top of page

Fatmir Musai: PA EPITAF!















I kam dashur epitafet

Qëkur ç'ishin nuk e dija,

Gurë të rëndë nëpër varre

Ku provohej trimëria!


Dante ishim, Aligerë,

Ku na hidhte Rastësia,

Mëmëshkretat, plot qeder,

Gurëngrirat në shtëpia!


Po ne iknim rrokopjekthi

Gravitetit, ferr-parajsë...

Jeta heshtka si memeci,

Danten paska epitaf!


_____________________


Fatmir Musai: RA FAJA PREJ QIELLIT...!


Unë nuk e di pse ra Faja prej fiku,

As pse e mbërthyen ca ethe ashiku,

Siç nuk di ca "dapi dapi

 hopa"

Që Fajën e rrëzuan te gropa!



Di t'ju them se ai ishte kaçaku i ferrës

Që çupkën jua mbërtheu në mes të derës,

Di që u bë dhe kaçaku i fushës

E, kur ju flinit, jua puthi në mes të gushës!


Po ju kot morët inat dhe e ndoqët e ai iku

E në pemën e oborrit tuaj hipi majë fiku,

I uluritët dhe e trembët dhe e zu paniku,

Aq sa nga majë e pemës ra pa e zënë dekiku*!


Ç'të bënte i ziu, nën gjithë ato ethe jarani,

Veç të ngjitej te pema tjetër prej mani,

Ju e gjuajtët me gurë të zbriste që ta linçoni

E Fajen e gjorë të mos e zinte akshomi!


Pastaj, të kënaqur që e ruajtët nderë,

S'e kuptuat që vetes i bëtë qeder:

Kaçakun e ferrës, këtë Raxh Kapuri të fushës,

Me Çupkën e vluat, ja, për atë puthje mes gushës!


Dhe që atëherë, ju të gjorë e ju kokëlopa,

Nëpër dasma tallava kërceni si rrota:

"E jari nani-nani e hopa-hopa,

E dapi-dapi që ra Faja te gropa!"


... Atë Fajen, kaçakun me mustaqe pas ferrës,

E keni sot krushk përpas derës,

S'ka më dapi-dapi e hopa-hopa,

Faja është oxhaku e ju hiri te gropa!





18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page