top of page

FAIK BALLANCA VRET SHKURTA


FAIK BALLANCA VRET SHKURTA

nga Roland Gjoza

Ishte nje zilke qe tringellonte gati e pandjeshme ne xhepin e xhaketes prej kadifeje. Nuk besoj te dije njeri per ate zile. Ishte nje e fshehte e madhe. Rastesite nganjehere vijne vetem per ty. Ndodhi ate dite qe nje ze nga salla i tha me armiqesi te hapur se ai po mbronte modernistet ne poezi. Faiku foli me nje mllef te pakontrolluar se kishte ardhur koha te prishej statukuoja letrare. Ai e kishte fjalen per skematizmin dhe varferine e mjeteve shprehese, per te gozhduarit ne karriget e podiumeve. Aq duhej, nje ze si i kurdisur, qe te degjohej dhe i dyti pastaj dhe i treti, me inatcor se dy te paret, madje talles. Lidhja e Shkrimtareve ishte aneksi i Komitetit Qendror dhe i Ministrise se Brendshme. Ishin te frikshem ata zera. Faiku la podiumin e mbuluar me beze te kuqe dhe pershkoi sallen e madhe me fytyre te zymte, me duart rrasur ne xhepa. Kur kaloi prane meje degjova ate tringellime te mbytur si nje sensasion. Nga erdhi ajo tringellime? Faiku kishte permendur dhe emrin tim si nje poet lirik me fryme te re moderne, prandaj i vura veshin asaj muzike xhepi. E kisha gjetur me ne fund, se prej xhepit te tij vinte ajo tringellime, qe me kishte bere aq pershtypje.

Pas nje ore e kishte thirrur Dalan Shapllo ne zyre dhe i kishte thene;

-- Je ne vete,Faik? Ke kerkon te permbysesh ti, realizmin socialist? Nicja, qe ti e lexon ne gjermanisht ishte per shkallmimin ne emer te mbinjeriut te cdo morali, feje, sistemi... ore djalosh, c'te bej me ty, nisu me sherbim, ik per ca kohe..ik..me vjen keq qe ndodhi keshtu...

Dhe Faikun e nisnin me sherbim. Kjo po perseritej pak si shpesh. Ne ate kohe ai ishte redaktor ne revisten Nentori, djalosh 27 vjecar, tregimtari me i famshem i kohes.Tregimet e tij ishin tejet origjinale, te shkurter, fin, pak si te thate, edhe nje presje binte ne sy kur ishte e tepert. Ai nuk pershkruante, po abstragonte, nuk ndjehej si autor, por te mberthente me gjetja te medha, te padukshme, ai ishte mjeshter i nentokes se shpirtit. Kjo eshte veti e shkrimtareve te medhenj, te cilet, ne cdo kohe, kane plot pune me grafomanet e maleve me faqe librash. Atehere kishte shume te tille, qe nje tregim te Faikut me kater faqe, e shtrinin tejetej ne njezeteepese faqe.

Ne fillim nuk i pelqeja tregimet e Faikut. Isha mesuar me pershkrimet e diellit gjysme faqe, me hollesite gjer ne marrezi te veshjes se komisarit, tri faqe, me mbledhjet me popullin, tridhjete a dyzete faqe. Ai solli dieten e shendetshme ne prozen e shkurter. Erdhi rrokupuje si nje novator i madh. Dhe nje dite ai na u imponua te gjitheve, edhe atyre te njezeteepese faqeve.

Faiku lexonte ne gjermanisht, frengjisht, italisht. Kur shkruante ai kishte temperature. Edhe jashte ne rruge ai kishte pamjen e tendosur, te zymte, te pakenaqur te tryezes se shkrimit. Ai asnjehere nuk u nda prej saj. Dhe ajo, ajo e cuditshmja qe mbante ne xhepin e xhaketes ku rraste duart, ajo, qe ia pikasa nje dite fare papritur,ashtu vagellimthi ne sallen e Lidhjes. E kisha harruar. Ishte e veshtire te flisje aq lirshem dhe me fryme intimiteti kompromentues me te, beja kujdes, ngurroja para se t'i flisja, se ai nuk kishte asnje grime dashamiresie dhe ngrohtesie ne fytyre. Aparenca e tij ishte e veshtire.I ngjante Kafkes ne nje fotografi bardh e zi te Procesit ne gjermanisht, qe ai e mbante ne cante. Shpesh me dukej si i semure.Vuante. Ate dite qe i foli Dalani u takuam te dy ne tarracen e Lidhjes ku ndodhej dhe ballkoni i gazetes Drita. Ishte ndajnate. Sapo kishte perenduar dielli dhe ai me tha keto fjale me nje nervozizem asgjesues; Ulet laku, Roland,ulet e ulet ai lak gjersa te mberthen per gryke. Eshte e trishtueshme te shikosh cdo mengjes ne oren shtate e gjysme kur dal nga shtepia, popullin e Tiranes, ate turme te coroditur perplot tension e frike ngazellyese, ke degjuar per friken ngazellyese, kur i thuhet derrit daje, te nje populli qe me dhimbset per vdekje, i cili nxiton nen lakun qe ulet, ulet. Kush e ka radhen sot? kjo eshte pyetja fatale.

Futi doren ne xhep dhe degjova tringellimen, ate muzike tronditese qe te krijonte ankth. Shau neper dhembe dhe iku. O zot, ai nuk ishte mire. Ishte aristokrat, ne qofte se do ta zbukuroja pak origjinen e tij, familje intelektuale, nuk vuante per ate qe ne e shqiptojme thjeshte; buke. C'kishte? Pse fliste ashtu?Ndjeshmeria e tij nervoze, ai guximi i befte qe bente maje ne publik, ajo tringellime qe vinte nga xhepat e tij, ne momente kritike, e mbulonte me njefare misteri figuren e tij te paket, te dobet, nervoze, te zymte.

Sherbimet e qetesonin, udhetimet e largeta ne male ne dimer dhe ne vere, ne pranvere dhe ne vjeshte. Atje te ishte redaksia e Nentorit per te dhe ai te rronte vetem dhe te mos shfaqej me.

Shpesh merrte me vete ciften dhe dilte per gjueti. O c'dite! Atje, atje duhet shkuar, ne pyjet, lumenjte, fushat me mullare te kripur, nen shi, nen flete, nen boretime e shterngate. Ne Tepelene, ne Lekel, me mikun e tij te ngushte Sazan Golikun, ne fshatrat e Kurveleshit, ne stane, ne Kala te Dodes..ne Korab te 9 bjeshket me 20. 000 krere dhen ku pishat dhe lugjet dukeshin te kaltra si ne argjend..atje, atje takon njerez te thjeshte, barinj, peme, kafshe, shpende, yje, det, burime, flete, qe vdesin trimerisht perdhe ne token e epshme plot avuj e muzike buisjesh te nendheshme. "Ulem e marr nje gjethe, me thoshte, e mbaj ne fletet e shenimeve te mia. Atje ajo vdes, thermohet, behet pluhur dhe une kam tundimin te ziej pak uje dhe ta pije si caj.. kushedi c'vegime pyjesh qe vdesin do te shikoj!"

Ai e prmendete shpesh vdekjen si nje gjetje te madhe artistike, si nje ngacmim per nje roman, nga ato lloj prozash te gjata, ( enderra e cdo shkrimtari ) qe rendom i quajme romani i jetes. A do ta shkruante?

Ne nje nga ato kohet e sherbimeve te gjata ai shkroi romanin "Nomeja e larget" dhe nuk e dinte qe do ta botonte pas vdekjes.Trysnia e asaj qe kishte shqiptuar, mekati i ndryshimit te gjerave, do te ndjehej dhe ne marredheniet me shkrimtaret me te shquar te kohes. Ata nuk do ta perkedhelnin me. Madje do ta mbulonin me njefare heshtje qe te vret me shume se cdo gje. Je dhe s'je, s'te vene re. Boto c'te duash, tani je bere i rrezikshem me talentin tend. Laku ulej, ulej, hija e tij e kishte shternguar me kohe gryken e hajthme me mollen e adamit te kercyer.

Nje dite duke zbritur shkallet e Lidhjes,nje shkrimtar i madh i tha si shkarazi e me nje gjysme zeri; "Kete librin e fundit se kishe gje, ke rene Faik."

Ai rrasi duart xhepa, doli me vrap perjashta dhe u zhduk. C'po ndodhte me te?

Nje dite me tha me ate nervin e tij vrases; "Ti me thua pse zhdukem kaq shpesh. Me ben pershtypje dicka te disa nga miqte e mi, me permendin si te vetat ca gjera, detaje, hollesi, qe jane te tregimet e mi. I thone me mburrje, me mendjelehtesi, pa fare brerje ndergjegjeje dhe une rri e i shikoj si buf..te jene kaq te papergjegjshem, kaq hakmarres?..."

Ne fillim mbeta, m'u duk i pabesueshem ky shpjegim me nje ton te zymte, tejet te pakenaqur.Por me vone kur punoja ne Kinostudio, e kuptova me zhgenjim te hidhur, se ajo verejtje e trishte dhe brengosese e Faikut, kishte qene mese e sakte, tmerresisht e vertete. Doja te shkruaja nje skenar te bazuar ne nje nga tregimet e tij, po shefi, nje regjisor dhe shkrimtar i njohur, ish mik i Faikut, me tha me nje indiference prej keqberesi "O, ate e kemi plackitur te gjithe, c'ka me te bukur ia kemi perlare, s'ka mbetur asgje per ty."

Nuk mund ta harroj ate cast, qe s'me eshte hequr nga trute, ate cast te tmerrshem, pas vdekjes se tij, ne moshe fare te re, ne moshen e Krishtit, qe me trishtoi aq shume. Dhe ishte koha qe s'e kujtonin me.

Kam qene te varri i tij dhe, pse ta fsheh, me eshte bere se kam degjuar serish ate tringellimen e mistershme. Ende e vrasin, edhe atje, atje poshte atyre pllakave prej mermeri te krisur, ku futet laku, ai laku qe di te ulet edhe ne Had. E kane mbuluar me harrim, heshtje, pluhur tokesor. Se fama s'del per te gjallet.

Po c'ishte ajo tringellime? Ishte nje zilke qe tringellonte ne xhepin e tij, nje zilke gjyqtari qe binte tronditshem perpara se te shqiptohej pretenca, atje ne ato sallat e gjykatave te vjetra me noti, derrasa me cimka dhe me police qe i zinte gjumi ne kembe. I jati, nje gjykates i nderuar, e mbante prej shume kohesh ne sirtarin e tij te mbyllur me kyc. Pretence per te vdekurit. Sa here tringellonte ajo zilke ne xhepin e tij, ai ndjente te vdiste ngapak. E kishte filluar si nje loje, pastaj e kishte ndjere si nje parabole. Nuk ia tregonte njeriu, sepse edhe kete do t'ia vidhnin. Prandaj iku ndoshta, prandaj iku aq shpejt, se e perfshiu paniku i prishjes se harmonise.Ai ishte aristokrat dhe donte te ikte i bukur, pa u perbaltur.

Shkonte te dollapi ku mbante ciften,merrej me te per nje kohe dhe zhdukej neper humbetira.Gjuante shkurta me disa miq, qe e prisnin si nje zoteri. Ata e donin pa fjale, nuk ia prishnin kurre qejfin. Edhe ate dite. Pyjet digjeshin nga ethet. Fergellonin. Kercitnin. Ate dite vrau nje cift shkurtash, te cileve u varej koka pikellueshem. Ishte cifti i fundit, i thane, shkojme, Faik,..Ata s'donin t'ia prishnin dhe e kishin nxjerre te ajo lirishte e kuqe dhe e lane t'i vriste, mashkullin dhe femren, sqep me sqep, ne dalldine dhe trullosjen e dashurise.

Kjo e trishtoi pa mase. Kishte vrare ciftin e fundit te atij pylli. E beme per ty, i thane me trishtim dhe ata. C'fjale te renda. Ai nuk ishte perendi. Zuri shtratin. Digjej dhe ai nga ethet si pyjet. Kjo puna e shkurtave nuk i hiqej nga mendja. C'kam bere, thoshte, c'kam bere!

Ai ishte i ndjeshem si nje muzg qe nga ndjeshmeria morbite shnderrohet shpejt ne nate.

U kthye nga Fierza, e vuri gryken e ciftes ne gryke, ne vendin ku ishte ulur laku prej kohesh dhe vrau veten.Te gjithe pyesnin; "O,zot, pse e vrau veten Faik Ballanca? Asnje nuk e di edhe sot.Te gjithe ngrene supet.

Ai nuk e ka ate zilken e pretences se fundit. Nuk ia gjeten ne xhepin e xhaketes, sepse ma fali mua.Sa here ndjehem keq, ketu ne Amerike, ai tringellon ne xhepin tim si nje requiem.

Nju Jork 2010

44 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page