Faruk Myrtaj: TË SHPALLET I DËSHTUAR TRANZICIONI SHQIPTAR

-dhe...Perëndimorët të flasin si...Perëndimorë
Kesaj shtrese politike, po vazhdojnë t'i dalin përpara problemet qe do duhej t'i zgjidhte qysh ne krye te dekretimit te pluhur-alizmit. Ngaqë ajo vet nuk doli natyrshëm: u rekrutua të kryente një shërbim harrese. Qeverisa e Stabilitetit ishte pikërisht kjo: të lëngonte për ta justifikuar harrimin e të shkuarës.
Pluralizmi i dekretuar me Plenum i beri zgjedhjet e para pa dale ish te burgosurit politike nga burgjet. E mbajti larg diasporën e vjetër, sidomos atë në USA. E trembte përvoja nën liri e shqiptarëve të atjeshëm. (Edhe sot e kësaj dite shtresa politike e Tiranës i trembet mëvetësisë qytetare, sado relative, të diasporës. Secila parti ka manipuluar “ambasadorët e vet, duke i quajtur si ambasadorë të kombit shqiptar!)
Nuk siguroi te drejtën për tu zgjedhur te cilitdo individi, teksa partitë politike nuk përfaqësuan shumicën e atyre qe iu gëzuan lirisë, sado fillestare.
Edhe Qeveritë e më pastajme, nuk zgjidhën dot problemet më kritike që kishte krijuar socializmi që, ishte edhe më pak social dhe realist se “soc-relaizmi” në letërsinë zyrtare të predikuar dhe shpërblyer
Vazhdimësia mbeti: duke filluar me shpërfilljen ndaj pronës private legjitime. Pa zënë vend prona/pronari legjitim, nuk zë vend Vendi. Partitë politike qe këmbenin pushtet me rrotacion, krijuan pronaret e tyre, mbi pronat e shtetit dhe të pronareve të parespektuar si të tillë.
Ish-ët mbeten ish: edhe Ish-komunistët, edhe ish -pronarët- edhe ish-bashkëpunëtorët! Dosjet kurrë nuk u hapën, por u përdorën nga ata që u bënë edhe me Qeveri, për të kontrolluar sundimin e tyre si Njësha të Tranzicionit.
Marrëveshja e 2008 e anuloi pluralizmin edhe si farse. Rama e restauroi totalisht atë pak-o-gjë qe u besua naivisht ose në shpresë të pafund, se ishte bërë.
Evropa dhe USA, edhe pse kanë qenë afër shqiptarëve në Ballkan, nuk duket se kanë qenë të vërtetë as me qeveritarët shqiptarë: nuk ua kanë thënë domosdonë e rëndësisë së pronës, të ligjit dhe të drejtësisë. Padyshim me qytetarin shqiptar. Kurrë nuk e dëgjuan se cfarë mendonte ai për të preferuarit e tyre. Shqiptarët votuan për Berishën se ai u shfaq në krahë të Rajersonit dhe pastaj pa na thënë Përse, e shpallën të padëshiruar për tokën amerikane. Rama (edhe pa qenë i ftuar kurrë si kryeministër në USA) u bë xholi shërbyes i Departamentit Amerikan apo sponsorëve të tij. Në sy të tyre dhe në dyshim të shqiptarëve u bë Autoritar, fyes dhe lëndues i pa pushimtë i tërë shqiptarëve, gjer edhe i socialistëve dhe atyre që kush e di përse pranonin të qeverisnin nën hyqmin e tij. Tërë ditës kur fyente gjithkënd, iu kthyen këto ditë proteste.
Mbase si kudo në Evropën Lindore, gjer edhe amerikanët nuk investuan kurrgjë gjë për tu ndjerë si të pranishëm siç ishin perceptuar e ëndërruar prej shqiptarëve.
Ata kurrë nuk u thanë publikisht shqiptarëve që pa pronë private, pa liri individi nuk fillon të ngrihet kurrgjë.
Edhe sot. Së paku Sot. Ata duhet të flasin me Njeriun Shqiptar.
Jo thjesht t’i hapin udhën për të mërguar.








Një analizë e guximshme dhe thellësisht reflektuese e Faruk Myrtajt, që prek plagën e pambyllur të tranzicionit shqiptar dhe ngre një pyetje që shkon përtej politikës së ditës: çfarë ndryshoi realisht në jetën e qytetarit shqiptar, përtej ndërrimit të pushteteve dhe premtimeve të përsëritura për demokraci? Kur prona nuk gjen drejtësi, ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë, institucionet nuk i shërbejnë qytetarit dhe politika e trajton pushtetin si pronë të vetën, tranzicioni rrezikon të mbetet një emër i bukur për një zhgënjim të gjatë. Veçanërisht domethënëse është thirrja që edhe Perëndimi të flasë me qytetarin shqiptar, të dëgjojë zërin e tij dhe të mos e ngatërrojë mbështetjen për Shqipërinë me përkrahjen e pakushtëzuar për individë apo qeveri të caktuara. Shqipëria…