top of page

Faruk Myrtaj: Kam pasur rastin-fat tu njoh, të 4-tëve.

  • 1 day ago
  • 1 min read

Faruk Myrtaj

(shtesë për kuartet zërash në kohë erërash të rrepta)

Poetë dukur në libra bëhen shumë. Të lindesh poet, ndodh rrallë.

Të jesh i lindur dhe të lënë të bëhesh është normalitet. tej e t'hu

Të jesh i lindur dhe të të ndalojnë udhës, dhimbje e pafalshme...

Kam pasur rastin-fat tu njoh, të 4-tëve.


Vetëtinë miqësia ndër Ju…

 


VELI HODAJ: DUKET QË JAM PLAKUR...


Duket që jam plakur,

Më pak më merr malli për lulet

Edhe për grifshën, Që bën vervelenë te pjergulla e lisit.

Për këta dy zogj të dashuruar,

Që si të harbuar, Pendët e njeri-tjetrit gudulisin...

Mezi çapitem,

Të le pikën e lotit mbi gjethet e lajthive

E prillin ta marr për dore,


Në foto: Dalan Luzaj, Veli Hodaj, Novruz Abilekaj, Xhevair Spahiu
Në foto: Dalan Luzaj, Veli Hodaj, Novruz Abilekaj, Xhevair Spahiu

Që lulet mollës të m'i bëjë kokrra,

Boçet e bredhave, lulet e sfakës e kërcejtë e thekrës,

Për gjithë fëmijët e vendlindjes t'i bëj lodra...

Duket që jam plakur,

Më pik malli për nipër e mbesa,

Pak mos t'i shoh,

Më bëhen ylberë në ëndrra

E unë ylberët ndjek ngado...

Kur s'i shoh,

Bëhem grënjar,

Me sytë mbërthyer nga dera,

Po dera qënka vuvëruar nga korona,

Kolera.

Duket që jam plakur,

Se shkoj shpesh e më shpesh,

Në lëndinën ku prehen të parët e mi,

Me punë e pa punë,

Me bisht të syrit shoh,

Ngastrën e lëndinës, ku do të prehem dhe unë...

Ps.


Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page