top of page

FERIT TOMA: BASHKË PËR VENDLINDJEN!




Djali i Çermenikës, me objektiva të qarta për këtë zonë. Është për tu marrë shembull bashkëpunimi shumë i frytshëm i djemëve të fshatit Orenjë - katund me kryetarin e bashkisë Librazhdit

z. Mariglen  Disha, i cili që në vitin e parë të mandatit të tij u bë një me komunitetin për problemet e tij.. Bashkëbisedimi me njerzit është i vazhdueshëm si në fushtë elektorale, dhe pas marrjes së mandatit si Kryetar Bashkie. Unë  në shkrimin tim si djalë Çermenike do të ndalem  në një bashkëpunim me komunitetin e fshatit Orenjë - Katund, i cili të befason me dashurinë e madhe të djemve të këtij fshati, në mënyrë të veçantë të djemëve emigrantë nga shumë vende të botës për vendlindjen. U desh një shkëndijë e ndezur nga tre intelektualë të nderuar ,Dr. Idriz Balla , inxhinieri Leonard Koçi dhe Agron Meta, që të ndizet zjarri në çdo zemër djali, brenda dhe jashtë vendit. U kërkua nga komuniteti që të kontribuonin sipas dëshirës me shumë transparencë për rrugën automobilistike që lidh fshatin Orenjë  - Vërri me Orenjë- katund. Duke ndjekur nga afër këtë thirrje vura re gadishmërinë e bashkëkrahinarëve  të mi që të kontribuonin nga kursimet e tyre.Këto të ardhura thjeshtë ishin një simbolikë për përfundimin e kësaj rruge.

Grupi organizatorë negociuan që kontributin kryesor t'a kishte Bashkia Librazhd.

 Iniciativa e këtyre djemve ishte e guximshme, por  nuk mund të kishte rezultat pa mbështetjen e kryetarit të bashkisë Librazhd

 z. Mariglen  Disha , djalë çermenike që i priti djemtë organizatorë dhe shfaqi menjëherë gatishmërinë për bashkëpunim.

Për z. Mariglen nuk ishte i vetmi vendim, që kur ka ardhur në detyrë. Atë e gjenë gjithmonë pranë problemeve të këtij komuniteti të shumëvuajtur për një rrugë automobilistike që është ABC-ja për zhvillimin e vendlindjes së tyre.

Pushteti lokal  gjithmonë e ka  lënë pas dore këtë zonë, po falë një djali plot vullnet për punë z. Mariglen Disha u kthye vëmendja që diçka të bëhet.

Ne jemi të ndërgjegjshëm që jo të gjitha problemet zgjidhen në një ditë, por kur ne shohim që diçka po lëviz mbetemi me shpresën se në gjithë fshatrat e Çermenikës rrugët për këtë djalë janë parësore.

Zona e Çermenikës tashmë organizon disa festa zonale, si Festa e Fushë Gurrës, që organizohet nga kryetari i Shoqatës " Çermenika 2017" z. Behar Almeta apo ajo e Malit të Letmit. Në këto festa vijnë djemtë dhe vajzat tona brenda dhe jashtë atdheut. Në të dyja këto festa lënë për të dëshiruar rrugët.  Besoj kryetari i Bashkisë, djali Çermenikës i ka në vëmendje.

Një nga premtimet e kryetar Mariglenit për Çermenikën e lënë në harresë ishte vazhdimi i asfaltimit të rrugës nga fshati Funarës në drejtim të Orenjës. Me sa duket

 z. Mariglen ka vendosur të jetë kryetar i mbajtjes së fjalës dhe premtimit të marrë, pasi është vendosur që segmenti i rrugës Funarës - Zdrajshë do të bëhet brenda këtij viti.

  Kryetar Marigleni krahas kësaj pune për asfaltimin e këtij segmenti, bashkëpunoi ngushtë dhe me transparencë me përfaqësuesin e komunitetit të Orenjë katundit, inxinier Leonard Koçi, djalë fisnik dhe punëtor. Bashkimi bën fuqinë, - thotë populli, dhe kjo thënie gjeti zbatim në këtë bashkëpunim ku në një kohë rekord ju erdhi në ndihmë banorëve duke ndërhyrë në pastrim, zgjerim dhe shtrime me beton të disa segmenteve të  vështira. Shoqata  Kulturore

 " Çermenika 2017"me kryetar z. Behar Almeta ka pasur si përfaqësues në këtë angazhim   zv/kryetarin  e shoqatës z. Ferit Toma,  i cili dhe pse larg nga vendlindja  qëndroi në kontakt të vazhdueshëm në këtë bashkëpunim,  dhe me  premtimin  për një intervistë me kryetarin e bashkisë z. Mariglen Disha enkas për numrin e ardhshëm të gazetës tonë "Zana e Çermenikës". Falënderim dhe nga ana jonë për të gjithë aktorët e këtij bashkëpunimi që jep një mesazh të qartë dhe me shumë frymë!

Populli nuk do të dijë i cilës parti je ti. Ai kërkon që dhe kësaj zone ti kushtohet vëmendja e duhur, pasi deri tani ishte lënë në mëshirë të fatit.

Besoj në vizionin  dhe vullnetin e djalit Çermenikës Mariglen Disha.

Të gjithë për Çermenikës tonë!

Zv/ Kryetar i Shoqatës Kulturore" Çermenika 2017"


50 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page