Fatmir Terziu: Gëzuar ditëlindjen, me mirënjohje dhe respekt të thellë Shefqet Karasani
- 15 hours ago
- 2 min read

Gëzuar ditëlindjen, me mirënjohje dhe respekt të thellë Shefqet Karasani
Natyrisht mbetet një ditë e veçantë. Festohet ditëlindja e një ish-kolegu që e ka ndërtuar jetën mbi themele të forta dijesh, përkushtimi dhe force karakteri. Festohet dita e lindjes së mësuesit, sportistit të talentuar të mundjes, trajnerit të palodhur dhe trashëgimtarit të denjë të traditave të Radoveshit të Ostrenit të Madh. Në mjediset dhe korridoret e shkollës së mesme të bashkuar Elez Koçi, ai nuk ishte thjesht një mësues. Ishte shembull. Ishte frymëzim. Ishte ai që diti të ndërtojë ura mes dijes dhe jetës, mes disiplinës dhe ëndrrës, mes fjalës dhe veprës. Breza të tërë nxënësish mbajnë në kujtesë jo vetëm mësimet e tij, por mbi të gjitha modelin e një njeriu të drejtë, të përkushtuar dhe fisnik. Si sportist i talentuar i mundjes, këtij sporti burrëror që kërkon jo vetëm forcë fizike, por karakter të pathyeshëm, ai i dha dinjitet dhe nder vendlindjes së tij, Radovesh dhe mbarë Ostren i Madh. Në tapet ai tregoi se fitorja lind nga sakrifica, ndërsa si trajner u mësoi të rinjve se humbja është mësim dhe se respekti për kundërshtarin është virtyt.

Ai është trashëgues i denjë i normave dhe vlerave më të mira të trevës sonë, burrërinë, fjalën e mbajtur, përkushtimin ndaj komunitetit dhe dashurinë për brezat që vijnë. Me qetësinë e tij, me maturinë dhe me punën e heshtur, ai ka lënë gjurmë që nuk shlyhen.
Jam krenar që kam pasur një koleg të tillë me vlera kaq të larta. Krenar që kam ndarë me të jo vetëm ambientin e punës, por edhe respektin për profesionin, për sportin dhe për njeriun. Në këtë ditëlindje, i uroj shëndet të plotë, jetë të gjatë, gëzim në familje dhe suksese të mëtejshme në çdo hap të rrugës së tij. Le të vazhdojë të mbetet shtyllë force, urtësie dhe frymëzimi për të gjithë ata që kanë fatin ta njohin. Gëzuar ditëlindjen, me mirënjohje dhe respekt të thellë!









Gëzuar ditëlindjen, i dashur Profesor Shefqeti!
Me respekt dhe mirënjohje të veçantë, të uroj shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë gëzime në çdo hap të jetës.
Figura juaj si mësues, sportist dhe trajner mbetet shembull frymëzimi, përkushtimi dhe dinjiteti.
Ke lënë gjurmë të bukura jo vetëm në arsim, por edhe në sport, duke përcjellë vlera që nuk zbehen me kohën.
Njëkohësisht, dëshiroj të përgëzoj sinqerisht ish kolegun tuaj Profesor Fatmirin për shkrimin kaq të ndjerë dhe dinjitoz.
Një urim i shkruar me finesë, respekt dhe ndjeshmëri, që pasqyron me shumë elegancë personalitetin dhe kontributin e Profesor Shefqetit.
Është kënaqësi të lexosh vlerësime kaq të bukura dhe të merituara.
Edhe një herë, i nderuar Profesor Shefqeti, gëzuar ditëlindjen dhe…