top of page

Fatmir Terziu: Pas një fotografie nga Kanadaja

ree

Pas një fotografie nga Kanadaja



Prof. Dr. Fatmir Terziu

 

Shkurt, bota është bërë një xhungël, ku të gjithë jemi nxituar drejt „të panjohurës“, të ngatërruar në hardhitë e ashpra të rregullave të padukshme. Me ne, nga rrënja në majë, si gjethe të zhytura në pluhur dhe kalbje, kulturat tona vendase, shkrumbohen, rëndojnë dhe rrëzohen. Në betejën e madhe për mbijetesë dhe rritje, kjo larmi e bukur traditash dhe gjuhësh, besimesh dhe mentaliteti familjar, bien në mënyrë të pashmangshme në vjeshtën e hershme të zhdukjes globale. Lart, drejt yllit të zjarrtë të suksesit, shpresat tona të pashpresa mbeten. Të gjitha fërshëllejnë në mënyrë të barabartë në thatësirën e besnikërisë së tyre ndaj depersonalizimit. Dhe pastaj shndërrohen në pluhur, të shtypura nën sulmin e veprave të reja arrogante.

Ajo që ka ndodhur është fakt. Ikjet, rivendosjet, përkushtimet integruese janë bërë një art më vete. Një art që rikthen bashkë, miq e të njohur, shkë e të afrm të afërt e të largët, por që kanë një gjeografi të përbashkët. E gjithë lëvizëse. E gjithë mirëkuptuese. Një ushtrim mbijetese globale ose si tradita elbasanase fiton të drejtën e rikujtesës të vet në hapësirë tjetër, në hapësirë të blertë. Por sidoqoftë le të hyjmë në temë. Me këtë rast le të prezantojmë për „protagonistët“ e asaj që dua të shpeh…

Është një mjedis në Kanada. Është një hapësirë e blertë, e pastër me miq e shokë të sinqertë.

E në këtë shkrepje dixhitale janë: Nga e djathta, Ardjan Graceni, Benon Lopari, Lul Qendro, Kastriot Vinçani, Kujtim Kaloti, Cen Dervishhasani, Bert Kazazi. Pastaj, majtas, Pavllo Jano, Arben Burburija, Qemal Kurti, Kol Bace, Agim Hoxha, 2 të tjerët janë miq, pastaj, Nipi i Demir Hoxhës, Arjan Subashi, Lefter Paço, dhe realizuesi i kësaj fotografie Cen Dakli.
E në këtë shkrepje dixhitale janë: Nga e djathta, Ardjan Graceni, Benon Lopari, Lul Qendro, Kastriot Vinçani, Kujtim Kaloti, Cen Dervishhasani, Bert Kazazi. Pastaj, majtas, Pavllo Jano, Arben Burburija, Qemal Kurti, Kol Bace, Agim Hoxha, 2 të tjerët janë miq, pastaj, Nipi i Demir Hoxhës, Arjan Subashi, Lefter Paço, dhe realizuesi i kësaj fotografie Cen Dakli.

Në fakt në një „kërthizë“ të tillë të improvizuar „Shqipërie të Vogël“ në Kanada, janë bërë bashkë me miqtë e organizatorët elbasanas, tërë viset shqiptare, gjithë qytetet shqiptare, gjithë gjeografia shqiptare, që në bisedën e lirë del se i ka rrënjët dhe lidhjet elbasanase anekënd. Dhe shkurt kryefjala Gjuha Shqipe e pastër, e bukur dhe popullorçja e sinqertë, që ngre dolli në këtë mjedis të blertë.

E mes kësaj gjuhe, e gjitha që shpërndahet në rrjetet sociale, me teknologjinë e kohës, i jep dhe një mesazh tjetër të qartë e të bukur Botës. Të gjithë duan të mësojnë diçka rreth identitetit të tyre të ri të shartuar dhe me zell shqiptari thithin çdo hir verbal që ka ngatërruar ajrin në një rrjetë të vjetër, migratore, por që krenarinë e shpalosin hapur e qetë, ashtu në një mjedis burrror të thjeshtë, disi patroarkal, por të shëndetshëm e identitar për një mesazh të bukur në rrjetin social. Natyrshëm Beni, ai që diti dhe të përkushtohet në fillimet e bukura e shpresëdhënëse të Demokracisë me PR e Elbasanit, tani pa frikë e thotë se është krenar që bëri aq sa mundi intelektualisht dhe politisht për Elbasanin edhe në politikë. E kështu të gjithë me radhë, që nga Koli i artit dhe televizionit e deri tek Qemali i gjithëpërfshirjes dhe Prefekturës së Elbasanit. Të gjithë me një fjalë të thejshtë që mbetet Kryefjalë, natyrisht nën simbolikën me tryezën plotë, mish të pjekur, raki tradicionale … plotë në zemra e mjaft krenar.

Pas këtij mesazhi të bukur për brezat, për të gjithë në fakt, vetë të shkruarit rrëshqet dhe diku e ka një merak. Si gjithmonë, diçka e errët dhe primitive ngrihet fuqishëm në të gjithë qenien lëvizëse shqiptare. Si një filiz, që shpon një copë balte, i butë dhe i paturpshëm, i etur për jetën e vet, për hapësirën e vet. Për liri.

ree

 Askush nuk guxon ta ndërpresë kryerendësin e bisedës, i cili është bërë model në përpjekjen e tij për të na bindur se sa e trishtueshme është që mërgimtarët e sotëm nuk e shqiptojnë fjalën e hershme tradicionale elbasanase, që ushqeu në shekuj dialektet, por tërhiqen nga një përtypje plebejane e aristokracisë fonetike të lënë trashëgim nga paraardhësit e tyre duke u shkrirë e tretur tashmë në dheun tjetër dhe në absurditete të tjera. Dhe gjithashtu, pikësimi, ai brez kufitar i gjuhës së shkruar, ku është sot, i rrëmbyer në anarkinë e pandërprerë të fjalëve, i kryqëzuar me pendët barbare të fjalëve të emigrantëve?

I kapur në pasionin e nxehtë të monologut, shtroj penën time sinqerisht me një koment se bashkëfolësit e mi elbasanas janë gjithashtu të shqetësuar për fshirjen e asaj që ndodh në gjuhën time amtare, se rregullat po zhduken nën bykun e mesazheve celulare dhe se koha globale po e sheston gjuhën e bukur të gjysheve e gjyshërve tanë.

Dikush është i shtangur. Hutimi i ngurtësuar në fytyrën e tij kufizohet me kretinizmin:

- Elbasançe? A ka ndryshim kjo gjuhë?

Në një çast të shkurtër, e kuptoj se në ushtrimin e mbijetesës globale, gjitari duhet të bëhet grabitqar!

ree

Prandaj, rënkoj, duke shkelur lëkurën e qengjit që piqet në hell, duke u ndjer komod nën përkujdesjen e mikut tim të hershëm Ben Burburisë, midis copave të qymyrit kanadez që digjet dhe cirkëkryengrytësve të paturpshëm të zjarrit që të djeg:

- Ja ku është, koleg i dashur! Meqenëse elbasançja është gjuha shqipe, furnitorja më e vjetër e e gjuhës së folur e të pasuruar, ushqimi i saj është vetëm një rruazë e vogël në pasurinë e saj të pamasë. Pikë.

Dhe u ndërpresa të shkruarën time frymëzuar nga ky rast. Një monolog i shpërthyer mbeti pas meje, si një vrimë në një libër shkollor antik, i dëmtuar në luftën e globalizimit. E nesërmja është thjesht një mesazh, një email i sjellshëm nga Kanadaja duke më shtuar respektin për këta intelektualë që i mungojnë Elbasanit, Shqipërisë sonë të dashur. Por kanë ende traditën e një Shqipërie të Vogël me vete, janë mesazhierët e shenjtë të kësaj bukurie tradicionale ....

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page