​FATALITETI


Fiqri Shahinllari

Nga Fiqri Shahinllari

FATALITETI

 Ishte muaji gusht. Po afronte ora 7 e mbrëmjes. Berta, vajza e vogël, u bë merak pasi tërë pasditen nuk e kishte parë të atin. Shkoi ta kërkonte te stoli nën tendën e kopshtit, atje ku zakonisht ai qëndronte, për t'i thënë se darka ishte gati. I ati kishte mbështetur kokën pas murit, symbyllur e gojën hapur, me një cullufe flokësh të zinj në duar.Iu afrua dhe i tha:  

Baba, eja pra! Sharli nuk iu përgjigj.E vogla kujtoi se ai po bënte shaka me të dhe e shtyu lehtë. Ai ra shakull përdhe" Kishte vdekur!

  Kështu  i jep fund Gustav Floberi romanit të tij të famshëm"Zonja Bovari"

C'kishte ndodhur? Një ditë më parë Bovariu kishte shkuar në pazar të shiste kalin , pasurinë e fundit që i kish mbetur, ngaqë  ishte i detyruar të lante borxhet që kishte marë dhe i kishte bërë rrush e kumbulla e ndjera, e shoqja, para se ajo t'i jepte fund jetës duke u vethelmuar me arsenik. Atje Sharli takoi Rudolfin , njërin nga ashiket jaranë të zonjës Bovari. Ema. U zbehën që të dy sapo ata përplasën me njëri tjetrin sytë e tyre. Ditët e fundit Bovariu  kishte parë letrat e dashurisë dhe foto të dy dashnorëve të saj Leonit dhe Rudolfit qe e ndjera i ruante në dhomen e saj nëpër sirtare..Gjëma i kishte sëmbuar në zemër mjekut Sharl Bovari. E vërteta ishte e hidhur shafran. .Dhe ja tani ,njërin nga shkaktarët për vdekjen e së shoqes e kishte përballë. Dhe jo vetëm kaq. Rudolfi e ftoi për të pire nga një gotë birrë së bashku! Oh, medet, o pik" e zezë! Dhe  Sharli, i dambllosur me sa duket nga dhimbja e madhe pranoi ftesen. Ai ëndërronte sikur të kishte qënë në vëndin e Rudolfit , të kishte fytyrën e këtij me të cilën ishte dashuruar marrëzisht Ema, e shoqja. E pushtoi dallga e errët e tërbimit por për cudi pranoi ftesën.

  E kishte përballë tjetrin dhe i tha:

-Nuk u mbaj inat..

Vuri kokën ndër duar dhe përsëriti me dhimbje:" Jo, nuk u kam inat. E ka fajin Fataliteti!"

  Dhe unë që po bëj këto shënime i thashë vetes , Ndalu këtu, tek fataliteti, tek fati i njeriut sepse në një farë mënyre është pikërisht fati  në këtë rast ai që më coi të shfletoj e ta rilexoj këto ditë  romanin "Zonja Bovari". Shkak u bë informacioni që mora ditët e para të nentorit 2019 , se edhe zonja e parë e Francës, Brizhidë Makron e paska të preferuarin e saj romanin në fjalë. Aq më tepër u yshta ta rilexoj pasi në Shqipëri qënka botuar një libër  lidhur me ciftin  presidecial Makron me titull" Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat"përkthyese e të cilit qënka  Blerta Hyska, vajza e mikut tim Raif Hyska. Autorja e librit është Silvi Bomel, një gazetare investigative franceze.

  Kam përshtypjen se në Shqipëri, mbase edhe kudo gjetkë, ato që shqiptohen  më shumë janë  fjalët fat, fatalitet. Aq thellë është futur në mendjen e ndërgjegjen e njerëzve ky konceptim sa janë të shumtë edhe emrat e tyre si Fatmir/e, Fatlum, Fatbardh/a. Fati shndrrohet në koncept filozofik, sidomos tek besimtarët e thekur por jo vetëm tek ata, të cilët  të shtangur prej  të papriturave të jetës demoralizohen e mërziten me kotësinë e gjërave tokësore . Nuk i japin dot dum, nuk i shpjegojnë dot gjërat që ndodhin e, atëhere , të përfshirë në vrullet shpirtërore e mistike e lëshojnë veten në krahët e mëshirës hyjnore. Nisur nga ky këndvështrim mistik, mendoj, kanë lindur shprehje të tilla si " Bëmë me fat dhe më hidh në rrugë", " Askush nuk i ikën dot fatit të tij.", "Fati është me guximtarët", " Janë kapricio të fatit", "Ironia e fatit","Neriu e ka të shkruar fatin e tij"

  Jeta2  ka treguar se sado esëll të jenë njerëzit, ata pegjthësisht priren të besojnë  në një fuqi mbinjerëzore që vepron packa ligjeve të natyrës. Dhe në këtë mes futet zoti që shfaqet përmes fatit i cili të lumturon ose të godet atëhere dhe atje ku nuk e pret. Një profesor i gjeologjisë në Tiranë  u shpreh në televizion se tërmeti i shtatorit 2019 ishte  fat, le ta shprehim kështu, sepse  ai ra ditën e shtunë , ditë pushimi, kur në oborin e godinës së fakultetit të gjeologjisë nuk kishte studentë dhe makina. U dëmtuan vetëm dy makina nga tullat e gurët që ranë nga kati i sipërm i godinës. Fati është element që nuk e shohim por e përcaktojmë në vetëdije e cila shpesh punon kundër teje. Kështu që fati është mënyra se si ne e shohim veten tonë gjatë rrjedhjes së ngjarjeve dhe rrethanave. Si element i suksesit fati është për optimistët, si dështim është për pesimistët.  Për ata që duan të mbeten deri në fund ateisë, emrin fat e kthejnë në "shans".Dimë c'presim por nuk dimë c'na pret, themi  kur  mendojmë  për furtunat e jetës.

  Të kthehemi te pika e nisjes të këtyre shënimeve.  Unë besoj shumë te shkrimtarët e famshëm. Ata për mua janë, ashtu sic thuhet, inxhinierë të shpirtrave njerëzorë. Janë mjeshtra të artit të fjalës . Normat e moralit që ata shprehin, qofshin ato fetare apo qofshin edhe laike.,i besoj pa një pa dy. Kështu më ndodh jo vetëm me Floberin por edhe me kollosë të tjerë të letërsisë botërore, me faktet që unë kam ruajtur në memorje nga leximi i tyre për temën që po flas do të perifrazoj dicka pak më poshte. Nisur nga shprehja e Sharlit fatkeq  se e ka fajin fataliteti për vdekjen e Emës, të krijohet përshtypja se në këtë jetë jallane nuk përplasen njerëzit me njërtjetrin por fatet e tyre. E kështu njeriu ka frikë nga gjërat e papërcaktuara. Ka rraste kur ikën para kohe nga kjo botë njëri nga bashkëshortët të cilët janë dashur shumë me njeri tjetrin , nuk kalon shumeë kohë  dhe fare pa shkaqe të rënda, pa ndonjë sëmundje cfilitëse ndrron jetë  edhe partneri/a tjetër ." E mori me vete  ai/ajo që iku më parë"-thonë në këto raste.

Personi që mbetet gjallë "vdes" psiqikisht, fiziologjikisht, moralisht....fatalisht. Zotin Bovari nuk e mori me vete Ema, jo. Ai e ndoqi vetë atë pas!" Kush e yshti të vdiste? Hidherimi? Tradhëtia që e tromaksi deri në atë derexhe ? Apo gjyqi që i bëri vetes me që kishte patur aq mirëbesim te dlirësia e së shoqes?  Ec e jepu përgjigje të kam rixha këtyre pyetjeve. E, megjithatë , unë e kam gjetur pëegjigjen te shprehja e Sharlit: Eshtë fataliteti shkaku edhe i vdekjes së tij. Kur "takon" fatin e keq shkaktohen tronditje të thella shpirërore që lenë shenja shprehjeje të dukëshme në ftyrë por më shumë në psiqikë, në sjellje në familje, shoqëri . Njeriu që goditet jo nga nga fenomenet e natyrës por nga njeriu tjetër, atëhere nga i "dëmtuar" prit që ai t'i fryjë kosit nga që është djegur nga qulli. Pas cdo gjesti të njëriut  jashtë familjes së ngushtë, ai sheh një qëllim, një gënjeshtër. Kështu do të vepronte edhe zoti Bovari nëse do të jetonte pasi jeta e tij u fut në një periudhë krize të thellë. Ndoshta do të kuptonte dicka  qoftë edhe nga isharetet e bashkëshortes e cila, "paska qënë një nga ato femra që nuk i kupton dot se kur e si shikojnë dikë e dicka.

  Pak më sipër premtova se këto shënime do mundohem t'i argumentoj me fakte letrare që më kanë bërë përshtypje të thellë ndaj nuk më hiqen nga memorja. Tani erdhi radha   e premtimit e po i radhit faktet fët e fët që të mos më ikin nga kujtesa.  Ideja për të shkruar romanin e parë të tij, Katedralja e Parisit,  legjendarit letrar Viktor Hygoit i lindi  kur ai pikasi në një qoshe të errët  të Katedrales mbishkrimin  me emrin "Ananke"në greqishten e vjetër  që do të thotë Fatalitet. Kujtdo që e ka lexuar veprën  i kujtohet historia  mesjetare e shekullit 18 kur ishte goxha e madhe vartësia e njerëzve nga dogmat e bestytnitë fetare, do t'i kujtohet Kuazimondoja dhe Esmeralda...Vazhdojmë më tej. Që të jem i sinqertë deri në fund me lexuesit them se shprehjen e Perandorit Napoleon Bonaparti që po e perifrazoj nuk e mbaj mend ku e kam lexuar: Te libri "Napoleoni" I E. Tarles apo te " Lufta dhe Paqja" e L. Tolstoit. Gjithsesi mbaj mend se përafërsisht Napoleoni kur pa rreth cadres luftarake një gjeneral, vartës të tij i cili nuk po gjente derman e po mundohej të fshihej nga goditja e copave të gjyleve të topave të ushtrisë armike që pëllcisnin aty rrotull, i tha:" Kot e ke. Mos u ruaj. Po të ishin taksur për ty ato gjyle do të gjenin edhe sikur të futesh shtatë pashë nën tokë." Me pak fjalë ishte fati që vendoste për jetën e gjeneralit në këtë rast? Me që jemi tek Napoleoni ,sapo m'u kujtua dicka tjetër që lidhet me shansin, me fatalitetin. Gjatë bisedës me një ushtarak të lartë të kampit kundërshtar për të vendosur armëpushim  e për të bërë paqe për një farë kohe, Napolonit në kohën që po jepte fjalën e nderit e po firmoste po i ndodhte dicka e cuditëshme. Ndjeu se në të njëjtën kohë po i dridhej muskulli i pulpës së këmbës..U pezmatua.  U inatos me veten. Kish vënë re disa herë se kur dridhej muskuli i këmbës ai nuk do ta mbante fjalën. Rrethanat do të ishin të tilla që ai ta prishte armëpushimin.

  Lind pyetja: C'emër t'i vesh kësaj dukurie? Parandjenjë? Instikt? Ndodh shpesh që instikti të jetë fatlum por ka rraste që të jetë edhe fatal. Mos vallë në raste të tilla i duhet kërkuar mëshirë fatit? Një personazh i Turgenievit pa vetëdije duke ecur e pa veten në oborrin e nje njeriu që ai e deshte.. Ai nuk ishte nisur për atje. Më tej: Kur e pyeti Tolstoin një mik i tij, kritik e dashamirës se pse e coi Ana Kareninën të vdiste nën rrotat e trenit, ai iu përgjigj:" Nuk e cova unë. Ajo shkoi vete atje"!

Dëshiroj ta mbyll këtë ese me shprehje e aktorit Gerard Depardieu I cili gjatë vizitës në Shqiperi vjeshten e vitit 2019 dha një intervistë për median. Pyetjes rreth fenomeneve të natyrës dhe bestytnive fetare ai iu pergjigj:"Unë mendoj se ka një fuqi por nuk besoj në zot"

Good luck dear reader!


#fiqri #shahinllari

15 views

Shkrimet e fundit