Për flamujt ka mite, simbolikë, hymne, personifikime, histori, poema, tregime dhe ligjërime të bukura. Këto janë përgjithësisht të njohura, siç janë të njohura ngjarjet historike apo jetësore me flamuj. Që nga djaloshi 17 vjeçar nga Ohajo, që modeloi flamurin e sotmë amerikan, deri tek Marigoja, që qëndisi flamurin e Pavarësisë së Shqipërisë me shqipen dykrenore. Nga flamuri i rus i fitores në Berlinin e Luftës së Dytë Botërore, te flamuri amerikan i Apollo 11-tës në Hënë. Nga Hymni i Flamurit të Asdrenit, te “Tregëtar flamujsh” të Ernest Koliqit.
Për domosdoshmërinë e flamujve në kohë paqje dhe lufte është folur mjaft, edhe për flamujt e mitingjeve, partive politike, fushatave elektorale, pagëzimeve dhe kortezheve mortore, dasmave dhe vdekjeve nuk është folur pak. Për marinën luftarale dhe anijet tregëtare, për flotat detare dhe ajrore, për udhëtimet në Everest apo në hapsirat ndërplanetare do të flitet ende, sepse jeta vazhdon dhe flamujt janë një nga gjetjet e mëdha jetësore, një arritje frymëzuese e saj.
Kjo anë e bukur dhe heroike e flamurëve është objekt i poezisë, por jo edhe i esesë. Pse? Flamujt realisht janë ca copa mendafshesh, pëlhurash apo bezesh me ngjyra, forma e përmasa të ndryshme, e si për ironi, gjithmonë e më shpesh, ca rrecka me ngjyra, që ne, njerëzit iu japim vlera simbolike, historike apo kombëtare, mbase për t’u ngritur një kokë më lart se na takon realisht. Përndryshe nuk spjegohet pse, alla veri maqedonët e sotëm, që nuk kanë anjë lidhje me Maqedoninë e Aleksandrit të Madh as në histori, fe, gjuhë apo kulturë, ngrenë lart, lëvdohen dhe mburren me flamurin e tij, madje me përmendoren e tij, a thua se është i tyre. Ai flamur që simbolizon diellin në flakërim e pati epokën e vet të zulmit e lavdisë. E sot?! Po sot? Në duart e sllavëve të jugut, që agjë s’i lidh me Aleksandrin e Madh, veç territorit të uzurpuar përdhunshëm, s’është gjë tjetër veç një beze me ngjyra.
Ku janë sot flamujt e perandorië së Çiniz Hanit, të Jul Çezarit, të Kostandinit, të Karlit të Madh, të Car Stefan Dushanit, të Perandorisë Osmane apo të Adolf Hitlerit e Benito Musolinit?! Dergjen në pakohë, në gjumin e përjetshëm të vdekjes. Ndaj kaherë më janë neveritur lodrat me flamuj, hymnet e flamurëve dhe simbolika e tyre e dyshimtë. Të mos ishte kështu nuk merrej bota me një flamur provokativ të hedhur me një dron në stadiumin e Beogradit, as nuk do të çohej një stadium në thirrje patologjike antishqiptare. Sa e ulët është një sjellje e tillë në kohët moderne! Sa vite mbrapa na çon një patologji e tillë!
Dhe ne me idiotësinë tonë proverbiale kërkojmë ta shpallim kryeprovokatorin, Ballist Morinën, njeriun e vitit, simbolin e kombit, madje heroin e tij(?!) Të gjitha këto vijnë prej madhështisë dhe groteskut, e realisht prej patologjisë së flamujëve. Sa ma zbeh e gjithë kjo bukurinë e zhdërvjellët të poezisë së Nolit, përkushtimin e tij atdhetar. E kush pra? Një farë Ballist Morina! Një ordiner i rëndomtë që futet në burg për dokumente e bileta të falcifikuara, për armëbajtje pa leje e të tjera si këto. Dhe ne “patriotët” e mëdhenj gërthasim për të, demontrojmë për të, shqyhemi për të. O tempora, o mores!
Një nga penat e arta të tregimtarisë sonë moderne, ish ministri i arsimit Ernest Koliqi, i anatemuar i sistemit komunist në Shqipëri ka një tregim brilant mbi këtë temë. “Tregëtar flamujsh” quhet tregimi. Pavarësiht debatit të poetit Hilush Vilëza, në këtë rast një djalosh pasionant, atdhedashës, por naiv, me tregëtarin Gaspër Tragaçi, një biznesmen i rrafinuar dhe i paskrupull, që flamujt i sheh vetëm si objekt tregëtie, pra si beze me ngjyra, ku duket se moralisht fiton djaloshi, që i gris maskën tregëtarit, në të vërtetë është tregëtari që fiton. Por më mirë pyesni deputetët për këtë, ata që i ndërrojnë tesrat dhe flamujt e partive sipas qefit. E pra është e qartë, se këto beze të ngjyrosura nuk janë veçse objekt spekullimi tregëtar, objekt fitimi, të cilave ne u japim vlera që nuk i kanë, i veshim me personalitetin e kombit. Paçka se kombi fare pak lidhet me këtë simbolikë. Por ka dhe përjashtime. Unë me mendje të lirë mund të përveçoj veç dy flamuj që kanë vlera të njementa. Do të them shkurt edhe arsyen pse i shikoj kështu.
Së pari do të zgjidhja flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Flamuri amerikan, Yjet dhe vijat: të kuqe, të bardhë dhe blu. Miratuar 14 qershor 1777 (versioni origjinal 13 yje). 4 korrik 1960 (versioni aktual 50-yje). Dizajni Trembëdhjetë vija horizontale të alternuara të kuqe dhe të bardhë; në kantonin, 50 yje të bardhë të alternuar numrat e gjashtë dhe pesë për rresht në një fushë blu. Dizajni i flamurit është modifikuar 26 herë zyrtarisht që nga viti 1777. Flamuri me 50 yje u urdhërua nga Presidenti Ajzenhauer në 21 gusht 1959 dhe u miratua në korrik të vitit 1960. Ky është versioni më i gjatë e i përdorur i flamurit amerikan. Nga modeli i këtij flamuri lindën:
Flamujt e disa prej republikave të Unionit Amerikan, flamuri i Bikini Atollit, Liberisë, Malajzisë, Brazilit, Salvadorit, Porto Rikos, Kubës, Kilit, Togos, Meksikës e në kohët e vona, pavarësisht formës qarkore të vendosjes së yjeve, edhe flamuri i Bashkimit Europian. Ndërsa flamuri grek, megjithë se në bazë ka të njejtën simbolikë, në fakt është i rimodeluar, aq as duket si i mëvetësishëm.
Pra së dyti do të zgjidhja komshiun tonë të moçëm, Greqinë. Modeli i flamurit amerikan shkoi prej emigrantëve grekë të SHBA-së në Greqinë e revlucionit antiosman, por në mënyrë të re dhe origjinale. Në vend të yjeve një kryq dhe në vend të vijave të kuqe, vija të kaltra e të bardha. Duket se nuk kanë të njejtin burim, por në fakt po. Në shkrimet enciklopedike dhe historike greke kjo nuk thuhet, por shkruhet se simboli më i njohur kombëtar i përdorur nga grekët është flamuri i Greqisë, i përbërë nga trashësi të barabarta, dhe të alternuara me vija horizontale, pesë blu dhe katër të bardha, ndërsa në cepin e sipërm të majtë, brenda një katrori blu është një kryq i bardhë. Nëntë vija që përfaqësojnë gjitha rrokjet te shprehja "Liria ose vdekje", e cila nga ana e saj është motoja kombëtare e Greqisë, ndërsa kryqi simbolizon fenë ortodokse, që është feja zyrtare e Greqisë. Ngjyra simbolizojnë detit blu dhe valët e bardha. Flamuri është sinonim me të gjithë kombin grek, kështu që shpesh përdoret nga të gjithë grekët, pavarësisht se ku ata banojnë, pra qipriotët grekë, minoriteti grek në Shqipëri dhe në diasporën greke.
Flamuri grek është përvijuar së pari më 1807 dhe zyrtarizuar se pari nga revolucioni grek i 1821-shit, i sanksionuar me shkrim nga viti 1822 deri më1978. Pra flamuri zyrtar i Greqisë që përshkruanin një kryq të bardhë në brendësi të një sfond blu, është një simbol i lidhur direkt me revolucionin grek të 1821 dhe të përdorura deri tani. Në gjykimin tim kryqi në flamur më tepër se simbol i ortodoksisë ka shërbyer si simbol i bashkimit kombëtar të grekërve rreth flamurit, ndaj them se është një flamur me vlera të spikatura historike e kombëtare, që marrin kuptim dhe vlerë simbolike të gjithkohshme.
Për flamurin tonë nuk do të flas gjatë, paçka se ai është një nga 5 flamujt më të vjetër në botë. Për herë të parë atë e shpalosi në qiellin e lirisë Gjergj Kastrioti, ditën e çlirimit të Krujës më 28 nëntor 1443. Për historikun e flamurit shqiptar na mjaftojnë ato që ka shkruar Noli dhe Konica, secili prej tyre dinte nga 16 gjuhë të Lindjes dhe të Perëndimit, pra kanë ditur të shkruajnë sakt dhe bukur. Që flamuri ynë është i shtrenjtë për ne, që është siç thotë kënga “flamuri më i bukur në botë”, që është ngjyer me rrëke gjaku e larë me rrëke lotësh, kjo tashmë dihet, por një pyetje duhet bërë? A është orgjinal flamuri ynë? Sigurisht jo! Ne nuk jemi vendi tipik i shqiponjave, as dizenjuesit e parë të shqiponjës me dy krerë, as i vetmi komb që kemi derdhur lumenj gjaku për lirinë. Shqiponja me dy krerë është flamuri i Perandorisë Romake të Lindjes, që simbolizon brengën e ndarjes së kësaj perandorie. Më 1453 Kostandinopoja u pushtua nga Turqit. Flamuri i bizantit ra. Gjergj Kastrioti i rritur dhe i shkolluar në oborrin e sulltanit, kur u largua prej kthetrave të tij bashkë me Janosh Huniadin në betejën e Nishit, huazoi pikërisht shqiponjën dykrerëshe të Kostandinopojës, gjë që e bënë shumë princër e parandorë të lindjes e të perëndimit por pa e kuptuar thelbin e këtij akti. Dhe nga ana tjetër fusha e përgjakur e flamurit turk, por pa hënën e tij të ngrënë. Mbase Skënderbeu parashihte betejat e përgjakshme me perandorinë e pëbindshme osmane, siç ndodhi vërtet. Por historia nuk përsëritet dhe Flamujt janë pjesë e saj.
Comments