E ROGANËS


Atdhe Geci

FLATRAT E ROGANËS

Poezia botën  ma  jep të kthjellët

midis  nesh  fryn frymë tokësore

Roganën unë e kam  në kraharor

Gjuhën e natyrës së  saj e kuptoj

Zemër, duhet  të dashurojmë më

shumë, më  shumë, -gjithë  jetën

kjo lulearkë në kodrat e Roganës

të gjitha  netët i ka  të  mbushura

Un´ njoh fshatin tim 30 mijëvjeç

dhe  fshatarët  e  mi  të  paleolitit

jemi të njëjtë  me  stërgjyshërit e

lashtë, me udhëtarët e kohës sonë

Jam rritur i pakufizuar  me  ajrin,

Jam rritur i  pakufizuar me stinët

e sotmja më ikën në  të  kaluarën

e ardhmja pret retë e mendimeve!

I njoh fshatarët e mi mijëvjeçarë 

ata  i  ndjejnë  luhatjet  e erërave

dhe udhët e ngushta  të kalimeve

Rogana  nuk  është vetëm natyrë,

por, univers, histori,  art  e letësi.

                       2

                  ----------------------------------------

                  Poezia botën  ma  jep të kthjellët

                  me bashkëfshatarët unë takohem

sa herë përmallohem  për Gurin

e Këngës, e kitaren e të dehurve!

Rogana e ka të bimur veten e saj

prejardhjen  pellazgo - shqiptare

Rogana ma jep botën të kthjellët

mua më pëlqen erotika në grurë!

Kam shumë kujtime  për fshatin

kur dimri e bën natyrën me borë

unë shumë motive  i vëj në letër

me shiun e borën flas si me miq!

Në Roganë fshihen  dy  kisha të

antikitetit të hershëm, këmbanat 

e tyre s´dëgjohen, janë nën tokë,

brenda është  edhe  një nënqytet…

Në  antikë  Rogana  jonë  quhej,

Kryenjeri  ose ( Kryet e njeriut )

Rogana pellazgo-dardane është

e  pasur  me  dashuri  të  paparë!...

3

----------------------------------------

Roganën time  të  dashur  e  njoh,

e njoh nga stinët e jeta e  hallisur

Pasionin  për  poezinë  e  kam  të

lindur nga  nëna, e  guximin  nga

babi  dhe  bashkëfashatarët  e mi.

                  Rogana njeh Himnin e Çamërisë,

vulën kozmike  të  gjakut  të vet

gjakun e të rënëve të saj  për liri! 

Roganajtë e ditur  e  thonë  qartë

as pluhuri në ajër s´ fle pa atdhe!

Njerëz të vendlindjes, pritni  pak

e vërteta do të kthehet në shtëpi!...

kënaqësia  këtu  s´ lavdërohet aq

as  liria  e  artistëve   në  formim

Ira, në  kraharor e kam një lumë,

një lum të papërmbajur dallgësh.

historia  këtej  është  dy  tehëshe

me  diell  dhe  natyrë  gjelbërore

Roganë, s´është lehtë t´i shkruaj

të tëra këngët  që i ndjejë për ty,

rendjet  në livadhe i kam kujtim

eh si ndjeshim ngjitjeve  Brijës!...

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page