Fatmir Terziu: Kush po e ridjeg librin?!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 8 hours ago
- 4 min read

Në mesin e viteve 2000, shkrimtarët, botuesit, studiuesit filluan të vinin re diçka të çuditshme që po ndodhte në kampuset e institucioneve mësimdhënëse. Edukatorët që botonin librat e tyre, ua ndikonin studentëve që t'i blinin në shkëmbim të situatave të krijuara brenda ambienteve që i bashkonin. Libra të tjerë, qofshin ata nga më profesionistët, më cilësorët e më njohësit e kohës, më produktivët liheshin me dashje jashtë këtyre institucioneve. Dikush, me një dorë më të gjatë nga jashtë dhe brenda u kuptua se po përpiqej të krijonte një lloj ndasie. Dikush guxoi dhe e ngriti zërin, më pas ankesat filluan të vinin nga vetë studentët. Më interesante është se ankesat po mbyteshin heshtazi gjoja në gjuhën e sigurisë dhe garancisë institucionale. Kjo u bë dhe me letërsinë. Letërsia po trajtohej ndryshe. Dhe kur letërsia trajtohet si një sëmundje ndryshe, që po përhapet si murtaja, duheshin duart rreth fytit të saj që të shihen si e vetmja përgjigje. Nga të gjitha anët e politikës kishte heshtje. Ndoshta kjo heshtje të shpinte gjetkë, përtej kësaj gjendje.
Në një ese të vitit 1994 mbi shfaqjen e korrektësisë politike gjatë epokës së Ronald Reagan dhe Margaret Thatcher, teoricieni kulturor britanik Stuart Hall vuri në dukje se ekziston një korrelacion i drejtpërdrejtë midis pushtetit politik të krahut të djathtë dhe pushtetit kulturor të krahut të majtë. Këtë herë pas here e shoh dhe në disa shkrime, disa botime, disa biseda televizive edhe në hapësirën shqiptare. Në disa raste është më shumë se sa e tillë, është më shumë se sa një korrelacion.
Nuk është rastësi që shqetësimi për shkrimet, esetë, apo librat e supozuar me një përmbajtje të tillë, ndoshta dhe mendje të cilësuar si homofobe dhe ndryshe të pandjeshëm, shpërtheu si një vullkan rreth kohës kur e majta në Shqipëri kontrollon thuajse shumicën e gjithë hapësirës së tillë. Edhe ikja në amshim e Fatos Nanos e gjeti këtë terren për ta plotësuar atë që mbetet në themel, duke parë se si u shkrua, se si u komentua, dhe se si u kategorizua ikja e një njeriu që ishte dhe mbeti majtist deri në pikën e tij të fundit. Me këtë pamë gazetat, rrjetet sociale, pamë edhe botuesit që u nxituan të botojnë të lidhurit me të majtën, dhe të japin më shumë hapësirë për ata që kanë një nyje pak a shumë të tillë.
Me këtë koncept, koha shkoi shumë pas, pas kohës kur monizmi digjte librat në Shqipëri, këtë herë me një trifekta qeveritare, dhe dëshirën për ta goditur të djathtën në mënyrën pothuajse më ekstreme me një çekiç bashkëkohës. Dhe polemikat? Mendoj se polemikat për librat do të shpërthejnë përsëri, edhe pse tashmë duket sikur nuk janë në fokus, apo në vëmendje, sepse ende shkruhet me një urrejtje për Ballin, për Legalitetin, apo dhe për ata që menduan dhe mendojnë ende ndryshe.
Ky lloj majtizmi mund të mos jetë në gjendje të bëjë asgjë për qeverisjen aktuale, por mund ta „rizgjoj“ ndasinë dhe urrejtjen në atë mision ndoshta duke ndryshuar stilin e vjetër, ndoshta me një shigjetim tipologjik, ku në fund mbetet vetëm hiri. Në hirin e tillë të kësaj politike të së majtës, lulëzon kultura e anulimit. Për ata prej nesh që janë vërtet të përkushtuar ndaj lirisë së fjalës, tani duhet të përballemi me situatën bashkëkohore nga kënde që duken si të lira dhe hapësirën kulturore të ndikuar nga e majta. Kjo ndihmon me një turrmë parash të quajtura sponsore që libra të ish-deputetëve majtistë, të ish-shkrimtarëve të këtij krahu të rrethojnë konture të quajtura se „botohen në gjuhë të tjera“ e të vetëgrupohen në salla e deri tek ajo e Akademisë së Shkencave për vepra të mëdha që as fshati ku kanë lindur nuk ua ka lexuar ndonjëherë.
Nuk është vetëm Shqipëria që po preket ndoshta, do të thuhet në këtë pikë. Kjo se në të njëjtin aspekt, shtëpia botuese norvegjeze „Verbum“ ka ndaluar shitjen e përmbledhjes me tregime të shkurtra, „Christ Legends“ nga Selma Lagerlöf, një shkrimtare suedeze që fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1909. Christ Legends, botuar fillimisht në vitin 1904, është kritikuar si raciste. Halvor Moxnes, një profesor në Universitetin e Oslos, shprehet se leximi i atij libri ndihej „si një grusht në stomak“. Studiuesja e letërsisë Kari Løvaas tha se libri u shkrua „në një epokë raciste“. Siç është raportuar në Nordic Times, „fakti që veprat e vjetra, ose censurohen, ose nuk ribotohen fare nuk është unik vetëm për veprat e Lagerlöf, por tani është pothuajse procedurë standarde kur gjenden pasazhe të dyshuara seksiste ose raciste“. Pas kësaj polemike rreth librit norvegjez kujtojmë diçka që autorja nigeriane Chimamanda Ngozi Adichie tha në vitin 2020. „Mendoj se lloji më i keq i censurës është autocensura, dhe është diçka që po eksportohet në çdo pjesë të botës.” Vërejtjet e saj kishin për qëllim të ishin një paralajmërim, jo një udhërrëfyes.
Ndërsa monizmi i shpinte librat e të djathtëve dhe atyre që mendonin lirshëm në karton apo në zjarr, siç e tha Ray Bradbury në kodin e tij për „Fahrenheit 451“, „Ka më shumë se një mënyrë për të djegur një libër“, shohim Bibliotekat, me paratë e taksapaguesve, shoqatat me donacionet e të majtëve, (por dhe "të djathtëve") të rendin papushim e të ndërtojnë forma, mënyra, paraqitje, publikime, propagandime, konkurse masive deri tek të ahstuquajturit „Klubi i Librit“ që të kujtojnë formën më absurde dhe më selektive të kohës kur jepeshin stemat „Miku i Vogël i Librit“ apo dhe më tej kur selektivizmi është një armë absurde e shkrepses në duar. Dhe bota është plot me njerëz që vrapojnë me shkrepëse të ndezura.









Argumenti se sot nuk digjen më libra fizikisht si në monizëm, por “djegia” ndodh përmes:
- mos botimit
- mos përfshirjes në biblioteka / media / institucione
- sponsorash që favorizojnë një krah politik
- moralizmit të ri etik
- autocensurës
e bënë këtë fakt po aq të rrezikshëm për lirinë e mendimit.
Ky shkrim më kujton se “djegia e librit” nuk është gjithmonë me flakë, por shpesh me heshtje, selektivitet, mospërfshirje dhe autocensurë. Liria e fjalës nuk matet me numrin e librave të botuar, por me sa shumë prej tyre lejohen të jetojnë jashtë filtrave ideologjikë. Faleminderit profesor Fatmir Terziu për këtë reflektim të mprehtë dhe të domosdoshëm!
Buku, urime
Po jam nje nga prindet qe u ankuan me shkrim ne shkollen Gj.K. Durres sepse jo vetem detyronin xenesit te blinin libra ushtarakesh ne lirim, we nuk perputheshin me realitetin e ri te tranzicionit por vinin si nje nostalgji per te shkuaren. Per rastin n kur bera ankesen buhej fjale per nje poezi qe diskriminonte prurjet rurale qe kerkonin nje jete me te mire ne zonat urbane ne nje situate te falimentimshtetit.
Respekti im i përzemërt për penën tuaj profesor Fatmir Terziu. Nderime për fjalën dhe kontributin tuaj! Ky shkrim meriton vëmendje, faleminderit!
Po Fatmir Korrelavioni mes pushtetit politik të krahut të djathte dhe pushtetit kulturor te të majtit egziston dhe po bën gjëmen në letersinë tonë bashkëkohore Flm për shkrimin