top of page

FJALA ... KY KONCEPT I KOMPLIKUAR


Reshida Çoba

Duke lexuar, "Dytësi Përshkrues", një shkrim me structurë e standart të vecantë nga Vasil Vasili, duket se je para ujrave të thella për të lundruar. Si lexues i vëmendshëm, lind nevoja të pyesësh: Si ta lexoj këtë shkrim ? Cdo artikull kritik, ka dy mënyra leximi e kuptimi me ndryshim thelbësor midis: - mënyra e parë ," them se dëgjoj atë që shkruan autori ", mënyra e dyte, " them se fjalët e tij nënkuptojnë atë që nënkuptoj dhe une". Të kuptosh idetë, ndërveprimet e autorit, dyshimet nuk mbarojnë...çdo mendim ekziston potencialisht, deklaron një gjendje me momentin e mëparshëm dhe një tjetër me atë mbas. Komplikimet bëhen të pranishme kur shkrimi lidhet me tema abstrakte, bashkëveprim midis botës mendore e asaj fizike.

Fjala i ka të gjitha akordet për të goditur,vështirësia qëndron te mundësia e gjendjeve ne kombinim-harmona e përsosur. Faktet,nuk vijnë nga bota e së thjeshtës,bëhen komplekse, sa dhe të kuptuarit e ligjeve të natyrës. Ndaj autori krijon një sistem të qartë...lëviz drejt e diagonal në të njëjtën kohë,aludon raportet e qënësisë së fjalës, me realitetin shpirtëror të qënies. Vasili është mendimtar i thellë i fjalës, shkrimi e përcjell inteligjencën e tij, pa bujë. Ta duash fjalën, duhet të njohësh gjithë aspektet e dimensionet e saj në raport me filozofinë, fizikën, elementët e natyrës...ndryshimet, marëdhëniet e saj. Shkrimi është unik, në kontekse krejt ndryshe, krahasuar me artikuj e autorë të tjerë,( gjithashtu të respektuar) që ndeshen për të njëjtën arsye dhe vetëdije.

Autori i jep peshë, gjithësi shkrimit, përcjell ndikim te lexuesi mbi vetë-ekzaminimin, vetë-reflektimin,në këtë marëdhënie.Specifik i fjalës, duke shpjeguar, illustruar qartë shpjegimet, bëhet rast bindës për të miratuar pikepamjet e tij në një koncept të caktuar, qoftë ky dhe një koncept i ri. Ta njohësh fjalën,duhet të jesh një kurioz i madh i saj, i trupit, idesë, mendimit produktiv, humbjeve të saj, veseve, ngazëllimeve. Analiza përjeton mbitonin e fuqisë mendore të fjalës në marëdhënie me njeriun, substancën, faktin. Kalimi I gjendjeve të fjalës analizuar me saktësi, ndiqet si procesi i metamorfozës së saj. E njeh mire misionin e fjalës Vasili, ia njeh tendencën për t'ju përgjigjur ndikimeve që i vinë nga reagimet nën nivelin e ndërgjegjësisë. I lejon asaj vrullin emocional, përzierjet e pasionuara për një kohë të caktuar, duke pritur kthimin në embrion...e mahnit elokuenca e saj në kthim me elegancën e përthyerjes së guaskës.

Në këtë shkrim,Vasili dëshmon marëdhënien me fjalën, përdor arsyetim e mprehtësi, ne pritje për të zbuluar momentin qelibar të saj.I dashuruar me fjalën,arrin stil të nivelit rezonancë në tërësinë e shkrimit...gjithë kohën jep - dhe -merr dialektikë.Fjalët bëhen më të gjalla në penën e tij... fjala është një zhanër I gjallë. Shpesh në ballafaqime, "e vogla vendoset pranë së madhes", dhe "e ulëta pranë madhështisë”. Janë mikro-dhe-makro, dy pjesë të perceptimit që mbështjellin çdo moment tonin.Ndodh, që ndërsa mendojmë se nënkuptimi është për një g j e t h e që bie, të jetë për një f l u t u r në fluturim. Por ndodh dhe që mbas boshllëkut të fjalës_në_fjalë, të lindë një fjalë tjetër, thjesht nga zbraztësia. Kështu ndodh në muzikë, ku hapësirat janë aq të rëndësishme sa notat... ndonjëherë ç'farë nuk është_është aq e fuqishme sa ajo që është !

Kur ndodh qe ai nuk e mposht dot fuqinë e fjalës, me intelekt sfidues bashkohet me të,nuk ndihet i mundur. Dorëzon veten pa kompromis në rrotullimet blue të saj, rrëshqet realitetit të rrumbullakët dhe i referon asaj raportin e artë, për zgjidhje të sakta .E studjon fjalën, i rrëmben portretin psikologjik në dritë dhe errësirë deri sa mbështjell fenomenin e saj në një bërthamë artistike...gati për gara literature. Përvoja,liria që i jep lexuesit ta kuptojë, interpretojë në të tjera aspekte, është prapë substanca që vjen nga absorbimet elegante të autorit. Vasili njeh mirë personalitetin e fjalës,nuk bëhet i bezdisuri,por as nuk mbetet abstrakti i saj. Largohet konfliktit me aristokraci shkrimtari... fakti mëson faktin të nënkuptojë.

Në gjithë këto kundërshti e distanca që krijohen midis tyre, me mencuri thjeshton çështjet e ndërlikuara, i vendos mbi pjatën e ekuacionet...gjen saktë raportet e duhura. Kalimthi, përveç kujdesit ndaj fjalës,kujtohet për lavdinë e dytësit,“s’di sa e meriton,” shkruan Vasili, i kujdesshëm," kthen disa gllënjka nga nje gotë me leng limoni" Autori e ka zili fjalën, lëvizjet e saj brillante e morale pa figura letrare,pa metafora. Ajo ushqehet me rrënjën e bazë...degët,gjethet i zgjat për dytësin, lexuesit, miqtë që takon rrugës, në ardhje a në ikje, në pohimin a mohimin e tyre. Si në cdo shkrim, edhe këtu do mbetet diçka për tu shpjeguar,(në një shkrim tjetër - thotë autori), ” të kqyr jetën e saj në cdo çast ështe qëllimi im ”. Ai mëson marëdhënien hapësinore midis fjalëve, ashtu si ka mësuar marëdhënien e tij me fjalën. Fjalët kanë substanca konkrete ose abstrakte...fjalët kanë caste dhe veti. Eshtë dytësi ai që vendos konceptin e përmbajtjes, thelbin e ndryshimeve, drejtshkrimin, të cilat formojnë të tjera kuptime, të tjera veti. Dytësi përshkrues i kushton vëmendje thelbësore metafizikës së fjalës, i heton substancën që përmban. Debati mbi substancën, supozimi për të është i pafund.

Dua të përfundoj duke theksuar, fjala është fuqi - fjala ështe energji ! Ka fuqinë e shqiptimit, interpretimit, edhe të gëlltitjes. Ne kemi mundësinë të zgjedhim, lejojmë ose jo fuqinë e saj të veprojë mbi ne. Besoj këtë mendon dytësi kur thote, “ajo,mbase nuk e kupton luftën “. Në se pëshpërisim – përsërisim - përcjellim fjalë negative, ne e lejojmë këtë fuqi të veprojë mbi ne. Referuar anologjisë midis fjalës dhe fizikës, ashtu si materia përbërë nga atomet, jep energji të madhe në përplasje, kështu dhe fjalët nga momente në përplasje bëhen energji, vibrime...nga ku dalin momente të fuqishme të vetëdijes, përvojës sonë universale.Universi...është një përvojë holografike. Gjithëçka e botës sonë është nën influencë energjie, vibrime...materia fizike nuk ekziston.

Dytësi përshkrues e ndjen në çdo çast shkundjen,lëvizjen nga kjo aventurë e butë, e bukur me fjalën. Fjala nuk ka lakueshmërinë e interpretimit,është ai që vendos parametrat...ndjek si thellohet ajo në entitetet abstrakte. Marëdhënia bëhet e vështirë për autorin, nuk është në raport me një qënie të barabartë, a me një qënie më të lartë, por me një koncept, një ekzistencë më të lartë. E përkëdhelura në këtë marëdhënie është fjala...nuk ka lidhje më të bukur, më të plotë për të, se lidhja me analistin kritik, ajo bëhet qendra e momentit, qendra e ngjarjes...ajo është vetë lënda.

Los Angeles September / 18 / 2021,,

40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page