top of page

Fatmir Terziu: FISKALE


1.     SHTIRJA

Nga Fatmir Terziu

 

Pak ledhatime nuk ju lënë pa gjë,

pasi udha e duarve nuk e braktis huqin e saj të thinjur,

vetëm ledhat do t'ju vendosin në një shtrat të butë

me një dritare të hapur

ku nesër do të kujtoheni se mbetët kot pa gjumë

dhe nuk kishit fituar asgjë

nga cicërrimat e zogjve në të zbardhur

nga pëshpëritjet e ëndrrave pa zë.

Sa shumë keqpërdorimit të duarve u kemi zhvatur!

 

2.     NJOLLA

 

…kremi i mollëzave të gishtave mbeti cipël e vrazhdë,

mallkoi për gishtin e madh

xhamat e krisura të dritares shikonin mbi kurrizin e saj,

 

një vogëlush cicërrues i kërrusur mbi tel telefoni...

këndoi me sqepin e mbushur të nënës me një tërfil jeshil

dhe njolla u struk diku në një pecetë

nga kënga,

 

pamja u zbardh, rimori një vlerë

dhe për mrekulli u shfaq një dorë tjetër e lehtë

ju i njihni nënat.

 

3.     FISKALE

 

Rekorde të vjetra me numra të rrinj

zërat shifrorë mbushin me mijëra faqe

dikush e quan një çështje fiskale,

dikush lojë me katër ase.

 

Dhe lojëra të tjera magjike me aritmetikë,

dhe shifra të tjera matematike,

të  përshtatshme për lajme dhe politikë.

 

Të gjitha shifrat e tilla,

drafti i dorëheqjes për ekonominë.

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page