top of page

Fatmir Terziu: PLUHURI I DUHANIT

  • Mar 30, 2025
  • 1 min read


 

PLUHURI I DUHANIT

 

Kredhave të tymit

pluhuri i duhanit është si një lloj ADN-je

një lloj shenje vorbulluese që ia gëlltit Tjetrit

ndërsa kërkon t'ia përcjellësh shpirtit

dhe ngre rrufepritëse brenda vetes

për të djegur ca forma të mistershme,

gjyshi: i quante pëshpërimat e vdekjes,

gjyshja: dashuria e ethshme,

e shkenca një formë persekutimi përtej zbardhjes,

së një brenge,

brenda mushkërive.

 

Kredhave të tymit

një lloj censure kaçurelash

je ti prapë, mes të gjitha stinëve dhe dimrit,

nëse s'mund të lësh ëndrrat të ikin ferrash,

edhe pa qenë ai që shfleton një faqe nga brënda,

është tym nga duhani mbi buzën tënde furrë,

ta persekutosh aq hidhur në ëndrra,

auto dhe censurë,

cigarishtja e murosur në album flet pa zëra,

si dikur.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page