top of page

Fatmir Minguli: Firma shqiptare vesh xhamitë me mozaikë   në Uzbekistan

ree

Nga Fatmir Minguli

 

Firma shqiptare vesh xhamitë me mozaikë   në Uzbekistan

 

Një firmë shqiptare për rreth gjashtë muaj në verën tejet të nxehtë së sapo kaluam ishte angazhuar në veshjen e objekteve të një xhamie të madhe me mozaikë në Uzbekistan. Drejtuesi i kësaj firme Arben Shehu  mbasi na shpjegon peripecitë, vështirësite që diktonte edhe vapa thotë se ata kanë mbuluar një sipërfaqe me 7000 metra katrorë me mozaikë ku mbizotërojnë ngjyrat e kaltra dhe të bardha.

Ishte një projekt i filluar që prej dy vjetësh që u bashkëpunua me një firmë nga Dubai.

Arben Shehu është i njohur jo vetëm në Itali ku jeton prej vitesh, por në një seri vendesh të ndryshme të botës ku ka punuar me mozaikë artistikë si në Teksas, Moskë, Hollandë, Paris, Kinë,  Indonezi, qytete të ndryshme italiane, etj.    

 Punimet mozaikale që realizon Arben Shehu me firmën e tij janë të karakterizuara nga një punë e veçantë që lidhet me sistemet e sipërfaqeve jo plane të sheshta, por sferike apo paraboloide si rasti i xhamisë së  imamait al-Bukhari në Uzbekistan. Momentet e rakordimeve të pjastrave të vogla që shpesh janë prej ari apo materiali tjetër, kërkojnë një talent të veçantë, një talent që tashmë ka një trashëgimi shumë të pasur jo vetëm nga Arbeni por dhe shumë puntorë të tij.

ree

 Po ç’është Xhamia mauzeleum e Imam Al- Bukhari? Le të sjell këtu disa të dhëna për jetën e këtij imami të shenjtë dhe të dhëna të tjera.

“Mauzoleu i Imam Al-Bukharit është një nga shenjtëritë islame më të respektuara në Azinë Qendrore. Teologu i jashtëzakonshëm Imam Muhamad është i varrosur në këtë vend. Në qendër të memorialit gjendet një varr me reliket e Bukhari Ismail, i lartë rreth 17 metra. Ndërtesa e mauzoleut është e mbuluar me një kupolë me formë hemisferike, e dekoruar me mozaikë qeramike ngjyrë qielli blu.Abu Abdullah Muhammad ibn Ismail al-Bukhari lindi në vitin 810 në Bukhara. Babai i tij, një nga interpretët e traditave të shenjta, vdiq kur Al-Bukhari ishte ende një fëmijë. Djaloshi mbeti me nënën e tij, një grua e arsimuar që i dha djalit një edukim të shkëlqyer. Në moshën 7-vjeçare, ai kishte studiuar tashmë të gjithë Kuranin dhe, në moshën 10-vjeçare, njihte nga rrëfimi mijëra hadithe të ndryshme.Duke pasur një kujtesë të rrallë, Al-Bukhari njihte nga rrëfimi pak më shumë se 300 mijë hadithe që i grumbulloi për gati 42 vjet, qindra mijëra legjenda të shenjta. Al-Bukhari vazhdoi të shkruajë librin e tij “Al-Jomiy as “Al-Salih”, që përfshinte 7275 hadithe autentike, për gati 16 vjet. Pas të gjitha udhëtimeve të tij, ai kthehet përsëri në Bukhara, ku filloi të mësonte të gjithë të lexonin dhe të shkruanin. Por fatkeqësisht, Al-Bukhari e lë Bukharan, duke vendosur të zhvendoset në Samarkand. Në gjysmë të rrugës për në Samarkand, ai vdes nga një sëmundje e rëndë në fshatin Khartang. Ai është varrosur në varrezat lokale, të cilat bëhen një vend i shenjtë pelegrinazhi për myslimanët. Në shekullin e 16-të u ndërtua një xhami pranë vendit të varrimit të tij dhe u mbollën pemë me emrin platan, një lloj peme e asaj zone. “

 Edhe shtypi vendas e përmendi me veneracion përfundimin e punimeve mozaikale duke përshkruar dhe rëndësinë e këtij memoriali për vendasit dhe të huajt.

”Kompleksi i Imam al-Bukharit zë një sipërfaqe prej 10 hektarësh. Hyrja në këtë vend të jashtëzakonshëm bëhet përmes ndërtesës njëkatëshe nga tullat e pjekura. Ndërtesa përfshin tre kupola portal me kalime të harkuara. "apo:

“Uzbekistani ka përfunduar një restaurim të rëndësishëm të kompleksit përkujtimor të Imam al-Bukharit pranë Samarkandës, një prej vendeve më të nderuara të pelegrinazhit në botën myslimane.”

Kjo punë e firmës shqiptare në veshjen me mozaikë kaq të bukur është një ngjarje dhe një model pune në një objekt jo vetëm religjioz por objekt mbarë kombëtar për Uzbekistanin dhe më gjerë.

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page