Fatmir Terziu: Sa i dobishëm libri „Rezonanca magnetike për Rusinë dhe për rusët“ për këtë ditë
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 9
- 19 min read

Sqarim paparaprak
E fundit që vjen nga diskursi i manpipulimit i përket Rusisë. Vetë vendit dhe propagandës së këtij vendi edhe në Ditën e Fitores. Por Dojçe Welle shkon tek “Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini”, me analizën: „Propaganda nuk mund ta ndryshojë historinë“. Pikërisht me atë që vetëm pak muaj më parë Prof. Dr. Eshref Ymeri, një ekspert i njohur i këtij diskursi, e trajtoi aq bukur tek libri „Rezonanca magnetike për Rusinë dhe për rusët“ (Eshref Ymeri: Studio Intergrafika Tiranë, 2025). Duke mbështetur këtë prognozë DW shkruan: „Ukraina nuk është ndryshe, beson Galyamov. “Në tre vitet e fundit, rusët nuk kanë fituar kontroll të plotë as mbi territoret që kanë pushtuar, e lëre më pushtimin e Kievit.” Por më 9 Maj, Kremlini do të bëjë gjithçka që mundet për të treguar se Rusia është po aq e fuqishme sot sa ishte tetëdhjetë vjet më parë. „Foshnje me uniforma në Rusi, fëmijë të vegjël në tanke kartoni, nxënës të shkollave fillore në makina. Edhe para paradës së madhe ushtarake në Sheshin e Kuq, 80-vjetori i fitores ndaj Gjermanisë naziste po festohet në shumë qytete ruse, ndërsa imagjinata e prindërve duket se nuk ka kufij, si imagjinata e prindërve ashtu edhe kiçi shtetëror. Në Kemerovo të Siberisë, të porsalindurve në spital u dhanë kapele ushtarake dhe u mbështollën me batanije ngjyrë ulliri: “Bashkohuni me ne!”, shkruajnë drejtuesit në rrjetet sociale. Këto rroba “prekëse” duhet të tregojnë “lidhjen e brezave”, nën moton: “Mos harroni se edhe qytetarët më të vegjël të Rusisë janë pjesë e historisë së madhe”. (DW) Duke parë se shumë gjëra me atë që shkruan DW, me atë që parashihet në këtë ditë, tingëllojnë apriori me „Rezonanca magnetike për Rusinë dhe për rusët“ po risjellim në vëmendje analizën tonë të përfshirë si parathënie në këtë libër të domosdoshëm për të gjithë, sidomos sot…
Prof. Dr. Fatmir Terziu
Diskursi rus në një prognozë nga të Tjerët për veten dhe vetë Rusinë
Abstrakt
Diksursi logjik, formimi psikologjik, faktorët ndikues, pikëpamjet ruse, Putini, Ukraina.
Kjo analizë shqyrton evolucionin e mendimit të lirë intelektual dhe publik ndaj rrethanave ruse ndaj shkrimeve të lira nga periudha të ndryshme, duke vënë apriori gjetjet nga hulumtimet profesionale të Prof. Dr. Eshref Ymeri me të dhënat bashkëkohore tek libri „Rezonanca magnetike për Rusinë dhe për rusët“ (Eshref Ymeri: Studio Intergrafika Tiranë, 2025). Ideja kryesore e këtij libri zbërthehet në fjalët e dy personaliteteve, të cilët janë, shkrimtari rus Ivan Shmelov[1], i cili thekson: “Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë,.. Ky nuk është popull, por një mallkim historik i njerëzimit”; dhe Xhohar Dudajev, Presidenti i parë i Republikës Çeçene, që shprehet „Rusizmi është më i tmerrshëm se fashizmi, se nazizmi, se të gjitha ideologjitë e urrejtjes së njeriut për njeriun.“
Libri nënvizon një përfaqësim të konsiderueshëm të ndjenjave, mendimeve, fakteve, realiteteve, citateve, aforizmave dhe mbresave të personaliteteve të ndryshme, ruse dhe të huaja, në të cilat hidhet dritë mbi Rusinë dhe mbi formimin psikologjik të popullit rus duke zbuluar se rusët tani dalin nga skutat e strukura propagandistike më të ndjeshme duke dhënë një dimension të ri njohës për vetë jetën, fatet, demokracinë në kuptimin e gjerë dhe atë në tranzicion, duke u kontrastuar ashpër me pikëpamjet më të favorshme të shprehura në mendimin e mëparshëm. Hulumtimi synon të eksplorojë faktorët socialë dhe ekonomikë, që kanë kontribuar në këtë ndryshim në perceptim. Ky punim do të marë në konsideratë daljen e librit në dritë, jo thjesht si dalja e një libri me tërësinë e faktorëve ndikues, inspirues apo dhe dedikues, por në rolin e një diskursi me të cilin nga kënde të shumta diamantore mund të vëzhgohet tërë lidhja mes asaj që preokupon tematikën e librit me lidhjen shumëdimensionale Rusi dhe rusë, por dhe me sqarimin e plotë pse ky libër është ndryshe nga librat e tjerë në këtë pikë.
Dalja e një libri me një risi të re dhe faktorët ndikues

Studiuesi dhe njohësi i mirë i kësaj teme ka dhuruar për lexuesit e gjerë, vendas dhe të huaj, veprën e tij hulumtuese-studimore „Rezonanca magnetike për Rusinë dhe për rusët“. Themi për lexuesit vendas dhe të huaj pasi e tillë është tematika e këtij libri, që në fakt është dhe një libër për vetë lexuesit rusë, për vetë rusët brenda dhe jashtë Rusisë. Në këtë tematikë është mundi dhe djersa e një pune të madhe kërkuese e autorit të mirëformuar me këto njohuri të hulumtuara që në kohë të rinisë së tij, në këtë drejtim. Dhe, nëse do ti quanim hulumtime shkencore në masivitetin e sotëm internetik e më gjerë, do të kuptonin se autori ka mbledhur me një punë të madhe profesionale dhe përkushtuese diamante të shumtë vlerash, që kur bashkohen formojnë një diamant të pagjendur më parë, me të cilin nga kënde të shumta mund të vëzhgohet tërë lidhja mes asaj që preokupon tematikën e librit me lidhjen shumëdimensionale Rusi dhe rusë. Në fakt nga këto këndvështrime libri huazon dhe vetëkrijon një pasqyrë të madhe globale për ta bërë këtë tematikë që nga lindja deri në ditët e sotme një pasqyrë të pastër për të parë vetë atë që ka krijon, krijon dhe tenton të krijoj vazhdimisht thelbin e një të vërtete që është thënë, por që pak herë del në dritë të vërtetë. E në këtë thelb është diskursi që ndërlidh gjithnjë në formën më të perceptueshme, në lidhjen midis Perëndimit dhe Lindjes. Në këtë pikë natyrshëm është më e evokueshme në aspektin kohor, pra e sotmja. Vetë autori i kësaj vepre që në fillim shpjegon „Ky libër është një përmbledhje citatesh, aforizmash dhe mbresash të personaliteteve të ndryshme, ruse dhe të huaja, në të cilat hidhet dritë mbi Rusinë dhe mbi formimin psikologjik të popullit rus. Si nxitje për përgatitjen e tij, shërbeu sulmi agresiv i Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022.“ (Ymeri, E. 2025: 8).
Dihet tashmë se shumë rusë që jetojnë në Perëndim kanë marrë vendimin për të refuzuar politikën e Putinit. Disa janë në këtë kontekst, sepse kanë ikur nga regjimi i tij autoritar, i cili dihet se ka „eleminuar“ kritikët e shtetit rus. Kështu në këtë vepër studimore të Ymerit, nga Ivan Shmelov dhe Ahmed Zakajev[2] (1959) deri tek Xhohar Dudajev (2022), gjithnjë me një përkujdesje teknike sipas Alfabetit shqip, dhe të shqipërimit korrekt të emërtesave, ka rreth shtatëdhjetë burime të mirëfillta profesionale, shkencore dhe faktuese tek të cilat janë marë të dhëna dhe është mbështetur e gjithë lënda. Në thelb mesazhi është i qartë se nëse duam të inkurajojmë solidaritetin me rusët që kundërshtojnë sulmin brutal të Putinit ndaj lirisë, ne duhet t'i japim fund ksenofobisë që synon popullin rus në Perëndim.
Dhe çfarë mesazhi u dërgon e gjithë kjo rusëve në vendin e tyre? Sipas mediave tëndryshme, fakti që ne kemi parë një kundërshtim të madh të brendshëm ndaj pushtimit të Ukrainës në kohë të ndryshme, që sipas tyre „jo më pak sepse shumë qytetarë të zakonshëm rusë dhe ukrainas e konsiderojnë njëri-tjetrin si familje, ose kanë lidhje të forta. Mijëra qytetarë rusë kanë qenë të gatshëm të rrezikojnë arrestimin dhe brutalitetin e policisë duke vërshuar në sheshet e qyteteve për të dënuar veprimet e Putinit. Lutjet e tyre duhet të kenë jehonë në mbarë botën.“, na vjen autori sërrish në ndihmë, se brutaliteti i policisë ruse kundër qytetarëve, ka të bëjë jo me protestën kundër luftës, por me protestën kundër rekrutimit të dhunshëm jo vetëm të të rinjve, por edhe të qytetarëve të moshuar për t’i dërguar në frontin e luftës.
Më tej për të dhënë një pasqyrë diskursive të saktë Hulumtuesi i çështjes në fjalë shkruan dhe qartëson se „E vërteta është krejtësisht ndryshe. Populli rus ka qenë dhe vazhdon të mbetet një mbështetje e fuqishme e agresionit fashist të Putinit. Në rubrikën “Hyrje” autori i librit ka sjellë dy citate, që i paraqesim në vijim. I pari në një informacion, të transmetuar në internet, thuhej: “Në përvjetorin e radhës të aneksimit të Krimesë, në Moskë, në stadiumin “Lluzhnjiki”, u zhvillua një miting i madh, me pjesëmarrjen e presidentit Vladimir Putin,.. kushtuar edhe fillimit të luftës kundër Ukrainës...” (Citohet sipas: Natalia Zotova. “Për paqen, për Rusinë, për presidentin: ja se si festimi i pranverës së Krimesë u bashkua me përkrahjen e luftës në Ukrainë”. Faqja e internetit “BBC Neës Russkaja Slluzhba”. 18 mars 2022).
I dyti, në një sondazh, të organizuar nga “Levada-Centr” rreth katër muaj më vonë dhe konkretisht më 02 qershor 2022, jepeshin të dhëna faktike për përkrahjen që gëzonte presidenti Putin në radhët e shumicës dërrmuese të popullit shovinist rus, për sulmin që kishte ndërmarrë kundër Ukrainës: “Që nga çasti i ndërhyrjes në përmasa të gjera i Rusisë në Ukrainë, përkrahja për Vladimir Putinin qe rritur me 12%. Sot, tetë në dhjetë rusë, ose 83% e mbarë popullit, e mbështet veprimtarinë e diktatorit...” (Citohet sipas: “Gjithnjë e më shumë rusë janë në mbështetje të Putinit dhe mendojnë se Federata Ruse është në rrugë të drejtë”. Faqja e internetit “Zerkallo Njedeli”. 02 qershor 2022).
Por në të njëjtën kohë, udhëheqësit perëndimorë nuk mund të mendojnë pa mesazhin e deleguar për presidentin rus Vladimir Putin. Nga njëra anë, ata flasin për të si një i vetmuar, i izoluar, duke marrë vendime nga fundi i tryezës së tij të gjatë që nuk i mbështet as populli rus. Nga ana tjetër, qytetarët rusë që jetojnë jashtë supozohet se janë gjithnjë mes dilemave të propagandës së regjimit të Putinit dhe realitetit. Të paktën ky duket të jetë supozimi pas rusofobisë që është derdhur nga goja e disa politikanëve dhe komentuesve perëndimorë gjatë periudhave.
Ideja se vetëm rusët e zakonshëm janë armiku brenda Rusisë, ka tashmë pasoja të rënda. Disa artistë rusë që punojnë në Perëndim, të cilët nuk arrijnë t'i denoncojnë veprimet e Putinit (ose nuk i denoncojnë ato me forcë) po futen në listën e zezë. Dirigjenti me famë botërore Valery Gergiev u shkarkua nga detyra e tij si kryedirigjent i Orkestrës Filarmonike të Mynihut në muajin mars të 2022, pasi ai refuzoi të kundërshtonte atë që menaxhmenti i tij e përshkroi si „mbështetjen e tij të shprehur prej kohësh“ për regjimin e Putinit. Organizata të tjera i shtynë ngjarjet e planifikuara që përfshinin Gergiev, dhe disa njoftuan se po i ndërpresnin kontratat e tyre me të. Opera Shtetërore e Bavarisë anulloi në mënyrë të ngjashme ngjarjet e saj të planifikuara me sopranon ruse Anna Netrebko, pavarësisht faktit se Netrebko kishte shprehur kundërshtimin e saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës në mediat sociale. Çështja duket të jetë mbështetja e saj në të kaluarën për Putinin dhe separatistët pro-rusë në Donbas. Në vitin 2014, ajo u fotografua duke pozuar me një flamur rus në Donetsk, një nga rajonet separatiste në Ukrainën juglindore, së bashku me liderin separatist Oleg Tsarev. Ajo gjithashtu dhuroi një milion rubla për të mbështetur teatrin e operës dhe baletit në Donetsk. Pasi Metropolitan Opera e Nju Jorkut njoftoi se nuk do të “angazhohej më me artistë apo institucione që mbështesin Putinin ose mbështeten prej tij”, Netrebko, duke ndjerë presionin, anuloi të gjitha koncertet e saj të ardhshme.
Natyrisht, ky është një fakt që shkon pas faktit, ose më saktë një fakt që vjen prej shkrimit dhe dedikimit real në fakt, dhe kur shkruajmë deri në një afat, të gjithë mund të kuptojmë se se si me perceptime, jashtë realitetit dhe fakteve, që gjithë bëjmë gabime. Por natyra e gabimit tregon. Fakti që një shkrim-hulumtim i tillë, një vepër e tillë, nuk lejon që një gabim i strukur thellë në propagandë të mund të hyjë në shtyp, dhe me sa duket më shumë se një herë në jo pak raste, nxjerr në pah se sa rastësisht supozohet në qarqet politike dhe mediatike se kushdo me një emër që tingëllon rus është rus dhe se të gjithë rusët janë super të njohur. Ideja e rusëve si të tillë dhe një kërcënim real i një propagande me fjalë daton shumë larg dhe është gjurmuar në mënyrë të admirueshme, por që dhe është sfiduar nga Mark Smith në librin e tij të vitit 2019, „Ankthi i Rusisë“. Por ajo që ka lulëzuar veçanërisht në 20 vitet e fundit, duke përkuar me kohën e Vladimir Putin si president i Rusisë, natyrisht që gjen një përgjigje të padhënë në këtë libër, e që na e bën të plotë, e mjaft të qartë, e të pasur, Ymeri me librin e tij „Rusia dhe rusët në mbresa personalitetesh“. Dhe ia vlen të pyesim pse, veçanërisht pasi, në pjesën më të madhe, antipatia nuk është e ndërsjellë nga autori, por nga gjetjet e thella shkencore të bëra mes hulumtimit të autorit.
Është e vërtetë që pikëpamjet ruse për mjaft të tjerë, sot ruajnë diçka nga stereotipet e çuditshme nga epoka sovjetike, varfëria e shtruar në veprat e Dikensit, ndarja klasore dhe mjegullat epokale. Edhe në vendin ku unë jetoj dhe punoj prej vitesh gjëra të tilla i kam ndjekur me vëmendje, por më bëhen tashmë më të plota me leximin e kësaj vepre mjaft të rëndësishme. Dua të sqaroj se ndërsa tek unë terminologjia e gjetur në Britani të Madhe „Albion perfidious“ mbetet një temë e përhapur, siç ndodh në shumë vende, në librin e autorit në fjalë sikurse e thashë është një pasqyrë që pasqyron pastër realitetin, sado therrës që është dhe mbetet ai, naturisht përqas vetë gjetjeve dhe deklarimeve të të Tjerëve. E sqaroj me këtë rast dhe terminologjinë lart cituar „Albion perfidious“, që është një frazë nënçmuese e përdorur për të përshkruar aktet e perceptuara të tradhëtisë së Mbretërisë së Bashkuar në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Fraza përdoret shpesh për të përshkruar ndjekjen e interesit vetjak të Mbretërisë së Bashkuar në kurriz të kombeve të tjera, por që në këtë kontekst ka anën ndryshe të shikimit nga këndi i diamantit që gjen dhe na jep në qasje leximi Ymeri, sepse me sa ndjej tashmë ka gjithashtu respekt për atë që shihet (të paktën deri vonë) si stabiliteti dhe rregulli i Mbretërisë së Bashkuar, dhe zilia e paketës sociale që i bashkëngjitet një arsimimi publik britanik në shkollë, një theks anglez dhe sjelljet e modës së vjetër angleze. Në këtë masë, një pjesë e vogël e shoqërisë ruse post-sovjetike mund të thuhet se është rikthyer në anglofilinë që shfaqi në shekullin e 19-të. Kjo e bën dyshimin dhe frikën e palës britanike edhe më të vështirë për t'u kuptuar. Megjithatë, shumë të dhëna për origjinën e tyre gjenden në Raportin e vonuar prej kohësh të Komisionit Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë për Rusinë, publikimi përfundimtar i të cilit, në korrik të vitit 2024, ishte konteksti për artikullin që Aleksander Temerko e kundërshtoi aq shumë në „The Times“.
Mjaft libra për Rusinë dhe rusët, atëherë pse ky libër
Ka libra të shumtë që janë shkruar dhe ka libra që ende shkruhen për Rusinë dhe rusët. Harold Uiliamas në librin e tij „Rusia e rusëve“ (1914) paraqiti një hapje të gjerë të kësaj teme. Në vitin 1948 bëri bujë një libër i autorit Eduard Crankshau[3]. Por ky libër me titullin „Rusia dhe rusët“ në një kohë fare të shkurtër u pa si i paplotë dhe në vitet në vazhdim shumë të tjerë shtuan botimet në këtë tematikë. Në këtë mëdyshje lexuese natyrisht janë dhe mjaft shkëputje dhe gjetje të cilat libri i Prof. Dr. Eshref Ymerit u jep përgjigje. Le të shkëpushim njërën prej këtyre gjetjeve që ndodhet në këtë libër, krahas dhjetra e dhjetra të tjerave. Zhozé Manuel Barrozo (José Manuel Barroso - 1956), personalitet politik dhe shtetëror portugez dhe mbarëuropian në librin e marë në konsideratë lexohet të ketë thënë: “Rusia është një kontinent, i cili shtiret sikur është vend. Rusia është një qytetërim, i cili shtiret sikur është komb” (ibid). Kështu ndoshta mjafton të mirëkuptojmë pse ndodh që të botohen shumë libra me këtë temë e që të gjithë të duken si të pamjaftueshëm. Realiteti është kokofortë.
Libri i Geoffrey A. Hosking (2001) „Rusia dhe rusët: Një Histori“ është një kronikë për historinë e Perandorisë Ruse nga Pushtimi Mongol, përmes Revolucionit Bolshevik, deri te pasojat e Luftës së Ftohtë, dhe i ribotuar me disa shtesa në vitin 2011, si një edicion i dytë mbulon presidencën e Vladimir Putin dhe Dmitry Medvedev dhe luftën për ta bërë Rusinë një shtet funksional të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e saj. Një autor tjetër Dmitri Trenin[4] (2019) ka botuar librin „Rusia“. Në këtë libër, i përcaktuari si studiuesi kryesor i Rusisë, Dmitri Trenin, i shoqëron lexuesit në udhëtimin me rul të Rusisë nga revolucioni në shkatërrimin e pasluftës, perestrojka deri te stabilizimi i Rusisë postkomuniste nga Putin. Ndërsa libri „Kapitalizmi shoqërues i Rusisë: Rruga nga ekonomia e tregut në kleptokraci“ (2019) i autorit Anders Aslund është një vështrim depërtues në plutokracinë ekstreme që ka krijuar Vladimir Putin dhe implikimet e saj për të ardhmen e Rusisë. Ky studim i thellë eksploron se si sistemi ekonomik që Vladimir Putin ka zhvilluar në Rusi funksionon për të konsoliduar kontrollin. Kështu me dhjetra e dhjetra libra të tjerë.
Por këto libra kanë një qëllim dhe një tematikë të caktuar. Libri i Prof. Dr. Eshref Ymerit del mbi to dhe në tërësinë e tij diskursive ai ka për qëllim që ta bëj më të qartë gjetjen dhe tematikën e duhur në lidhje me vetë faktin dhe realitetin e njohjes, prezantimit dhe realitetit të temës në fjalë për Rusinë dhe rusët. Vetë autori na sjell këtë gjetje e thënë nga Mihail Zhvanjecki[5] dhe na qaron: „Do të më kundërshtojnë, duke thënë se faqe të errëta ka pasur edhe në historinë e vendeve dhe të popujve të tjerë. Ka pasur. Edhe tani ka. Por, së pari, vendet dhe popujt e tjerë i patën kapërcyer gradualisht problemet e veta dhe e kanë pasë pranuar se diçka nuk e kanë pasur në rregull. Pas dy shekujsh të një racizmi të tërbuar, amerikanët zgjodhën president një mulat. Rusët, sipas të gjitha gjasave, janë të mendimit se në historinë e tyre gjithçka përherë ka pasë shkuar mirë, edhe tani, po ashtu, mirë po shkon, përderisa nuk pranojnë kurrfarë faji dhe vazhdojnë të mburren me vetveten. Kurse së dyti, kur amerikanët krenohen me demokracinë dhe ekonominë e vet, ata kanë plot argumente për një gjë të tillë (madje pavarësisht nga krizat e njërës dhe tjetrës!). Kurse rusët mburren ose me atë që nuk ekziston, - fjala vjen, me shenjtërinë (sepse shenjtëria, gjithsesi, nuk është balet, por është një qëndrim dashamirës i njerëzve ndaj njëri-tjetrit dhe sidomos ndaj atyre që janë veçanërisht më të dobët - ndaj pleqve, fëmijëve dhe të sëmurëve), ose me diçka, me të cilën njerëzit normalë nuk mund të mburren kurrësesi: me vuajtjet e mëdha të popullit të vet dhe viktimat kolosale njerëzore.“ (Mihail Zhvanjecki cituar tek Ymeri, E. 2025: 26).
Sidoqoftë fakti se ka shumë libra dhe një libër tjetër del në dritë nuk është thelbi i përgjigjes dhe kureshtjes së saj. Thelbi është në faqet e librit. Aty ndodhet e gjitha. Edhe pyetja, edhe përgjigjja. Edhe rekursi, edhe diskursi. Edhe progresi edhe regresi. Edhe fatet dhe po aq vetë realitetet. Ndaj ky libër mund të quhet për vetë gjuhën që përdor autori një libër i drejtëpërdrejtë i shtrydhjes së mjaft librave të tjerë për të gjetur atë që lexuesi kërkon të vjelë. Ky libër nuk është një libër me citime librash, pasi ai nuk është thjesht një koleksion vargjesh të famshme, ose të rëndësishme nga libra të ndryshëm, që shpesh janë të organizuar sipas autorit, temës ose tematikës, dhe që mbetet në thelb si një libër referimi ku mund të kërkoni citate nga vepra të ndryshme, por një libër i munguar i një pasqyre të madhe globale ku mund të shohin veten jo vetëm protagonistët e kësaj udhe, por dhe vetë udhëtarët e e protagonizmit. Ndërsa librat e përafërt në disa raste quhen nganjëherë edhe libra me citime ose libra të zakonshëm, ky libër është i një formati bashkëkohor, me një gjuhë disi të ashpër, por të qartë e të pastër për të kuptuar vetë atë që është mbajtur e strukur dhe e fshëhtë në qindra vjetë.
Paralelet e mendimeve dhe këputjet e fijeve propagandistike
Luftërat sjellin gjithnjë paralele mendjesh dhe mendimesh. Edhe lufta e fundit e Rusisë së Putinit ndaj Ukrainës, e cila sipas autorit të këtij libri ishte „Si nxitje për përgatitjen e tij“, pra të librit (Ymeri, E. 2025: po aty, fq. 5), kishte paralele të tjera të panumërta që u shfaqën gjatë mesit të viteve 2010. Këto paralele dhe më së shumti fakti i sulmit agresiv të Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022 shërbeu si zanafillë shtytëse e këtij libri. Autori sqaron, „Ai sulm, i tipit fashist, ishte i papritur për mbarë botën. Pas atij sulmi, një ditë më vonë, ushtria ruse hyri në qytetin Buça, që ndodhet 28 km larg Kievit. Aty ajo pati filluar vrasjet dhe masakrimet masive, të cilat i vazhdoi edhe gjatë ditëve të marsit. Në atë qytet, egërsirat fashiste ruse vranë dhe masakruan 410 veta nga radhët e popullsisë civile, midis tyre burra, gra, pleq, plaka dhe fëmijë dhe mandej i patën groposur në një varr masiv (ibid).
Pra sikurse e cituam kishte paralele të tjera të panumërta që u shfaqën gjatë mesit të viteve 2010 midis mendimeve intelektuale dhe të hapura, dhe trajektores politike të Rusisë. Disa që më parë e kishin mbrojtur prej kohësh Rusinë si lider të një blloku euroaziatik, jo i ndryshëm nga Bashkimi Ekonomik aktual Euroaziatik, i cili u krijua në 2014, tashmë kishin dilema dhe kishin dalë nga paralelet e tyre. Mjaft të tillë vazhdimisht më parë kishin sulmuar hegjemoninë morale të Perëndimit, ashtu siç filloi të bënte Putin nga Mynihu i tij i famshëm i vitit 2007, nga fjalimi i Konferencës së Sigurisë e tutje. Dhe në qasjen e tij të vitit 1997, tek „Themelet e Gjeopolitikës“, që thuhej se kishte ndikuar te liderët ushtarakë të Rusisë, mjaft shkrues e hodhën poshtë Ukrainën si një entitet të pakuptimtë, që nuk kishte asnjë veçanti kulturore apo etnike, një pohim që ushtria ruse, në vitin 2014, po përpiqej ta provonte në praktikë në Krime dhe Donbas. Për më tepër, në disa momente është dukur sikur vetë Putini thjesht po i bënte jehonë mendimtarëve me mjekër të gjatë, nga fjalimi i tij për komplotet e „kolonës së pestë“ deri në përshkrimet e Ukrainës lindore si „Novorossiya“ (Rusia e Re).
Në librin e tij autori i shtjellon paralelet e mendimeve dhe u afron atyre këputjet e fijeve propagandistike, duke e bërë këtë libër me gjetjet e cituara dhe me komentet e shoqëruara nga njohja personale e viteve të rinisë së tij studentore, por dhe nga udha e gjatë endjekjes së një praktike që jo pak ka ndikuar në ulje-ngritjet e situatave politike në Europë e në Botë. Jo më kot autori na sjell në vëmendje këtë fakt „Me një respekt të veçantë kujtojmë profesoreshën e gjuhës ruse, Tatjana Sobolevën, bijë akademiku, e cila ishte aq e dashur dhe aq zemërbardhë. Kujtojmë shokun aq të dashur të kursit, Nikollaj Nikitenko, me të cilin banonim në një dhomë në qytezën e studentëve. Ishte 32 vjeç, më i moshuari në kursin tonë. Pas shkollës së mesme, kishte kryer shërbimin ushtarak 3 vjet në Gjermaninë Lindore dhe mandej kishte punuar disa vjet. Asokohe, në Bashkimin Sovjetik, me ligj, djemtë, pas përfundimit të shkollës së mesme, duhej të kryenin patjetër shërbimin ushtarak dhe mandej mund të vazhdonin studimet universitare.“ (Ymeri, E. 2025: 6).
Faktori që vjen nga njohja personale është mjaft i rëndësishëm. Jo sepse ai ushtron ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë te ajo që hulumtohet dhe ndihmon në njohjen e realitetit, dhe jo për shkak se faktet dhe meorjet janë të thurura mirë të ulen në raftet e librave të bibliotekave dhe rafteve të gjera intelektuale, por dhe në ato rusë. Kjo edhe për shkak se më këtë libër autori ka ndihmuar në krijimin, si një pjesë drejtuese e një mjedisi intelektual realist gjithnjë e më aktiv, diçka që popullit rus, ndoshta dhe vetë elitës në pushtet të Rusisë i ka munguar që nga rënia e komunizmit: domethënë, një ndjenjë e misionit real, e një qëllimi gati shpirtëror, që kurë vetë ata nuk e kanë kuptuar në thelb. Për të përdorur thelbin e këtij libri, Ymeri e ka narrativizuar dhe karakterizuar Rusinë si një realitet i panjohur, i ka hequr kremin dhe pudrën kozmo-politike dhe i ka dhënë një fytyrë të qartë për ta parë veten më saktë. Nëpërmjet gjetjeve, paragrafimeve dhe hulumtimeve të tij në një hapësirë të gjerë dhe po aq dhe nga memorja, ai u ka thënë paralelizmave të Rusisë thlebin se çfarë supozohet se ka qenë dikur Rusia dhe çfarë duhet të bëhet sërish, jo vetëm një fuqi e madhe e propaganduar, por një zbutje shpirtërore, një çjerrje të mburojës ë shtirur të traditës kundër nihilistëve, gjithçka, shkon kah tek liberalizmi i perëndimit.
Duke konkluduar
Leximi i këtij libri natyrshëm është një sfidë, sikurse vetë ajo që ka marë përsipër autori tashmë i shumë njohur shqiptar jo vetëm në këtë fushë, por dhe në mjaft të tjera, që e vendosin atë në majën e mendimit të munguar shqiptar. Por, përtej leximit ky libër është një thesar për vetë këndin intelektual shqiptar, për vetë kërkuesit e studentët, për vetë studiuesit dhe të gjithë ata që kanë arsye pse duhet të hapin e të mbyllin këtë libër me një trinom të rëndësishëm filozofik në kohë, hapësirë dhe vend. Ky libër shkon përtej narrativit, shkon përtej të tre dimensioneve të cituara në fakt. Ai e ngre vlerën e vetë leximit lart, shumë lart.
Dhe kjo zbulon diçka të rëndësishme jo vetëm për mendimin e Prof. Dr. Eshref Ymerit, por edhe për natyrën e trajtimit të realitetit rus që ka luajtur një rol kaq kyç në promovimin ndryshe të realitetit të tij. Sipas studiuesit të mirënjohur të kësaj teme, Rusia që po pretendon se po lufton në emër të Lindjes kundër Perëndimit, është një fluskë, me të cilën ajo mbulon realitetin dhe vetë natyrën e saj. Në rrëfimet dhe gjetjet e autorit, Rusia nuk mishëron as traditën, as të vërtetën shpirtërore dhe as rendin e duhur. Rusia qëndron në mënyrë të qartë e të kuptueshme kundër Perëndimit. Kjo ka të bëjë me traditën agresive. Aty jeton edhe vetë Putinizmi.
Megjithatë, ajo që profesori dhe studiuesi i mirënjohur e zbulon, dhe na e jep të qartë, si vazhdimësi të një lufte të gjatë kulturore Lindje-Perëndim, një betejë idesh midis Rusisë dhe Perëndimit, rezulton, se është produkt i një beteje idesh, një lufte kulturore brenda vetë asaj që i mbetet hije e padukshme agresionit rus. Nacionalizmi rus, dhe sidomos ai i stilit Putin, nuk bazohet thjesht vetëm në fuqinë e ashtuquajtur ruse, por edhe në kthesën e gjatë midis elitave kulturore perëndimore kundër iluminizmit dhe modernitetit, nga sulmi i Nieçe-s ndaj nihilizmit perëndimor e deri tek përsëritja e tij e fundit mes të rinjve.
Në të vërtetë, autori i këtij libri shumë të veçantë deklaron se sikur të ishte fjala për “nacionalizëm” rus dhe për “nacionalizëm” të stilit Putin.., nuk do të kishte asgjë të keqe, se, siç e dimë shumë mirë, nacionalizmi është mbrojtje e vlerave kombëtare. Por, sipas Prof. Dr. Eshref Ymerit, problemi është se në librin tim, mbi bazën e vlerësimeve të 423 personaliteteve ruse dhe të huaja, demaskohet jo nacionalizmi rus, por shovinizmi i egër rusomadh, të cilin ushtria fashiste ruse e ka shoqëruar në Ukrainë edhe me një agresion të egër seksual, duke ndjekur traditën e ushtrisë sovjetike, e cila, sapo hyri në territorin gjerman në pranverën e vitit 1945, pati përdhunuar 2 milionë femra gjermane, nga 8 deri në 80 vjeçe. Shovinizmi rusomadh ka pushtuar deri në palcë edhe gratë ruse. Urrejtjen që i ka kapluar keq kundër Ukrainës, ato, si vejusha të ushtarëve të vrarë, e kanë dëshmuar më së miri edhe me një letër që i patën dërguar Putinit, me kërkesën për të ndaluar në kufi arratisjen e meshkujve rusë, që nuk pranojnë të rekrutohen si mish për top në frontin e luftës. Ja përmbajtja e asaj letre: “Ne jemi vejushat e ushtarëve të Rusisë. Ne jemi ato që burrat e vet nuk i patëm fshehur pas fustaneve tona. Ne jemi ato që shprehim gatishmërinë tonë të plotë për Fitoren tonë të madhe. Rusia ka dhjetra milionë meshkuj të moshës paraushtarake, pra, ne kemi se te kush të mbështetemi dhe me kë ta presim armikun. Por ç’mund të bëjnë meshkujt tanë, duke ndenjur në shtëpi, pa një komandë të aftë, pa furnizim dhe pa veshmbathje? Mobilizimi është e vetmja mundësi që ne të shpëtojmë kokën. Ne i lutemi Presidentit tonë, Komandantit tonë të përgjithshëm, ta ndalojë daljen jashtë kufijve të Rusisë të meshkujve të moshës paraushtarake. Dhe ne e kemi një të drejtë të plotë morale për një gjë të tillë: burrat tanë u vranë, duke mbrojtur edhe këta meshkuj, por kush do të na mbrojë neve në qoftë se këta do të arratisen?” (Citohet sipas: “Vejushat e ushtarëve të Rusisë iu lutën Putinit të shpallë një mobilizim të përgjithshëm dhe të mbyllë kufijtë për të mos lejuar largimin e meshkujve nga Rusia”. Faqja e internetit “Neësland”. 03 janar 2023).
Parë nga ky këndvështrim libri në fjalë është një vetë pasqyrimi i diskursit rus në një prognozë nga të Tjerët për akademikët, studentët, studiuesit e kësaj fushe e më gjerë, vetë rusët dhe vetë Rusinë.
[1] Ivan Shmelov ishte një shkrimtar rus më i njohur për rikrijimet e tij idilike të një të kaluare para-revolucionare të kaluar në lagjen tregtare të Moskës. Ai ishte anëtar i grupit letrar të Moskës Sreda. Pas Revolucionit të Tetorit, Shmelyov iku në Francë, duke u bërë një shkrimtar emigrant.
[2] është një burrë shteti çeçen, figurë politike dhe ushtarake e Republikës së panjohur çeçene të Ichkeria. Duke qenë më parë Zëvendës Kryeministër, ai tani shërben si Kryeministër i qeverisë së KRI-së në mërgim.
[3] ishte një shkrimtar, autor, përkthyes dhe komentator britanik; më i njohur për punën e tij mbi çështjet sovjetike dhe Gestapon e Gjermanisë naziste.
[4] është anëtar i Këshillit të Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes së Rusisë. Ai ishte drejtor i Qendrës Carnegie Moscoë, një institut rus. Një ish-kolonel i inteligjencës ushtarake ruse, Trenin shërbeu për 21 vjet në Ushtrinë Sovjetike dhe Forcat Tokësore Ruse, përpara se të bashkohej me Carnegie në 1994
[5] (6 mars 1934 - 6 nëntor 2020) ishte një shkrimtar, satirist dhe interpretues sovjetik me origjinë hebreje, më i njohur për shfaqjet e tij që synonin aspekte të ndryshme të jetës sovjetike dhe post-sovjetike
댓글