top of page

Fatmir Terziu:  Një mbrëmje që foli për punën, besimin dhe shembullin shqiptar

Fatmir Terziu:  Një mbrëmje që foli për punën, besimin dhe shembullin shqiptar

 

Në Highgate të Londrës, në ditët e fundit të vitit, atmosfera kishte diçka më shumë se thjesht festë. Në një sallë të ngrohtë, me drita të buta dhe tavolina të rregulluara me kujdes, u mblodhën të gjithë bashkëpunëtorët e kompanisë “Big Boss Services” UK Ltd, një kompani që prej disa vitesh ka fituar respekt dhe emër të mirë në Mbretërinë e Bashkuar. Ftesa kishte ardhur nga drejtuesi i saj, Gazmend Cufaj, njeriu që sot shikohet jo vetëm si menaxher, por si Shembull për mënyrën se si ndërtohet një model shqiptar pune jashtë vendit.

Mbrëmja nisi me përqafime, shtrëngime duarsh, përshëndetje që mbartnin jo vetëm formalitet, por edhe një lloj mirënjohjeje të heshtur. Ishte një takim që i ngjante një familjeje të madhe, ku secili kishte historinë e vet, vështirësitë, sfidat dhe sukseset që e kishin sjellë deri në këtë moment.

 

Gëzim, traditë dhe rikthim te rrënjët

 


Torta e mbrëmjes duke u prerë nga drejtori i Kompanisë Gazmend Cufaj
Torta e mbrëmjes duke u prerë nga drejtori i Kompanisë Gazmend Cufaj

Në tavolinat ku bashkoheshin shqiptarë nga qytete e treva të ndryshme, flitej me tone të qeta për vitin që po mbyllej. Ishin biseda që alternonin nostalgjinë dhe krenarinë, kujtime për fillimet e vështira, krahasuar me realitetin e sotëm, ku profesionalizmi është bërë identitet.

Darka kishte shijen e traditës. Muzika shqiptare, herë e lehtë e herë e plot ritëm, shoqëronte fjalët e drejtuara nga Cufaj, i cili nuk foli si drejtues i ftohtë, por si njeri që njeh mirë peshën e punës së përditshme. Ai falënderoi secilin, duke theksuar se suksesi i “Big Boss Services” nuk është thjesht i kompanisë është i njerëzve që e mbajnë gjallë, i disiplinës, i korrektësisë dhe i besimit, pasi tek kjo kompani punojnw specialistw e punwtorw tw etnive tw tjera, si kurdw, polakw e mjaft tw tjerw.

 

Një kompani që u bë model

 

“Big Boss Services” UK Ltd ka ndërtuar reputacion duke ofruar shërbime të sigurta, të organizuara dhe me standard të lartë. Në një treg konkurrues si ai britanik, kjo nuk është arritur rastësisht. Punëtorë që ndjehen të vlerësuar, bashkëpunë që respektohen, komunikim i qartë me klientë, këto janë shtyllat që përmendin pothuajse të gjithë. Shumë prej tyre e quajnë kompaninë “shkollë pune”, jo vetëm punëdhënës. Dhe ky perceptim flet shumë.

Në sy të komunitetit shqiptar në Britani, kompania e drejtuar nga Gazmend Cufaj është shembull i qartë se si mund të ndërtohet diçka serioze, duke mos harruar rrënjët, kulturën dhe ndershmërinë.

 

Biseda për të shkuarën dhe zotime për vitin 2026

 

Gjatë mbrëmjes, u fol edhe për vitin që lamë pas: për projektet e realizuara, për sfidat që u përballuan me qetësi, për momentet kur bashkëpunimi u bë çelës i zgjidhjes. Por nuk munguan as planet. Viti 2026 u përmend shpesh, si vit objektivash të rinj, rritjeje, profesionalizmi më të thelluar. Në tavolina, njëri fliste për trajnime të reja, tjetri për shtrirje në shërbime të tjera, dikush tjetër për rritje të stafit. Për të gjithë, ishte e qartë se kompania nuk po festonte vetëm të shkuarën, po ndërtonte me kujdes edhe të ardhmen.

 

Shembulli shqiptar i ndërtimit dhe modelit në punë

 

Në fund të mbrëmjes, kur dritat u bënë më të qeta dhe gotat u ngritën për dollinë e fundit, ndjehej qartë: këtu kishte dinjitet. Kishte një lloj krenarie të qetë që buronte nga arritja e ndershme. Gazmend Cufaj, pa shumë fjalë të mëdha, ka treguar se modeli shqiptar i punës mund të jetë korrekt, i përgjegjshëm, bashkëpunues, i orientuar drejt cilësisë. Ky është “modeli në punë” që u përmend shpesh gjatë darkës, një filozofi ku suksesi nuk matet vetëm me fitim, por me respektin që fiton nga bashkëpunëtorët, partnerët dhe komuniteti.

 

Një mbrëmje që do të kujtohet

 

Kur dalja nga salla nisi ngadalë, mes buzëqeshjeve dhe përshëndetjeve, mbeti një ndjenjë e përbashkët: kjo nuk ishte thjesht një darkë festive. Ishte një rit falënderimi, një ndalesë reflektimi dhe një nisje e re. “Big Boss Services” UK Ltd tashmë nuk është më vetëm një kompani është një histori suksesi që flet për punën, besimin dhe vizionin. Dhe mbrëmja në Highgate ishte pikërisht dëshmia e gjallë e kësaj historie.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page