top of page

Fitore më 25 Prill 2021


Gazmend Cufaj

Grupseksioni i Degës së PD-së Barking dhe Dagenham, që drejtohet nga biznesmeni i suksesshëm, Gazmend Cufaj i bën thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe të gjithë atyre që shpresojnë dhe besojnë në ndryshimin që duhet bërë, tek të gjithë ata që besojnë në kauzën e PD dhe Kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha të angazhohen dhe të bëjnë thirrje të gjithë të afërmve dhe miqve të tyre në Atdhe që të votojnë më datën 25 prill. Vota është ajo që përcakton të drejtën e të gjithëve për të shprehur lirshëm ndryshimin. Thirrja është bazuar në ligjin përkatës të votimit të lirë dhe ka të bëjë vetëm me sensibilizmin dhe arsyen e votës së lirë të të gjithëve.

Grupseksioni i Degës së PD-së Barking dhe Dagenham vazhdon punë e tij të përhershme në ndihmë të sqarimit dhe sensibilizimit publik për forcën e domosdoshmërinë e votës më 25 Prill 2021. Grupseksioni i Degës së PD-së Barking dhe Dagenham u bën thirrje të gjithëve që të votojnë më datën 25 prill ndryshim. Shqipëria fiton!

VIDEO MESAZH:


79 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page