Fatmir Terziu! Ky pasionant zemërbardhë i artit, letërsisë dhe gazetarisë


Mëhill Velaj

Letër drejtuar Fjalës së Lirë

Nga Mëhill Velaj


Në Londrën e mbuluar zakonisht me mjergull dhe brymë - rreh zemra e zjarrtë e elbasanlliut, studiuesit, publiçistit, kritikut, prozatorit, poetit, të nderuarit Dr Fatmir Terziu.

Fatmir Terziu!

Ky pasionant zemërbardhë i artit, letërsisë dhe gazetarisë, krahas përpjekjeve për t'iu përshtatur kushteve ekonomike që ka çdo emigrant, i mban sytë dhe shpirtin nga mëmëdheu. Fatmir Terziu shpërndan ngado vetëm ngrohtësi, sikurse një shpirt që ka vetëm diell përbrenda.

Nëqoftëse shqiptarët e SHBA e kanë në traditë shumë të pasur të lidhjeve me atdheun, mendoj që miku ynë Fatmir Terziu, bën pjesë në atë bazament që do të krijojë të njëtën traditë në Mbretërinë e Bashkuar. Është një akt sublim i virtytshëm që bëhet vetëm e vetëm për të bashkuar shpirtrat krijues të letrave shqipe, të ndriçojë vlerat, traditën gjuhën, çështjen shqiptare, - sidomos çështjen kombëtarë për të cilën të gjithë si shqiptarë të Shqipërisë sonë etnike - na intereson - na vlon në shpirtin, zemrën e brezin tonë.

Dhe gjithshka miku yne Fatmiri, e bën në sajë të urtësisë, profesionalizmit, domosdoshmërisë së kohës, përcjelljes së mesazhit ndër breza, ruajtjes së traditës, gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar. Pa asnjë kompleks e tendencë të përfitimit personal e material, - bukur, shpirtërisht, ndershmërisht dhe me dashuri të pakufishme për Shqipërinë e shqiptaret. Është një nder i madh që ai na bashkoi ne te “Fjala e Lirë”, e mendimit dhe e shprehjes, e krijimtarisë, sa e lirë, e larmishme, konstruktive, dinjitoze, produktive argëtonjëse dhe largimit nga streset e problemet e ditës që në këtë mërgimin tonë është shumë i nevojshëm, i domosdoshëm, vetkërkues nga koha, që po jetojmë.

Ne që kemi nderin të jemi pjesë e Fjalës së lirë, përpos nderimit, respektit, dhe mirënjohjes që ne i detyrohemi, mikut tonë, Fatmirit, - duhet të respektojmë rregullat e “lojës” ("the policy of "Fjala e Lirë") - të mirëkuptimit, respektit reciprok, të ndjenjave intelektuale, njerëzore, aftësive dhe kontributit krijues të anëtareve të saj. Të çlirojmë veten nga komplekset e debateve shterpë, ofendimeve e polemikave, që janë në kundërshtim me natyrën e të qënit intelektual, krijues, dashamirës të artit e letërsisë.

Është e trishtueshme se, disa bashkëgjakas tanë, në mungesë të atdheut dhe prej streseve të krijuara gjatë kësaj mungese, lëndojne shpirtrat e të tjerëve me fyerje, sharje, kërcenime, e-mail-e anonime dhe bëjnë përpjekje të "thyejnë" passwordet personale të njërit apo tjetrit, - deri në keqpërdorim të emrit të krijuesve. Aftësitë e tyre në informatike - në teknollogjinë kompjuterike - do të ishte mirë t'i përdorin për më të mirën në dobi të artit, letërsisë, kulturës - në të mirë të shqiptarëve. Sjellje të tilla perverse i shërbejnë përçarjes ndër shqiptarë - që ne - krijuesit jo vetëm nuk na nderojnë - por edhe na "sakatojnë" si komb.

Nëpërmjet këtij mesazhi, te “Fjala e Lirë” - ju bëj thirrje të gjithë së bashku -Të duam njëri tjetrin, mos lëndojmë ndjenjat e askujt - të jemi të bashkuar - me dashurinë e respektin njerëzor, - të ruajmë fisnikërinë shqiptare - që si e kam shprehur në një nga poezitë e mija - shekujt të mos tallen me në - Por të na përjetësojnë - ashtu si i kanë përjetësuar Rilindasit tanë.

Si një ekipi (team) krijuesish, me aftësitë, eksperiencat tona, të larmishme - në gjini të ndryshme - me mikun tonë Fatmir Terziu - le ta shëndrrojme “Fjalën e Lirë” në një kohë të Rilindjes së dikurshme - të konvertuar në një Rilindje të re të Shekullit 21-ë.

Ju uroj suksese në krijimtarinë Tuaj!

Fatmirit i uroj Suksese & Fat!

Ju faleminderit!

#Mëhill #Velaj

Stamford CT USA.

Tetor 2008


#terziu #fatmir

14 views

Shkrimet e fundit