FALEMINDERIT "HEJZA"!
- 5 hours ago
- 2 min read

Vlerësimi i një reviste që tashmë ka krijuar identitet dhe autoritet në hapësirën letrare shqiptare është për mua nder dhe përgjegjësi njëkohësisht. „Hejza“ nuk është thjesht një tribunë botimi, ajo është një standard estetik dhe kritik, një zë që flet me profesionalizëm, me maturi akademike dhe me ndjeshmëri të kultivuar letrare. Mirënjohja ime shkon gjithashtu për përkushtimin intelektual dhe nivelin e lartë estetik që e karakterizon këtë revistë, një profil që lidhet ngushtë me vizionin dhe kulturën erudite të shkrimtarit Shkëlzen Halimi, emri i të cilit qëndron si një garanci serioziteti dhe përzgjedhjeje cilësore. Botimi i analizës së shkrimtares dhe studiueses Lumnie Thaçi Halili per romanin tim „Blirët e Pejës“, të dalë nga shtëpia botuese „Ura“, është një akt që e tejkalon mirësjelljen institucionale, është një kontribut i drejtpërdrejtë në dialogun kritik dhe në pasurimin e mendimit letrar bashkëkohor. Me respekt të veçantë dhe mirënjohje të thellë për këtë hapësirë dinjitoze të fjalës së shkruar.
ENGLISH
The evaluation of a magazine that has already created an identity and authority in the Albanian literary space is both an honor and a responsibility for me. “Hejza” is not simply a publishing platform, it is an aesthetic and critical standard, a voice that speaks with professionalism, academic maturity and cultivated literary sensitivity. My gratitude also goes to the intellectual commitment and high aesthetic level that characterizes this magazine, a profile that is closely related to the vision and erudite culture of the writer Shkëlzen Halimi, whose name stands as a guarantee of seriousness and quality selection. The publication of the analysis of the writer and researcher Lumnie Thaçi Halili for my novel “Blirët e Pejës”, published by the publishing house “Ura”, is an act that goes beyond institutional courtesy, it is a direct contribution to critical dialogue and the enrichment of contemporary literary thought. With special respect and deep gratitude for this dignified space of the written word.











Comments