top of page

Fatmir Minguli: Në nderim të Zonjës së Madhe të Letrave Shqipe, Vilhelme Vrana Haxhiraj

6 minutes ago
13 min read

 

Nga Fatmir Minguli

In memoriam!

Në nderim të Zonjës së Madhe të Letrave Shqipe, Vilhelme Vrana Haxhiraj

 

Më 29 Tetor 2026, në këtë tetor të  freskët, të emocioneve të librit, ku sot u mblodhën shkrimtarë, poetë, studjues, profesorë e studentë, gazetarë e njerëz të artit  për personalitetin femëror krijues, për zeërin e së guximshmes , studiueses dhe luftëtares të së drejtës Vilhelme Vrana Haxhiraj me “ Fjala si Kujtese”.

Ishin këto fjalë të poetes Merita Thartori e cila organizoi këtë takim promerial në gjashtë mujorin e largimit nga jeta të Mjeshtres së madhe të Penës”, Zonjës së Madhe  të Letrave shqipe, Vilhelme Vrana Haxhiraj. Në foton e mëposhme  është fiksuar momenti kur i jepen lule bashkëshortit të saj,  menaxherit, artistit Fitim Haxhiraj.

Me respektin më të madh për veprën e Vilhelme Vranari Haxhiraj duhet përemndur një merak i saj I madh, meraku dhe dashuria për durrsakët dhe për Durrësin. Nuk janë të paktë ata që kanë shkruar për veprat e Kësaj  Zonje të Madhe dhe është kjo grua me shpirt të madh artisti që ka shkruar një ese madhështore ku janë gërshetuar talenti I poetes me forcën përshkruese të një festivali të poezisë në  Durrës. Në këtë “in memorie” kam riprodhuar artikullin e plotë të botuar në gazetën                 si dhe poezinë përkatëse që u lexua nga ajo si pjesmarrëse në  Festivalin “Pranvera poetike durrsake” 2017- Edicioni i tetë. 

Jeta nuk pret që të jesh gati se dikush ikën nga gjiri i familjes apo nga gjiri i miqve e të afërmëve. Ndonjëherë të vendos përpara një zhgënjimi, një humbjeje, një ndryshimi që kurrë nuk do të doje. Dhe e gjen veten duke u përballur me atë që deri dje mendove se ndodhte vetëm tek të tjerët. Impulsi i parë është të pyesësh: «Pse pikërisht unë?». Është njerëzore, është një dhimbje për vetë njeriun  më të afërt, për artistin vlonjat fitim Haxhiraj dhe fëmijtë e së madhes Vilhelme.  Por vjen një moment kur nevojitet edhe një pyetje tjetër: «Çfarë mund të bëj tani?». Eh! Nga aty mund të rilindësh. Nga një vendim i vështirë, nga një kufi që vendos më në fund, nga një tentativë që bën edhe nëse frikësohesh të dështosh përsëri. Nuk ke zgjedhur goditjen që ke marrë. Por mund të provosh të zgjedhësh vendin që do të ketë në jetën tënde: sa hapësirë t'i japësh, çfarë të ndryshosh, nga ku të fillosh përsëri. Të bëhesh më i fortë kërkon këtë punë, shpesh të heshtur. Të kuptosh çfarë të ka lënduar dhe të mësosh të mbrohesh. Të rithemelosh besiminpa harruar atë që ke kuptuar. E kaluara nuk mund ta ndryshohet. Por ende ke fjalë në vendimet që do të marrësh nesër, ka dhe miq si ata të Durrësit që organizuan atë aktivitet madhështor, duke ngritur një përmendore tjetër për të madhen Vilhelme! Kur një person vdes, nuk duhet të besojmë se ai ndalon së qenë në lidhje me ne. Ai vazhdon të veprojë në mendimet tona, në ndjenjat tona dhe në dëshirat tona. Por ne mund të e bëjmë këtë veprim të tij të vështirë ose të lehtë.

Më poshtë po riprodhoj poezinë dhe esenë e mrekullueshme të Vilhelme Vrana Haxhiraj

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Nga e gjithë Shqipëria

Dardani pallazgo-ilir u kthye nga Troja,

pas betejash të përgjakshme,

u ul në Dodonën thesprote.

U betua...,

I gjunjëzuar para Zotave,

falje kërkoi për lumenj gjaku të pafaj

 derdhur si kurrë më parë

 në muret e Trojës gjaklarë.

 E bekuan Hyjnitë

Dea, Diona dhe Diora.

Ashtu..., fjal’ arta,

urtë e butë, i kujtuan jetën e tij.

"-Nuk mban mend ti, foshnja kërthi,

 qumësht gjiri pive në Thesproti.

Giyshja pellazge ninulla të këndoi

nëna ilire me dashuri të mëkoi.

Të morëm përdore

dhe shkuam më në veri,

në vendin prrallor me emrin Arbëri.

Hapat e parë i hodhe në Labëri,

 u ngjitëm bashkë në Shashicë,

ku Urani kishte ngritur fole për Perënditë

 Shëtite në fushë, në kodër e mal

 gjithë vendlindjen tënde

 me bukuri të rrallë.

Kudo që shkele

shqiptove fjalët  “nënë e babë.

Shëtite Shkup, Tetovë e Manastir

 pastaj u ngjite në malësi

 shkele Tivar, Shën Stefan e Ulqin,

 Hot, Grudë dhe Malësi.

Hodhe shtat e u ngjite në Deçiç.

Vrapin e more

për Prizren, Prishtinë e Mitrovicë

U ule e puthe tabanin shqiptar

Me krenari për identitetin kombëtar.

Nëse pyesin se cilët janë viset e mia

I lumtur do gjegjem:

“Jam nga e gjithë Shqipëria.


 Dyrrahut të lashtë e të bukur ia rrisin vlerat edhe takimet dinjitoze

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Teuta, Mbretëresha ilire, ruan ditë e natë të pavdekshëm, kaltësinë e Adriatikut, që dielli  dhe rërëpërvëluesja i ftojnë pushuesit ne skenën mahnitëse, të ndërtuar nga piktorët e qiellit, që i kanë falur me të tepërt gjithë ngjyrat e ylberit. Kurse skulptorët hyjnorë u dhanë forma  nga më magjepset gjireve kepeve dhe bregut, që presin magjinë mbrëmjesore apo mbajnë frymën derisa të vdiret hëna dhe të dashuruarit t’i vidhen syrit lakmiqar apo gjuhëgjatëve. Bregdeti, vala, shkëmbinjtë e gjiri, ruajnë në cdo qelizqenieje  dashurinë e përjetshme, sepse lindin, u rritën , vunë kurorë  dhe u thinjën sëbashku.

Aty…, zhegu i vapës  nuk ndihet, pasi flladi …lajkatar i dashurisë dhe qetësues i brazdëbrengave të të moshuarve, nën tisin e  puhizës e dallgëzonjanares , kreshtat e së cilës i prekin pulëbardhat, puth e ledhaton  gjithë dashuri “ të Ujtën e pamatë”  që pa frikë mund ta quash pasqyrë e sedeftë.

E gjithë kjo larmi formash, ngjyrash dhe sa  e sa lloje materjesh e objektesh, që tok me ngjyrat e meloditë, bashkohen edhe zërat mistikë të natës, ngjason me një  skenë teatri apo baleti në akull. Pushuesit e panumurt për muaj me radhë cdo pragmbrëmjeje të bronztë, ndjekin  gjithë ëndje  teatrin që luan vetë jeta. Kurse  tingujt  e jetës, që janë sinfoni pa nota, pa muzikantë  e vegla muzikore, madje të pashkruara në asnjë pentagram, bashkë me aromat e vecanta që ka kjo tokë e bekuar, joshin e ftojnë në atë skenë prrallore  Dyrrahun. Birin e Melisës dhe Ilyut të detit që të celin mbrëmjen me valsin e dashurisë së përjetshme.

Janë të gjitha këto risi që e bejnë atë sa jetësor e plot gjallëri , dhe po aq joshës e të prezitueshëm nga cdo udhëtar apo vizitor, që nëse shkel njëherë, kërkon të ri kthehet me cdo kusht.    Bukuria që ngulitet në mendjet e banorëve dhe vizitorëve, i tërheq ata me magji, ndaj kërkojnë ta rishohin përsëri, si dallëndyshet që pas shtegtimit të largët  si në kohë e hapësirë, rikthehen prap në fole.

E dini se cila mrekulli njerëzore, tokësore apo hyjnore  ofron këtë kënaqësi të jashtëzakonshme? Ky është Epidmani parahelen, i lindur me rrënjë autoktone pellazgo-ilire-arbërore. Eshtë Dyrrahu i lashtë që e shtrin  shikimin tejpamës në Adriatikun e kaltër, i cili di t’i falë kujtdo,  paqe, qetësi shpirtërore dhe dëshirë për të jetiuar jetë, ashtu si ta ofron koha.

Si gjithcka që gjendet mbi tokë, dhe qytetet kanë vlerë e bëhen më të bukur kur kanë edhe njerëz të bukur. Janë pikërisht njerëzit ata që bëjnë kohën, qytetin dhe gjithë vendin, duke i shndruar ata në të dobishëm, pasi duarartët venë në punë mendjen, vullnetin e mirë, kurse risitë me mencuri e maturi i kthejnë në vepra arti të bukura dhe në vlera të admirueshme nga të gjithë. Që të njohësh qësh në embrion mnjë qytet dhe ta duash e të flasësh pa droje për të, më parë duhet të njohësh njerëzit, ata që bëjnë kohën dhe historinë. Njerëzit janë ata që ndërtojnë të bukurën dhe janë po ata që shkatërrojnë cdo vlerë të ngritur  me mund e djersë.

Ky është Durrësi  që flet me gjuhën antike, me ghuhën mesjetare, me gjuhën e rilindjes dhe me gjuhën e kohëve modern. Ky është Durrësi  me njerëzit e tij të mrekullueshëm, një nga portet kryesore të mesdheut, që raun në kujtesë dhe lëcitpapushim historinë me gjuhën e së vërtetës për të gjitha kohërat. Ndaj mbretëresha Teutë ashtu stoike, qëndron zgjuar që t’u tregojë brezave të vërtetat historike, që e bëjnë vital dhe krenar këtë qytet e këtë komb.

Festivali “Pranvera poetike durrsake” 2017- Edicioni i tetë.

Klubi i shrimtarëve dhe i artistëve Durrës, me festivalin “Pranvera poetike durrsake-2017”  feston 10 vjetorin  e krijimit të tij  dhe promovon edicionin e tetë të konkursit të poezisë.

Nuk kisha marrë pjesë në asnjë edicion para “Pranverës Poetike Durrsake 2017”. Ishte hera e parë që më ftuan të merrja pjesë në këtë festival poetik  durrsak. Ishte vonë si kohë sepse donte vetëm 6 ditë që të mbylleshin pranimet për festivalin poetik. Gjithsesi u paraqita me një poezi të re, të pabotuar dhe të pareklamuar më parë, vetëm 2-3 ditë para afatit.

Më 13 maj u nisëm herët  bashkë me bashkeshortin tim, Fitim Haxhiraj, që njëkohësisht  e kam menaxher, reklamues të krijmtarisë sime  të vonuar, si dhe fotograf personal. Për shkak të mohimit të sa e sa të drejtave të mia, nisa të shkruaj shumë vonë. Një femër e zakonshme, apo e cdo lloj profesioni  vec artit dhe letërsisë, kur arrin moshën 52 vjece, sic isha unë, e quan  veten të moshuar, të padobishme. Eshtë e vështirë të fillosh krijimtarinë lertaro-artistikene moshë të madhe dhe të mos harrojmë se ¼ e moshës sime të punës kam qenë puntëore.  Por më e vështiraështë të bindësh veten se mund të bësh dicka të pëlqyeshme apo të duhurën për shoqërinë në moshë të madhe,se unë nuk isha vetëm bashkëshorte e nënë, por edhe ghyshe. Në këtë rrugë të vështirë, por të bukur e mjaft fisnike të krijimtarisë sime, jo vetëm më nxiti të shkruaj, por qysh ne hapat e parë 20 vjet të shkuara pata përkrahjen dhe ndihmën e bashkëshortit tim, Fitimit. Pa pasur atë në krah, emri im si krijuese nuk do të kishte dalë tej lumit Vjosa apo tej Llogorait. Fal mbështetjes, publikimit dhe këmbënguljes së tij, jam ajo që jam sot dhe bashkë me Fitimin kam  arritur deri këtu….,gjë që s’e kisha imagjinuar kurrë, pasi më shumë se gjysmë shekulli të jetës sime, kam qenë ëndrravrarë e shpresahumbur. Unë isha nga ajo shtresë që e kisha të ndaluar  të ëndërroja e ta përfytëroja të nesërmen ndryshe…

Si pjesë e pandashme e jetës dhe e aktiviteteve të mia letrare, si brenda  dhe jashtë kufijve  të Shqipërisë, ai dhe unë mbrritëm në durrës. Im shoq ka debulesë për Durrësin, sepse nga 1952-1956 ka jetuar në këtë qytet, ku ka kryer  arsimin e mesëm në politeknikumin e qytetit. Ai ka pasur mundësi të njohë jetën, traditën e njerëzit e mrekullueshëm të këtij qyteti dhe jo vetëm ruan respekt, por edhe kërkon të ndalojë shpesh herë në këtë qytet.

Fal këtij aktiviteti  të mrekullueshëm letrar, arrita t’i njoh sadopak edheu në durrësin e durrsakët dhe i dhashë të drejtë tim shoqi. Sa mësuan  se ne kishim mbrritur, erdhën me radhë anëtarët e”Klubit të artistëve dhe shkrimtarëve Durrës”. I pari qe Xhevahir Cirongu, bir nga Tomorrica e Skraparit, miku i shokut tim të klasës poetit brilant, Akademik Xhevahir Spahiu. Me zotin Cirongu kemi këmbyer letërkëmbime dhe mendime internetike apo përmes librave, por ishte hera e parë që takoheshim në një tavolinë e në një aktivitet.  Më pas mbriti kryetari i Klubit Nikoll Spathari, i ngadaltë, i matur, i ngrohtë në biseda  deh me kulturë të trashëguar, ashtu sic janë shkodranët , se ai është bir i kryeqendrës apo i djepit të kulturës shqiptare, Shkodrës loce. Packa se jeton dhe vepron në Durrës, ai nuk e harron Malësinë e Madhe. Jo vetënm nuk harron  por dhe mban lidhje me Shkodrën e veçanarisht me Malësinë e Kelmendit. Në këtë aktivitet Nikolla dhe kryesia e klubit kishin ftuar  mikun e letrave shqipe, kritikun Kadri Ujkaj, një zotëri me kulturë lertare dhe gjuhësore që vlen të admirohet. Me ne u bashkua nënkryetari i klubit të shkrimtarëve, poeti Vladimir Muca. Më pas erdhi biri i Thesprotisë Agim Bajrami, poet dhe analist sumë i zoti. Me mbrritjen e krijuesit  prej Drenice, Bedri Tahiri mësuan se sapo  kishin mbrritur poetët nga trojet mbarëkombëtare.

Mbriti ora të fillonte festivali. U nisëm për në Pallatin e kulturës. Salla në katin e tretë ishte mbushur plot e përplot me poetë nga të gjitha viset shqiptare, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi  si dhe nga disapora. Takime dhe përshëndetje dhe njohje të rastit. Ishte bukur kur takoje për herë të parë ata që  i njihje vetëm përmes veprave. Sapo ishim ulur, Fitimi, unë dhe Kadri Ujkaj dëghohet zëri kumbues i tim shoqi “Ku je more Adem Zaplluzha” dhe ai Dardan i gjat, elegant, me një cantë dhe një dend librash në dorë tha: “ Këto libra i kam sjell enkas për Nermin Vlora Falaskin”- kështu e quaj Vilhelmen,  dhe më dhuroi  10 nga librat e tij, botime të fundit, mes 130 botimeve të tij të vyera.

-Adem, po Vihlemja ka emrin e saj.

-Të lutem, unë e kam  për nder të më quaj Nermin Vlora se është një zonjë me vlera të rralla në fushën  studimore mbi lashtësinë e gjuhës shqipe, u përgjigja në vend të zotit Zaplluzha.

Shumë të përpiktë dhe nën kujdesin e “shpirtit të klubit” që e mBna peshë gjendjen, nënkryetarit, z.Daut Hoxha, sidomos sekretarit të klubit, këngëtarit të muzikës së lehtë që u dënua pas festivalit të X-të këngës, Naim Kërcuku, nën tingujt  enjerës prej këngëve ë tij, u ngjit në pod konferencjerja Habi Hoxha. E cila pasi e deklaroi të hapur festivalin, ftoi kryetrain e Klubit, z.Nikolla Spathari.Pasi urdhëroi mirseradhjen, z. Nikolla falenderoi pjesmarrisit dhe miqtë e tij organizatorë , uroi mbarvajtjen dhe foli për vlerat e festivalit poetik. Foli pak për krijimtarinë e 10 viteve jetq të klubit, gjatë të cialve vec botimeve, përurimeve të sa e sa librave, ai theksoi:” një vlerë e padiskutueshme për klubin tonë është festivali i poezisë  me poetë ndërkombëtarë…Ky është edicioni i tetët, ku kanë marrë pjesë poetë nga gjithë trojet shqiptare dhe nga diaspora ku jetojnë e punojnë shqiptarë. Unë falenderoj të gjithë ata që e kanë vlerësuar këtë ballafaqim vlerash kulturore poetike dhe kanë pranuar sfidën. Sot, mbi të gjitha falenderoj gjithë antarët e klubit të artistëve dhe shkrimtarëve durrskë        që  kanë mbajtur peshën  e cdo aktiviteti, k una ka munguar ndihma apo vëmendja e shtetit, e organizmave institucionale të kulturës si të pushtetit lokal, dhe aq më tepër iMinistrisë së kulturës. Për këtë ju falenderoj miqtë e mi që kemi qenë kompakt për realizimin e cdo aktivitetit. Cdo javë ditën e mërkurë e kemi si ditë solemne, ku mblidhemi  për një kafe dhe diskutojmë librat që janë në dorëshkrim, artikujt letrarë  të botuar, apo librat e rinj të autorëve të ndryshëm. Festivalin poetik të pranverës durrsake 2017, e kemi ndarë në dy etapa:

* Në të parën do të përurojmë librin e një autoreje të re si krijuese, jo në moshë të re, që ia kushton detit, znj. Trëndafile Molla, me banim në Itali.

*Në pjesën e dytë do të lexohen poezitë sipas listës që do të thërrasë konferencierja,znj, Habi.

Në fund do të shpallen fituesit e konkursit.

Ndërkohë Kryetari Spathari ftoi në pod znj. Trëndafile Molla, regjizorin e Teatrit “Aleksandër Moisiu” Gjergj Vlashi dhe para se të ulej  edhe vetë, tha: Po ju jap një lajm të mirë” Sot presidenti i Republikës i dekretoi Gjergj Vlashit titullin e lartë ”Nder i kombit”.

Ndërkohë  shpërthyen duartrokitjet në shenjë  urimi për titullin më të lartë që jepet  në vendin tonë.

Për librin e autores molla, autore e tri librave botuar 2016-2017, në shqip  dhe italisht, diskutuan analistët Agim Bajrami dhe regaktori i librit Vladimir Muca. Autores Trëndafile Molla iu dha Cmimi special: Muza e Adriatikut”.

Pas falenderimeve  të rastit nga zonja, nisi etapa e dytë.

*Konferencjerja Habi Hoxha, vec regjizorit  Gjerigj Vlashi, ftoi në podium studiuesin e folklorit , kineastin dhe poetin, të mirënjohurin Petrit Ruka dhe z. Ibrahim borjashi, nga tuzi i Malit të Zi, të cilët ishin në Juri.

Pasio secili autor  lexoi poezinë e tij e ia dorëzoi jurisë, u bë pushimi. Ndërkohë juria u tërhoq për të marrë vendimet. Cdo poezi lexohej nënë tinguj muzikorë në sfond,..

 

Gjatë pushimit u takuam me shumë autorë. Ndërkohë më afrohet një fytyrë tejet e njohur, duke më pyetur: “Nëse nuk ma gjen emrin, nuk do ta them. Në atë cast I kujtova vetëm mbiemrin “Batiu”,- po, jam Berat Batiu. U takuam të përmallur pas tetë vjetësh, qysh kur mora cmimin “Mirnjohje e Prizrenit”  më 3 qershor 2009 me rastin e 131 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ku mbajta një kumtesë, me temë: “Roli i familjes Frashëri në formimin e Lidhjes së Prizrenit”.

Më pas konferencierja na ftoi të uleshim. Profesor Petrit Ruka doli para mikrofonit e tha:

-Sot më kanë ngarkuar rolin më të vështirë për të dhënë çmimet që vendosëm si juri.eshtë e vështirë sepse midis poezive të mira  të përzgjedhësh njërën apo tjetrën, gjithmonë ka hatërmbetje. Ka në anë pozitive  sepse cmimet në Shqipëri janë pa para, se ndryshe lufta  do të ishte më e madhe, pasi paraja të hap oreksin për tituj. Si juri vendosëm 3 (tre)  cmime të treta, 2(dy) cmime të dyta dhe 1(një) cmim të parë. Jemi kujdesur që mes dy vlerave  të barabarta lertare kemi  përzgjedhur  në mënyrë të atillë që shpërndarja e cmimeve të jetë në mënyrë uniforme si brenda deh jashtë vendit, duke përfshirë  gjithë trojet  mbarëkombëtare në vlerësime sipas pikëve që aknë merituar vlerësuam me:

Cmimin e tretë (3) Adem Xheladini, Kërcovë, Maqedoni, Mimoza Rexhvelaj, Shkodër

Xhevat Latifi, Gjilan, Kosovë

Cmimin e dytë (2) Merita Kuci, Durrës, Arben Rrashkaj, Prizren, Kosovë

Cmimi i parë (1): Lula Sheshi, Tiranë

Pasi Profesor Petrit Ruka iu uroi suksese  autorëve, ia dha fjalën kryetarit të “Klubit  të Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës” , Nikolla Spatharit i cili u shpreh:Embëlsirën e lamë për në fund. Kemi dy cmime speciale:

*Cmimi i Karrierës” i jepet poetit, studjuesit të folklorit  muzikor dhe kineastit Petrit Ruka.

*Gjithashtu, “Cmimi i Karrierës”  i jepet shkrimtares së mirënjohur, multidimensionale dhe “Mjeshtre e Madhe e Penës” Vilhelme Vranari  Haxhiraj.

Pas falenderimit të z. Petrit Ruka, dhe nga unë, festivali u deklarua i mbyllur.

Ishte vërtetë një festë e bukur, që u zhvillua  në një qytet të bukur, që u organizua nga njerëz të bukur  si në pamje  edhe të bukur nga shpirti. Kur njerëzit janë të prirur  nga dëshira e mirë , me vullnet në vetvete bëjnë edhe  punë të mira.

Klubi i Shkrimtarëve dhe Aristëve  Durrës, i ecën puna mbarë  sepse janë  një klubi vetëm, janë  të bashkuar, vendimet  i marrin së bashku, kanë harmoni me njeri- tjetrin  e janë tolerantë  ndaj dhe puna u ecën mirë. Kjo ka të bëjë me individualitetin  dhe intelectin  e secilit anëtar.

Nuk ka pse të mos u shkojë puna mbarë, kur kanë  të njejtat synime rritjen sasiore dhe cilësore të letërsisë  bashkëkohore durrsake në stade të larta zhvillimi, e cila të jetë  në gjendje t’u bëjë ballë sfidave të kohës. Ky klub ka një kryesi, që e justifikon veten dhe një kryetar për së mbari. Janë të gjithë të kulturuar dhe dashamirës, ku secili  mban përgjegjësinë e vet. Këta janë zotërinjtë e nderuar: Kryetar: Nikolla Spathari, (2) nënkryetarët, Vladimir Muca dhe Daut Hoxha, si dhe sekretarin e klubit, Naim Kërcuku. Nuk ka si të mos eci mbarë, kur në durrës ka analistë të shquar si Vladimir Muca, Agim Bajrami, kadri Tarelli, Fatmir Minguli dhe të paharruarin Perikli Jorgoni. Ka poetë të mrekullueshëm si Nikolla Spathari, Agim Bajrami, Vaso Papaj, Vladimir Muca, Xhezo Gole,  Xhevahir Cirongu, Merita Kuci, etj, Ka shkrimtarë  të problemeve soc-politike si Skënder Kapiti, Bedri Tahiri si dhe prozatorët Vaso Papaj,Vladimir Muca, etj. Durrësi ka disa regjizorë me emër dhe shumë artistë të skenës  dhe ekranit.

Për të kujtuar përkthyesin  që na ka lënë  kryevepra të letërsisë botërore, poetin  dhe analistin, shpirtciltrin Perikli Jorgoni, nga poezia e tij e fundit  shkruar më 1 nëntor 2012 me titull “Kujtimi i një nate dimri”, shkëputa vargjet “ Në u kujtofsh për mua gjallë, a në dhe tretur / ti ngrima një dolli, për të më përshëndetur”.

Dhe sot për t’i plotësuar amanetin e tij të fundit , unë bashkë me miqtë e tij të mrekullueshëm , pas vargjeve të poezisë së tij , po ngre këtë dolli që më  del nga zemra:”Të  ndrittë shpirti, o shpirtciltri  vlerë kombëtare, miku im e I të gjithë krijuesve dhe lexuesve, Perikli Jorgoni!”

Mirënjohje për Durrësin dhe durrsakët

Së fundmi shpreh mirnjohjen  time dhe të bashkëshortit, për vlerësimin  që më bëri Klubi I Shkrimtarëve dhe Artistëve durrës duke më  dhënë “Cmimin e Karrierës”, cmim të cilin e mora për të tretën herë, pas Bashkisë së vlorës dhe ShB Nacional. Ju faleminderit!

1 Comment


Fatmir Terziu
a minute ago

Një shkrim përkujtimor me ndjeshmëri të veçantë, ku Fatmir Minguli sjell me respekt dhe përkushtim figurën e Vilhelme Vrana Haxhirajt, duke ndërthurur kujtesën njerëzore me vlerat e saj letrare, intelektuale dhe kombëtare. Veçanërisht domethënëse është risjellja e krijimtarisë së saj, dashuria për Durrësin dhe hapësirën mbarëkombëtare, si dhe vlerësimi për njerëzit që e mbështetën dhe e shoqëruan në rrugëtimin artistik. Njëkohësisht, shkrimi dëshmon se kujtimi i një krijueseje nuk ruhet vetëm përmes fjalëve të nderimit, por mbi të gjitha përmes veprës që ajo lë pas. Mirënjohje Fatmir Mingulit për këtë homazh dinjitoz dhe për kontributin në mbajtjen gjallë të kujtesës së një emri të çmuar të letrave shqipe.

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page