Fillimi
- Mar 26, 2023
- 1 min read

Fillimi
Astrit Lulushi Gjetja e një artifakti është hapi i parë; të thuash se çfarë është zbuluar, kjo kërkon kohë, ose nuk del kurrë në dritë - ndodh për shumë raste e arsye - kryesisht, ambicje të dobët dhe njerëz. Tekstet e lashta kuneiform sumeriane u gjetën në vitin 1840 miidis Tigrit dhe Eufratit, nga arkeologu Austen Henry Layard. Pllakat kuneiforme që ai gjeti, tani janë përkthyer në anglisht në libër me titull: Gilga-mesh (Shumë i mençur). Për ndonjë nuk është çudi që ky emër u bë sinonim i heronjve të qytetërimeve në vazhdim si, Thoti në Egjipt dhe Herkuli në mitologjinë e lashtë. Pra, pllakat më vonë u dërguan në Angli dhe u përkthyen nga George Smith që ishte kuratori i Muzeut Britanik. Kur George Smith filloi të përkthente tabletat, kuptoi se po lexonte një version të detajuar të historisë së përmbytjes që nuk ishte lexuar për mijëra vjet. Ai ia paraqiti gjetjet e tij Shoqërisë Mbretërore Britanike në një takim sekret në 1876 dhe tha se kishte gjetur një histori të përmbytjes që i paraprinte versionit biblik. Pikërisht 100 vjet më vonë, në vitin 1976, vetëm 1 vit përpara se të publikohej Star Wars, Zecharia Sitchin publikoi librin e tij Planeti i 12-të, duke ekspozuar historinë e Anunnakit për herë të parë. Çdo gjë e ka një fillim. Trembëdhjetë miliardë vjet më parë, nga një grimcë (duhej të ishin dy) ndodhi Big Bang, Gjithësia u krijua. Rreth nëntë miliardë vjetë kaluan dhe Toka u krijua. Nga planetë që ishin krijuar para Tokës, njerëz zbritën, ishin të zhvilluar, u shumuan dhe krijuan civilizime Por, harruan nga erdhën, apo fillimin e historisë së tyre.








Comments