Fatmir Terziu: Fuat Memeli dhe Sulejman Mato tek kujtimet e hershme të gazetarisë
- 3d
- 1 min read

Një çast i qetë dhe domethënës që kap frymën e miqësisë dhe traditës: Fuat Memeli dhe Sulejman Mato shfaqen të ulur përballë njëri-tjetrit, në një ambient të thjeshtë e autentik, duke ngritur gotat e birrës në një gjest që simbolizon jo vetëm shoqërinë, por edhe kujtesën kolektive të një brezi gazetarësh.
Tavolina, e shoqëruar me “salcën e kosit” dhe mezen tradicionale, evokon ritualin e hershëm të takimeve mes kolegësh, një kulturë e bisedës së lirë, reflektimit dhe shkëmbimit të ideve. Kompozimi i fotos është natyral dhe i paimponuar, duke i dhënë vlerë spontanitetit të momentit, ndërsa shprehjet e tyre përcjellin qetësi, respekt dhe një ndjenjë të thellë përkatësie ndaj atdheut. Një imazh që nuk dokumenton thjesht një takim, por rrëfen një histori të gjallë të gazetarisë shqiptare, ku tradita dhe njerëzorja mbeten në qendër.

Ja si shkuran vetë Fuat Memeli: “Ndër miqtë e veçantë që pata kënaqësinë të takoj në Tiranë, ishte edhe poeti, shkrimtari dhe studiuesi Sulejman Mato. Biseda me të ishte e ngrohtë dhe e këndshme, aq sa koha dukej sikur fluturoi.
Ai më dhuroi edhe librin e tij “Kujtime të kohës me Kadarenë”. Për Ismailin është shkruar shumë dhe padyshim do të vazhdojë të shkruhet, por ky libër i Sulejmanit vjen i veçantë, pasi një pjesë e mirë e tij sjell mbresat e autorit nga koha kur, për “t’u njohur më mirë me popullin”, të dy u dërguan në Berat.
Ky rrëfim më kujtoi librin e Mevlan Shanajt “Të fshehtat jashtë ekranit”, ku pasqyrohen figura të njohura të artit që publiku nuk i kishte njohur nga afër.
Faleminderit, Sulejman, për kohën që më kushtove dhe për librin, një dhuratë me shumë vlerë!”








Comments