
Kudo ku ka një gurë a plis, Ku është vendi më pjellor, Kudo ku ka një majë mali Nga prek diellin me dorë ……………………….Atje është fisi im ……………………….Kokëkrisur, kryetrim.
Kudo ku ka sot një kështjellë, Ku është bërë një besëlidhje, Kudo ku gjëndet një muranë, Ku është derdhur gjak e ligje, ………………………. Atje jan gjyshrit e mi ………………………. Rrënjëthellë në histori.
Kudo ku ka një pyllë me drurë Ku në vatër ndizet zjarri, Kudo ku ka një arë me grurë Ku bukën egër e thek malli, ………………………. Atje është babai im, ………………………. Zot i tokës legjitim.
Kudo ku ka një burim uji, Ku çarçafë të bardhë teren, Kudo ku hapet një dritare Nga ku vjen aromë gëlqerë ………………………. Atje është nëna ime ………………………. Jetëtretura në kujtime.
Kudo ku ka një djep pishe, Ku këndohet një nina-nanë, Kudo ku qanë e qesh një fyell: “Tanë moj, e zeza Tanë, ………………………. Atje janë motrat e mia ………………………. Nimfa gjoli që të tria.
Kudo ku ka një shtëpi Ku prushon një zjarr në vatër, Kudo ku gjëndet një njeri, Që e flet shqipen e pastër ………………………. Atje janë vllëzërit e mi ………………………. Mbushur odat me fëmijë.
Kudo ku lind një këngë e re, Atje ku çel një lule maji, Kudo ku ngrihet një qytet Me emblemën shqiptar, ………………………. Atje janë fëmij't e mi ………………………. Shtyllë flamuri kuqezi.
Comments