"Fjala e lirë" Londër dhe ...
Updated: Sep 4

Illo Foto: "Fjala e lirë" Londër dhe ...
Përshëndetje Fatmir,
Me këtë mesazh, që më dërgove, për anëtarësimin në "Fjala e lirë", më kujtove të kaluarën tonë, kur debutuam në organet e shtypit të asaj kohe, të dhimbshme dhe mbijetuam. Shtypi monist ishte më partiaku, që ka njohur Europa. Nuk them Bota, sepse ka Kore, Kinë etj. Në fillimet e demokracisë, disa ekstremistë shkruan se nga ai shtyp nuk kemi ç'të mësojmë. Kur e pyeti gazetaria: Shtypi i ri, lindi në boshllëk? Extremisti u kujtua të tërhiqej, nga pozicioni i tij fallco. Në shtypin e asaj kohe, funksionarët e zakonshëm ishin mjaft elastikë dhe në shumicë, kishin ide të avancuara.
Kam parasysh se në shtypin e kohës, punonin si funksionarë: Profesori i famshëm, Hamid Borici, punonte Sakajava, Nonda Bulka, Petro Marko, Mark Ndoja, Faik Labinoti, Mitro Çela, Ibrahim Baci, Murat Gecaj, Bektash Zite, Filip Çakuli, Shyqiri Meko, Preç Zogaj, Skifter Këlliçi, Agron Çobani, Frok Çupi, Agim Shehu, dhe dhjetra të tjerë të këtij niveli intelektual dhe shoqëror, që për momentin nuk më kujtohen. Ai shtyp, sado partiak, nuk mund të jetonte pa zanatçinjtë e penës, që i kishte punësuar, por kishin tjetër formim intelektual dhe synim profesional. Ata u aftësuan në shtypin monist, për të ardhmen demokratike të shtypit pluralist, që do të vinte një ditë.
Nëpër zyrat e ish "Bashkimit" kam njohur shumicën e miqve të mi. Në ato zyra, kam njohur edhe kolegë të brezave të ndryshëm si Fatos Cekodhimën & Fiqri Shahinllarin. Në klubin e "Bashkimit", besoj se jemi takuar, ti Fatmir dhe unë, për herë të parë. Shtypi ka qenë dhe mbetet palestra, ku përgatiten fillestarët e gazetarisë. Ish-funksionarët e shtypit të asaj kohe, realizuan një detyrë të madhe, ndaj brezave të rinj të gazetarisë dhe publicistikës, për të mos thënë edhe të shkrimtarëve fillestarë.
Janë bashkëpunëtorët e atij shtypi, që realizuan lidhjen e brezave, pa krijuar vakumin e mundshëm, deri në shtypin demokratik, që zë fill me R.D., "Koha jonë", "Aleanca Demokratike", "Intervista" dhe në titujt e shumtë të gazetave dhe revistave të sotme, një prej të cilave është revista "Albanian Post" dhe portali i famshëm "Fjala e lirë", profesor Fatmirin, në krye. Ndryshim rrënjësor i drejtimit dhe frymëzimit. Në krye të shtypit të sotëm ndodhen intelektualë me tituj. Brezi tjetër nuk e kishte këtë mundësi.
Revista "Albanian Post" dhe "Fjala e lirë" po bëjnë historinë, që i takon brezit të sotëm dhe të ardhshëm.
Revista dhe portali, janë rritur, në ecje e sipër, duke pasur një objektiv të qartë, në shërbim të letrarëve, publicistëve, gazetarëve, të krijuesve të ç'do drejtimi demokratik të lirisë së shprehjes. Të dyja organet, me rritjen e realizuar, e kanë justifikuar synimin, që i patën vënë vetes.
Ka dhe portale, që funksionojnë dhe kanë meritat e veta, por "Fjala e lirë" shquhet midis tyre, në rrugën e gjatë të detyrave, që kryen shtypi i ç'do kombi. Nuk pretendoj se i njoh hollësisht portalet e shumta, që kryejnë misione të caktuara, në shërbim të demokracisë dhe të çështjes kombëtare. Revista dhe portali, që drejton F. Terziu, kam pasur dhe kam mendimin se është në rrugën më të mbarë të mundshme. Pse?
Ka bashkëpunëtorë të nivelit të lartë, qofshin në letërsi, qofshin në shkenca. Edhe të dua t'i numëroj tërë titullarët, nuk mundem. Janë shumë dhe jo dosido, por me origjinalitet të spikatur. Po përmend dy prej tyre, që i përfaqëson masivisht të dy krahët e profileve.
Njëri është Prof. Eshref Ymeri. Nga dora e tij dhe e kolegëve të ngjashëm dalin vetëm materiale me cilësi të lartë, përmbajtësore edhe artistike. Lexoni materialin e fundit, që u botua në "FL", që e pat titulluar "Letër e një shoku". Atë analizë të agresionit rus ndaj Ukrainës, nuk e gjen në asnjë periodik profesional, të gazetave aktuale, që botohen në shqip. Pa pretenduar se i kam lexuar të tëra analizat. Njoh shumicën dërrmuese të tyre.
I dyti bashkëpunëtor është shkrimtari i mirënjohur, Astrit Lulushi. Ky njeri ka lexuar, lexon dhe shkruan kaq shumë, sa mund të quhet, pa frikë, "enciklopedi në lëvizje". Për këtë bashkëpunëtor të portalit tonë cilësia dhe sasia e shkrimeve, letrare dhe historike, janë bashkuar në një trup të vetëm.

Këta të dy i konsideroj përfaqësues të plejadës të bashkëpunëtorëve elitare të “FL”. Materiale të tjera të profesionistëve, janë të ngjashme me dy personat, që kam veçuar, me gjykimin tim.
Duke shfaqur shkrime të tilla, në "FL" amatorët mendohen dy herë, kur dërgojnë materiale te Terziu. Rrallë kam parë materiale të dobëta, nga ana përmbajtësore, në portalin tonë. Bashkëpunëtorët e ndërgjegjshëm e kanë pasur dhe e kanë në dorë cilësinë e organit, ku ballafaqojnë idetë e tyre, qofshin amatorë, madje dhe profesionistë. Nuk përjashtohen rastet, kur gabojnë edhe profesionistë të ç'do kalibri qofshin. Profesioni i redaktorëve nuk ekziston, ose nuk perfillet në stadin e sotëm historik të shtypit. Presupozohet nivel i lartë profesional i autorëve, të ç'do ngjyre. Kjo e rrit përgjegjësinë e bashkëpunëtorëve, për të nisur, drejt botimit materiale të krehura, brenda mundësive maksimale, që ka secili bashkëpunëtor. Cilësinë e organit, që shkruajmë, e kanë ekskluzivisht në dorë bashkëpunëtorët.
Kam mendimin, që kryesisht shkrimtarët të bëjnë nga një shkrim kritik të botimeve letrare kryesisht, por kritika mund të shtrihet dhe në aspektin gazetaresk. Kjo do të ishte ndihmë për organin, por dhe për autorët. Nuk ka njerëz të pagabueshëm. Shtypi monist e realizonte këtë mënyrë kritike. Jepte gabimet e shtypit dhe të shprehjes, për një periudhë të caktuar, nën okelion, "Xhevahire shtypi". Unë jam autodidakt në gazetari, por u ndihmova seriozisht nga profesionistë, fillo nga Tashko Lako, Sakajeva dhe deri te Profesor Hamiti.
Më kujtohet një rast. Kisha shkruar një shkrim kritik, për ish-fermën Sukth. Më thërrasin në Ministri dhe më thonë se je duke bërë autogol, sepse Drejtori ishte anëtar i Byrosë së Durrësit. Mentori im Bektash Zite, i ndjerë, më tha se kjo punë do t'i referohet Sakajevës, i cili këshilloi që të shkruaja vetëm Kryeartikujt e bujqësisë, që ishin pa emër, por merrnin honoraret, si dhe shkrimet e tjera. Besoj është shembull, që duket qartë se organi dhe bashkëpunëtori krijojnë një unitet të pandashëm dhe të painfluencuar nga çdo goditje eventuale, që gjithnjë janë prezente. Pas shumë dekadash, një rast i ngjashëm më ndodhi në organin tonë "FL". Një zonjë e nderuar kishte shkruar se në një shkrimin tim, kishte vërejtur plagjaturë. Këtë rast ia referova Terziut, i cili mori përsipër ta bisedonte vetë këtë problem me Zonjën e nderuar. Bashkëbisedime të tilla janë të shëndetshme, për organin, ku autori shfaq mendime dhe realizon diskutime krijuese. Siç e theksova më sipër, është në dobi të cilësisë së organit, kur kritika vjen brenda vetes. Shpesh mund të mjaftohen vetëm me pyetje, që drejtohen në faqet e portalit. Pyetjet kanë qëllimin e mirë, për të njohur detajet e ndonjë shkrimi, qoftë dhe letrar. Kjo formë e pyetje-përgjigjeve, do ta shëndoshte shumë bashkëpunimin, nën çadrën e vetë organit botues. Format e punës, për t'u vetëkorrigjuar, janë të njëjta me zërat kritikë, që vijnë nga jashtë organit botues, por gjithnjë dashamirëse.
Që të realizohet një cilësi e nivelit kohor, baza e punës është të ndërgjegjësohen lexuesit. Ta konsiderojnë organin botues, si pjesë integrale të kulturës së tyre të paplotësuar. Letrari dhe veçanërisht gazetari, duhet të lexojë, pa pushim, gjithë materialin, që qarkullon rreth tij. Ai që nuk lexon, shkruan në përgjithësi, që quhet ndryshe apriori. Nuk ka masë të lexuarit. Në të tilla raste, përdoret aforizmi, sa më shumë, aq më mirë.
Ajo, që shquhet pa lupë, është fakti, që "F. L.", ka bërë një rrugë të suksesshme dhe e pret një e ardhme po kaq e ndritur, sepse ka siguruar një trupë cilësore bashkëpunëtorësh, nën drejtimin e letrarit pasionant dhe të palodhur, Profesorit F. Terziu. Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve është gjithnjë në pajtim me kërkesat e kohës, që dhe ato janë në rritje. Këto kujtime, më ringjalli emaili yt, zoti Terziu. Ndoshta u zgjata.
Sinqerisht: Illo Foto, NY - 2/6/2022








Përshëndetje miku ynë Illo Foto. Urime për vlerësimin e merituar. Paç fat, shëndet dhe vullnet në vazhdimësi. Veç urimit, në komentin tim dua të të mbështes në ato që shtjellon. Po. Kemi shumë vite që na janë hapur dyert për të shprehur lirshëm mendimet tona, të cilat ishin kyçur në drynat, që dikur i quanim "elzet". Pikërisht dikush më sugjeroi se mendmet e mia mund ti postoja tek një portal, i cili është ngritur posaçërisht për të shprehur ‐fjalën e lirë. Dhe kjo ishte "Fjala e Lirë", ajo e pa njohura për mua mbi 15 vjet më parë, që sot jo më e pa njohur, por shumë e vyer, që zë në renditjen e shtypit të mëngjezit- vëndin e par…