VLADIMIR MUÇA: THELBI I SATIRËS DHE SARKAZMA E NJË NOVELE
- 2 hours ago
- 5 min read

(Vëzhgime kritike mbi novelën "Kur vdiqa" të Doranin Agalliut)
“Çdo revolucion avullon dhe lë prapa vetëm lëmyshkun e një burokracie të re” (Franc Kafka)
Doranin Agalliu vjen në letrat shqipe, si një zë i veçantë në artin letrarë. Ai sjell në narrativën e sotme, si një ringjallje e letërsisë groteske, një përmbajtje të re, në kontekste të reja kohore, si një vazhdimësi e re, e një "Arke djalli" të Dritero Agollit, me një dramacitet tragjiko-komik, mes dy kohëve. Të gjallët dhe të vdekurit kan një përbashkësi jetësore, ku siç thotë autori: "...një fjalë nga e djeshmja, sot merr një kuptim tjetër"
Në kohën kur sot, më shumë se kurrë, qytetëve u mungon humori dhe grotesku i estradave të dikurshëme, Doranini ka gjet një format të ri kompensimi, me këtë libër "xhepi", si estradë shkrimore.
Narrativa vjen e mbushur dengëshëm me grotesk, humor e satirë, si një "drejtim i ri letrarë", një kapërcim i traditave të prozës, groteskut dhe humorit shqiptarë.
"Kur vdiqa" është një novelë tragjiko-satirike me një grotesk të thekur mes dialogëve e monologëve. Ajo ka si strumbullarë të sajë një burokrat, i cili është viktimë e ambicies dhe pushtetit. Edhe në botën e përtejme, kjo ambicie, nuk e lejon personazhin kryesorë që të shohë realitetin me të cilin shkëlqimi dhe zymtësia, janë konvergime të njëra tjetrës.
Dypersonaliteti i personazhit, çiftëzuar në një narrativë, është dukuri e një proze psiko-analitike, ku konvergimi i karakterëve, përplasja e ideve, vinë sikundër në romanin "Don Kishoti i Mançës" i Miguel Servantesit.
Personazhi "I vdekuri" dhe personazhi "Ndërgjegjia" plotësojnë njeri tjetrin, dhe nuk mund të udhëtojnë të ndarë. Në novelë ata vinë si dy gjysma të një lënde, ku cilësitë, të metat e njerit, nxjerrin në pah mungesat e tjetrit.
Këto dy personazhe dhe ato planetarë, vinë si një trinitet e cila, si në një orbitë sociale, i japin frymë e gjallëri novelës, gjenerojnë jo vetëm ide dhe nëntekste, por rrisin dukshëm valencat tragjikomike të novelës.

Një estetikë e tillë premovon përdorimin polifonik të një leksiku. Ky leksik vjen i përzgjedhur, jo vetëm përmes personazhëve kryesor, por dhe tek ato planetarë, të cilët sjellin nga ekstraktet e folkut popullorë një leksik të përdorimit të përditshëm, por të përpunuar artistikisht. Autori, në këto raste, ka si qëllim të bëjë lexuesin të qeshë, ndaj përdorimi i groteskut dhe ironisë vjen me valenca të larta protonike. Në këtë leksikologji, paksa trandishente, dialogu, monologu, përdoren si një mjet për të kompesuar pakënaqësitë. Kjo realizohet bukur përmes kapitujve përshkrues, dialogut dhe reflejsionëve, të cilat lindin nga përballjet, ku dialogu luan një rrol të rëndësishëm në kuptimin relativ të personazhëve, të gjallë apo të vdekur.
Duke qenë se novela, në narrativën e sajë, ka një supstrakt të një karakteri të hidhur, antraks, ku shprehet urrejtja, përbuzja e thellë, në përbërësinë e sajë, si një mjet artistik, një rol të rëndësishëm luan sarkazma. Në këto raste, autori, sarkazmën e përdor për të demaskuar e goditur veset, të metat e ndryshme në shoqërinë njerëzore, ku autori definon: " Po sikur agjencia e varrimit të ishte përfshirë në skandalin e evazionit doganorë?" Apo dialogu i të vdekurit me ish bashkëshorten:" Ike i dashuri im! Frika që kishe se mos të lija pa drekën e vdekjes paska qenë e kotë" Një sarkazëm e grotesk shqiptar, gatuar me majanë e gjykimit popullorë. Në këto kontekste, merr trajtat letrarizuese dhe psiko-analitika kafkiane, ku tragjikia vjen përmes botës të të vdekurve dhe të gjallëve, ku thelbi i sarkazmës precipiton gjer në kulminacione psiqike, ku punonjësi i agjensisë mortore propozon: " Doni të vijnë dy jevga për burrin tuaj"(si vajtojca VM)
Siç kemi vërejtur dhe tek "Llustraxhiu",edhe në këtë novelë, thelbi i satirës dhe sarkazmës i shoqëron personazhet gjatë gjithë kapitujve, si një domosdoshmëri. Situatat e ndryshme të krijuara të bëjnë për të qeshur. Këtu reflektohet dhe shkalla e lartë e humorit që zotëron autori.
Novela "Kur vdiqa" dallohet për një stil absurd, surreal e metaforik. Personazhi kryesorë, ndonëse i vdekur trupërisht, metafizikisht në subkoshiencën e tijë mbetet në aksesin njerëzorë. Përmes një dramaciteti tragjiko-komik, ai përballet me familjen dhe njerëzit që e rrethojnë(personazhet planetarë). Në këto kontekste kafkiane, nën psikoanalizën të konceptëve të Zigmund Frojdit, autori i bën anamnezën shoqërisë të sotme shqiptare, por njëkohësisht, në nëntekst, letrarizon një sentencë të Franc Kafkës ku: "Çdo revolucion avullon dhe le prapa vetëm lëmyshkun e një burokracie të re"
Sipas këtij koncepti, Doranini i afron lexuesit një këndvështrim absurd, përmes një bote reale dhe një bote misterioze, nga ku prevalojnë marëdhëniet e individit në shoqëri me institucionet. Një raport tepër antraks, shtetas-shtetarë. Vështirësitë dhe handikapet e komunikimit, ku në këto diskurse, bota reale dhe ajo e përtejme, me anë të personazhit ndërgjegje, si çelësi i këtij ballafaqimi, realizon kërkimin e kuptimit të ngjarjeve dhe fenomenëve shoqërore.
Frazeologjizmat e marra nga fondi i leksikut popullorë, përpunimi i tyre artistik në triorin e mendimit, ka sjellë para lexuesit në këtë libër një arshivë të fjalëurtave, sentencave, epigramëve, të cilat duke i vendosur në vendin e duhur, në kohën e duhur, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e fjalisë. Mes këtyre "mballomave artistike" siç i quan frazeologjizmat e marra nga leksiku popullorë esteti Umberto Eko, tragjikja (vdekja) dhe jeta vinë të binjakëzuar. Iluzioni i pasvdekjes, si metaforë e shoqërisë të sotme njerëzore, nën groteskun dhe sarkazmën, përmes një dyzimi dramatik të njeriut të sotëm, është aludimati mesazhier i novelës "Kur vdiqa" i Doranin Agalliut. Ky iluzionizëm, dhe personaliteti i dyfishtë, përfaqësuar nga një personazh i dytëzuar tragji-komik e "mbars" narrativën me një dramacitet të thekur. Tragjizmi i tijë buron nga pa aftësia e personazhit për të përceptuar supstancat kohore, si dhe për të mos pranuar katarsisin në subkoshiencën e tijë në këto supstanca të reja kohore. Personazhi është i bindur se herarkia që ka zënë vend në administratë është produkt i protogonizmit të tyre. Kjo nuk e len që të shikojë përtej pa aftësisë të tijë, e ndjen veten mbi të tjerët. Herarkia për te është gjithçka, ndërsa masat janë "Zerro fyl, send i kotë". Është pikërisht ky qëndrim, këto marëdhënie, të cilat e bëjnë personazhin "ivdekuri" personazh dhe komik në prozadori. Ky kombinim i mëndjemadhësisë dhe padijes, nga autori, e çojnë prozën në situata komike. Por, por, në supstancën e tijë, ky personazh vjen dhe tragjik, sepse veprimet e tijë, përkushtimi, priren nga qëllime të mira. Ai ngatërron forcën që të jep profesioni, pushteti, me forcën e argumentit, të cilin ai në fakt, meqenëse trupërisht është i vdekur, shoqërisht ai nuk e zotëron, gjë të cilën ja kujton disa herë personazhi "ndërgjegje".
Në këtë novelë ndërlidhen jetësimet kulmore të një jete përmes një absurdi, universi social, me detajet jetësore, e përveçmja me të përgjithëshmen.
Është udha misterioze e narrativës e cila përbashkon diskursin e kësaj novele, sa ekzistenciale në përmbajtje aq dhe absurde në stilistikë.








Comments