top of page

Fatmir Terziu: PAZARI I TË PREMTES SË ZEZË

19 hours ago
1 min read

PAZARI I TË PREMTES SË ZEZË

 

Dita e Reklamuar

Rrugës për në dhe nga pedonalja

këmbësorët kalojnë pranë poemës së T.S. Eliot

kati i parë, dhoma e qoshes, ndërtesa e shekullit të 15-të.

 

Askush nuk shikon nga dritaret e hapura

(në WC shkruhet  anagrama e poetit)

në heshtjen e sikletshme, gazetën e reklamës, dritaren e zbardhur,

askush nuk hidhet sipër, por nuk ka asgjë për të vjedhur,

përveç ndonjë sekreti të njohur

(reklama për brekë postmoderne, tanga, thong, string)

që ende hedhin shukama me fjalë,

mbi dritaren e mbyllur në paskthinë.

 

Pazari i të Premtes së Zezë

Nuk është anagram. Nuk është përrallë.

Ai është tashmë më shumë se një ves

(mos humbisni shansin pa e parë)

Blini rraqe, jo poezi. Kujdes nga poezia njeriu nuk vdes.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page