top of page

Fatmir Terziu: Shkëndija e talentit e bëri emër në gazetari Sulejman Haxhihasanin





Prof. Dr. Fatmir Terziu


Shkëndija e talentit e bëri emër në gazetari Sulejman Haxhihasanin

 

Sulejman Haxhihasani është një nga emrat emblematikë të gazetarisë televizive të Elbasanit dhe në veçanti të "Televizionit Shtetëror RTSH", i cili la gjurmë të qëndrueshme me materialet e tij në vite. Të bëhej gazetar ishte një ëndërr fëmijërie për të. I rritur në lagjen ikon të Elbasanit, afër Namazgjasë, ai dhe djemtë e lagjes, bashkëmoshatarët e tij, vizitonin shpesh vendet kulturore, disa që i përkisnin institucioneve, kalanë, stadiumin. Në ato vite, Haxhihasani, gjithashtu praktikoi në mënyrë aktive mbajtësin e një syri në perceptim të gjërave, e një syri vigjilent në seleksionimin e të thënave, e kështu me të dy ai nguliti në mendjen e tij mënyrën se si kamera dhe duart e tij mund të përcillnin realitetin, dashurinë dhe mesazhin për Tjetrin.


Karrierën në gazetari e filloi në TVSH, kur u punësua si Telekronist që mbulonte jo vetëm Elbasanin. Një mik i tij, i një rrethi fqinj me Elbasanin, i cili kishte më shumë kohë ishte frymëzuesi i tij, ishte para tij një tjetër profesionist që i dha një dorë. Duke u zhvilluar me sukses, ai arriti pikën në vitet që pasuan, kur mori ofertë për t'u bërë gazetar i gjithëanshëm, të cilën e pranoi menjëherë për të përmbushur ëndrrën e fëmijërisë. Ftesa i erdhi nga Tirana, dhe ai që e kishte ndjekur me kohë ishte një gazetar shumë erudit dhe i jashtëzakonshëm, siç e përkufizon vetë Sulejman Haxhihasani në biseda të ngushta.

Në ambientet e RTSH-së Haxhihasani takoi personin e duhur, i cili është mentori im në këtë profesion. Një perfeksionist absolut, ai përpunonte gjithçka në detaje. Ai ishte i apasionuar pas punës së tij. Ai rrinte zgjuar deri në orët e vona të ditës, ndryshe nga disa që largoheshin më herët. I mësoi se kur komunikonte me drejtuesit dhe funksionarët, t'i merrte sa më shumë në vëmendje, që ata të dëgjonim radio dhe shikonin televizor dhe ishin vazhdimisht të përditësuar me atë që po ndodhte në përditësi. Sulejman Haxhihasani më pas u bë mik e shok, koleg dhe bashkëudhës me një emër tjetër të Elbasanit, dhe jo thjesht të Gazetarisë, Tomor Jolldashin, i cili ishte gazetar i gazetës „Bashkimi“. Sikurse e kisha dëgjuar të thoshte „ne të dy formuam një tandem të shkëlqyeshëm dhe plotësuam njëri-tjetrin në mënyrë të mrekullueshme“.

Sulejman Haxhhasani punoi në RTSH në dy periudha: para 1990-ës dhe pas 1990-ës. Ai thotë se ishte RTSH-ja, ajo që i bëri emër në industri dhe i dha gjithçka në këtë profesion. Pas periudhës së parë, ai tashmë ishte një emër i njohur në publik, gjë që e ndihmoi shumë në punën e tij. Megjithatë, për të ndërtuar këtë emër, atij iu desh të bënte shumë sakrifica nga ana e tij.

Sidoqoftë Sulejman Haxhihasani, që nuk njihte më ditët e javës ishte figura më ikonike e Elbasanit e më gjerë. Kështu i harruar nga familja një ditë një nga fëmijët e tij të vegjël i tha pas përfundimit të ditës së punës: „A është kjo puna jote - të ecësh e të mbetesh vetëm me kamera në krah nëpër rrugë e pa rrugë?“

Një tjetër rast interesant në karrierën e tij lidhet sërish me Elbasanin e kulturës, arsimit, futbollit në vite, apo dhe më shumë se kaq. Ai ishte emri më i kërkuar dhe më i lakuar pas funksionarëve më të lartë të asaj kohe, dhe deri diku dhe pas vitit 1990-të, më saktë deri sa filluan TV-të private në Elbasan.

Ndonëse nuk është më pjesë e RTSH-së, Haxhihasani e ndjek çdo ditë dhe e bën punën e tij sërrish në perceptimin që nuk e lë rehat për të thënë atë që është mirë dhe keq në atë profesion që e rriti thuajse. Sipas tij, fakti që “RTSH” ekziston dhe ndiqet ende është një arritje e madhe, sidomos kur bëhet fjalë për një Televizion Kombëtar.

Dikur në një bisedë nga Gjermani, ku ndodhej në një vizitë private, më shkruante „Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që media po feston një përvjetor të tillë. Me gjithë vështirësitë, RTSH arriti të arrijë këtë moshë. Admirime për njerëzit që e sollën në përvjetorin e saj. E ndjek rregullisht deri në ditët e sotme."

Aktualisht, është thjesht një sy pranë RTSH-së nga liria që i jep mosha e pensionimit. Tani është më i qetë dhe kjo punë i përshtatet moshës së tij. "Më mungon gazetaria dhe emocioni im i madh ishin komentet e drejtpërdrejta dhe kronikat pas një dite të ngarkuar. Tani në Elbasan është pak e vështirë të bësh gazetari me përkushtim, pasi nuk kemi gjëra elitare. E keqja është se nuk ka komunitet të angazhuar me kompaktësi, sepse politika dhe shumë rrethana të tjera e kanë ndarë e copëtuar Elbasanin. Lloji që shohim në Elbasan, ku për fat të keq, ka grupe të mëdha interesash ndryshe dmth më dhemb admirimi për të gjithë gazetarët në qytet që duhet të punojnë në këto kushte të vështira, sepse kur nuk ka qëllim elitar qytetar është e vështirë të mbulosh asgjë.

1 Comment


Guest
Mar 29

⁶Shume faleminderit miku im Fatmir Terziu

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page