top of page

FESTA E ZEMRËS SË ÇBURGOSUR



Poezi nga Kozma Gjergji



24 MARS 1999


Është datë e Festës të

Zemrës së çburgosur,

Është datë e Haresë së

Lirisë të çkryqëzuar,

E Fatit të Kosovës

Që shkruan armët e

NATO-s dhe UÇK-së…


24 Mars 1999

Datë e shenjtë

Në kujtesën e kombit.



FQINJI YNË


Ngaqë s'na e grabiti dot dhe detin

(Siç dihet nuk ka)

Krijoi detin e vetë përplot

Dallgë urrejtje, shpifjesh

Dhe stuhi mizorish…


Ç'det toksik!

Vështirë të lundrojë atje

Anija jonë e miqësisë!



S'MUNDEM


S'mundem kurrsesi t'i dëgjoj

Këngët e asaj lavdie

Të mbushur me krime!



NDJESA


Ndjesa si peceta,

Fshin vendin e pistë.



NJË PYETJE


Një pyetje Perëndisë:

Përse rruga e Shenjtorit

Çon në shkretëtirë?!



PARTIA


Qenka vërtet si lopa:

Dikujt i kthen brirët,

Dikujt i jep gjinjtë.



KOPEJA JONË


Kopeja jonë blegëritëse

Tmerrësisht e tmerruar

Jo më nga ujqërit

Por prej vetë barinjve.



NË ÇMENDINË


Këtu çdo pacient

Quan të çmendur

Vetëm të tjerët.



U KTHEVA


Pas katër vitesh plot

U ktheva

Në qytetin prindëror.

Ç'të shoh!

Varreza e zmadhuar

Sa për katër dekada.


Lotë më shkuan!



KAVAKU


Druri i gjatë e i drejtë

(Lakmonte lartësitë

Në kërkim të dritës)

Një ditë

Papritur u rrëzua.


Ja kishin pirë krejt

Gjakun e blertë

Parazitët e tij.



FUNDVJESHTE


Te këmbët e vidhit dhe pjergullës, që

Pleksur ngrenë statujën e një

Pasioni të madhë dashurie

Plot gjethe si bishta cigaresh

Nga trishtimi se po vjen dimri.



DASHURIA


Veç një dashuri deti

Të puthë dhe këmbët

E mezi ndahet në breg.


Kozma Gjergji.

6 Comments


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Mar 25, 2022

Tungjatjeta i dashur Sotir! Faleminderit për vëmendjen, ndjeshmërinë dhe solidaritetin e vazhdueshëm prej miku e kolegu ndaj krijimtarisë sime. Është gjë mjaft e vlefshme dhe që i bën mirë klimës krijuese e shpirtërore të secilit. Siç dihet mardhëniet e miqësitë midis vetë artistëve dhe ato me publikun përherë kanë pas qenë çmuar e çmohen për vlerat e gjithçka japin e marrin me njëri tjetrin. S'ka si ndodh ndryshe përsa çdo produkt krijohet për t'u konsumuar ose shijuar.

Të uroj shëndet e frymëzime të reja sa më interesante e cilësore, K.Gjergji.

Like

sotir.mimi
sotir.mimi
Mar 25, 2022

S.Athanasi:

Sërisht një cikël i ri i tejndritshëm dhe mbushur me mënçuri poetike i mikut tim, K.Gjergji. Po. Mbështes mendimin e poetit tjetër, M.Maska se edhe vetëm me këto cikle bëhet një vëllim dinjitoz poetik nga autori. Urime të më tejshme! / S.Athanasi/ Athinë.


Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Mar 24, 2022

Bëjnë rezonancë krejt të vaçantë në mua këto urime të sinqerta zemre për krijimet poetike nga një studiues e krijues zëmadh si Profesor Doktor Eshref Ymeri. Gëzimi më shumëfishohet kur ndonjëra nga poezitë ka arritur, ashtu siç thotë Profesori, "m'i preku fort telat e shpirtit". Ky vlerësim, përveç kënaqësisë, është edhe një testim aq i nevojshëm për çdo krijues. Falenderime! Me konsideratë të lartë, K.Gjergji.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Mar 24, 2022

Miku im Myslim, të falenderoj për konsideratën e mendimet e çmuara rreth poezive të këtij cikli. Ashtu si kënga s'ngopet kurrë së kënduari dashurisë, ashtu si jeta s'ngopet kurrë së kënduari këngë, ashtu edhe artisti s'ka të ngopur nga fjalët e mira dhe lavdërimet.

Ke të drejtë kur më thua se me këto cikle tanimë plotësohet libri. Të njëjtin mendim kam dhe unë e mendoj ta publikojë në vazhdim. Përqafime, K.Gjergji.

Like

Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
Mar 23, 2022

I dashur Kozma,

Urime nga zemra për poezitë: me fjalë tepër të kursyera, por të ngjeshura me mendime që të bëjnë të përsiatësh thellë. Ajo poezia “U ktheva” m’i preku fort telat e shpirtit.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 23 mars 2022

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page